Ndarje e dhembshme nga bashkëluftëtari, Afrim Berisha

Opinione

Ndarje e dhembshme nga bashkëluftëtari, Afrim Berisha

Nga: Milazim Maraj Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:17
Milazim Maraj

Sot në Janjevë me nderime të larta ushtarake  u varros Veterani i luftës së Koshares Afrim Berisha. Ishte pjesëtar i Br.138”Agim Ramadani”. Në Luftën e Koshares Afrimi shquhej në mesin e shokëve për optimizëm, moral të lartë luftarak, përpikëri  në kryerjen e detyrave për lirinë e vendit, saktësi në veprime dhe guxim  prej luftëtarit shqiptarë. Afrimi vdiq në pyll. Atje bashkë me djalin kishte shkuar të prej dru. Veterani i luftës me dru siguronte bukën e gojës për familjen e vet. Ai tani në Kosovën e lirë dhe të pavarur, la të pa sigurt shoqen Altinin dhe vajzën e vogël Arbërinë. Ai nuk kishte nevojë për lëmoshe, por për të drejt. Kurse  pushtetarët e tij kanë shumë nevojë për ndërgjegje dhe pak ndjenjë njerëzore. Shko i kishte thëne djalit të, Altinit 15 vjeçar, shko thirre dikën se nuk jam mirë. Pas disa hapave që largohej Altini kishte dëgjuar rënkimin e babit të tij; ah Altin  mbete pa babë. Djali thirri një bari, i cili erdhi më vrap. Plaku sa erdhi e këshillon Altinin shko, thirri lë të vije dikush më makinë ta dërgojmë Afrimin në spital së vetëm të fiktë i ka ra e nuk ka vdekur. Plaku tentonte të mbaj Altinin aktiv dhe më larg vdekjes së babit të tij.

Njerëzit e thjeshtë kanë shpirt dhe ndjenjë njerëzore. Afrimi  nuk u shpërngul nga Kosova për lirin e të cilës luftoj por kjo i solli një funde të dhimbshëm që nuk e kishte merituar.  Për ta përcjell Afrimin  në banesën e tij të fundit kishin ardhur Ministri i FSK,  z. Rrustem Berisha, deputeti Anton Quni dhe shumë bashkëluftëtar të tij, njerëz të mirë familjar të  familjes Berisha shokë dhe farefisi i tij i gjerë. Afrimi sikur shumë veteran të tjerë që e përballuan luftën, ranë në luftën e pas luftës që duket të jetë shumë më e vështirë se lufta e armatosur kundër ushtrisë kriminale serbe.Kjo është lufta për ekzistencë. Në Luftën e armatosur dhe pjesa para kësaj lufte ishte shumë më e lehtë. Përkundër masakrave, burgosjeve, rrahjeve, largimit nga puna, detyrimit për shpërngulje masive, mbyllja e shkollave, lufta biologjike kundër shqiptarëve në vitet 1940/50 dhe helmimet e nxënësve në vitin 1989/90 dhunimet, kallja e shtëpive, plaçkitja masive e pasurisë kombëtare shqiptare etj. Duket në tërë  këtë sakrificë shqiptaret i përcolli shpresa së do të fitojmë, do të bëhemi mirë. Do të jetë Kosova një shtet i vogël por demokratik dhe si që thoshte i madhi Dr. Ibrahim Rugova:” Shtet i vogël demokratik dhe simpatik”. Por kjo nuk ndodhi. Kosova humbi pas luftën. Tani nga kriminelet e përkrahur nga Serbia, Rusia dhe Turqia. Lufta për pushtet çlirimtaret e Kosovës i gjeti të pa përgatitur. Ata nuk ishin të gatshëm të pranojnë luftë civile në Kosovën e pas luftës. Kështu shteti i Kosovës u dhunua, u arrestua dhe edhe sot e kësaj dite mbahet në arrest. Çka nuk ndodhi, pas ardhjes në pushtet të këtyre kidnapueseve u vodhën zyrat e dëshmive dhe në vazhdimësi filloj e mbrapshta e shtetit të Kosovës. Dolën çlirimtarë, ata që luftuan luftëtarët, që keqpërdorën paranë e luftës dhe u sulmuan nga mjete të shitura të informimit patriot dhe njerëz të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare.

Pati vrasje, plagosje, tentim vrasje madje u tentua të vritet edhe vet Presidenti Dr. Ibrahim Rugova. Si pasojë e kësaj lufte polli trazira e vitit 2004 për ta degraduar imazhin shqiptar në Botë. Pastaj depërtimi i forcave kundër shqiptare në të gjitha subjektet politike dhe vendosja e lokomotivës së Kosovës në anën e kundërt të interesit shqiptar. Kështu që buxheti i Kosovës sa filloj të konsolidohet dolën pazare që e shkatërruan. Numri i veteranëve të luftës u shumëfishua deri në atë masë sa që paga e veteranit të vërtet si Afrim Berishës dhe shokëve të tij, nuk i mjaftonas për barëra. Tani veteranet e rrejshëm që mbajnë kokën lartë dhe thirren në njerëz të tyre të fort morën kafshatën e gojës së veteranit të vërtete. Në këtë formë pushtetarët të ngjyrave të ndryshme, Komunist, serbofil, turkofil, rusofil, gllabërojnë çdo gjë kombëtare, deri të buka e gojës për çlirimtaret. Nga kjo  gjendje pason vetëvrasja e veteranëve, vdekja për bukën gojës dhe shpërngulja  e tyre nga Kosova. Ikja nga vendi të cilin e çliruan më zemër të plasur dhe lot në sy. Lavdi veteranit. Turpi dhe dënimi i zotit mbi ata pengojnë zhvillimin e këtij shteti të shenjët, që u la sa e sa herë më gjakun e njerëzve të pa fajshëm dhe të mirë. Afrimi nuk iu kthej shpinën Atdheut. Ai nuk pranoj ndonjë punë të pistë. Nuk u shty më bërryla duke rrah gjoksin dhe duke thirr un jam veteran i luftës në Koshare. Altini dhe Arbëria mbetën vetëm më nënën e tyre, pa babanë e vet. Altinit tërë jetën do të i tingëllojnë në vesh fjalët ” Altin mbete pa babin”.

Edhe në momentin e fundit të kësaj jetë Afrimi nuk merrej më dhembjet e veta që po e mbysnin. Por kishte hallin që Altini i vogël po mbetet pa babin e vet, Ishte i sigurt që shteti për të cilin luftoj nuk ka kujdes për fëmijët e tij. Këta njerëz  kanë  hallin e përfitimit të pasurisë së shpejt për vete. Synojnë qëndrimin në pushtet sa më gjatë, madje edhe në dëm të vendit dhe popullit të vet. Këta njerëz vjedhin paratë e pasaportave, zyrat e dëshmive,rrymën, detyrojnë shqiptaret të paguajnë rrymën për serbet, paguajnë nga paratë e taksa paguesve shqiptar pagat për deputet të Serbisë që më mish e shpirt pengojnë më çdo formë shtetësinë e Kosovës. Paguajnë pagat e kryetarëve të komunave serbe edhe pse këto komuna ende nuk kanë paguar tatimin në pronë  shtetit të Kosovës. Këta njerëz nuk kanë dinjitet dhe as krenari, këto i kanë dhënë në këmbim të ryshfetit dhe korrupsionit. Më jep votën do të bëjë veteran të luftës. Nuk pati para për Afrimin Nuhiun e për veteranet që bënë vetëvrasje, për ata që jetojnë në botën jashtme më mall për vendin për lirin e të cilit deponuan jetën. Ka para për Bentelenken, etj, etj,. Kjo është rruga e patriotit shqiptarë, kjo është rruga e mundimshme e njeriut të ndershëm nën tutelën e të pandershmeve. Tani çka duhet të bëjë Altini dhe Arbëria? Të ndjek rrugën e ndershme  të babit plot mundime apo rrugën e pistë më standarde supërlative? Jo,  jo këta janë bijtë babit të mirë nuk korruptohen, nuk shitën, këta do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këta do te fitojnë lirinë më plotë kuptimin e fjalës. Bashkë më gjeneratën e vet do të jetojnë lirinë e fituar nga babi i tyre, në këtë vende parajsë.

Lavdi jetës me nderë të Afrim Berishës!.

Lavdi  luftës së tij për liri!

E drejta dhe liria do të fitojnë sa do që vonohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat