Baton, pse Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë?!

Opinione

Baton, pse Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë?!

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 22 gusht 2018 Në ora: 10:40
Baton Haxhiu

''As Kosova dhe as Serbia nuk kanë kohë për të humbur. Madje nuk kanë nevojë, me liderë që janë gati ta gjejnë dhe shtrojnë rrugën drejt pajtimit. Nëse shqiptarët dhe serbët ia dalin të arrijnë marrëveshje duke lënë prapa mbrapshtitë e së shkuarës, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mund të bëhen realitet. Në këtë rrafsh, marrëveshja do të ishte në frymën e asaj të Helsinkit dhe jo në kundërshtim me të. Paqja dhe stabiliteti janë themelet e besimit të Bashkimit Europian se në të ardhmen shqiptarët dhe serbët do të jenë qytetarë të BE-së dhe se ata do të investojnë në këtë të ardhme, për veten dhe për Europë''

''Por për të gjitha ato shtete të cilat nuk janë të qeta shkaku i tërësisë territoriale, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet brengë shtesë. Do të jetë marrëveshje pajtimi mes dy shteteve dhe jo vendim i njëanshëm. Mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë marrëveshje për Krimenë, por vetëm si pajtim, jo si agresion''.

Ndaj, tash Kosova duhet të bëjë përpara kah e ardhmja që meriton. Duhet të shtyjë në atë drejtim. Tash është koha. Jo për lojëra politike. Është koha për një marrëveshjeje të nevojës gjeopolitike dhe Kosova duhet të zgjedh nëse do të jetë humbëse apo fituese nga ajo katrahur''.

Për tre vjet,rreth viteve 1880 shqiptarët mbrojtën Plavën dhe,Mali i Zi e mori Ulqinin,Plavë dhe Guci,territore këto që i mbanë edhe sot.Kjo është historia e këtyre territoreve dhe jo,belbezimet e hiçave qe nuk e njohin të shkuarën dhe te tashmen e kombit dhe atdheut të vet.Tani me një fillozofi të tepruar,po  rrëshet'' si thiu në akull'', populli...

Morre epitetin e një shpiuni,pa patur fare nevojë,dhe sa i përketë kësaj,tani një komentues ka shkruak kështu; ''Eshte me se e vertetë, se shpiuni me emër Baton Haxhiu ka qenë dhe është në shërbim të shkieve... Ai e pat pergatitur nje iterviste ne Ulqin me Hashim Thacoviqin dhe Edvin Kristaqin, kinese per ceshtjen kombtare kur nje dite mepare qe nenshkrua tradhetia per shitjen e 12.000 hektareve toke, malazezeve!'', pa ndërhyrje.

Edhe çka duhet më zi me ndodhë në Kosovë për shqiptarët Baton, për tu bindur ti se shqipiarët gjithnjë fajtor....

Ndryshe, Serbët duke e përdore forcën e shtetit 640 fshatra prej Toplicës i përzuan,dihet edhe nga Nishi,Sanxhakud etj.

Kolaboracioniste,spiune dhe shqipfolës pro-serbe, po na dalin në skenë besa nuk kamë besuar se ka kaq shumë edhe në ditët e sotit për t'a ndihmuar Serbinë, që me ndihmën e këtyre argatëve shqipfolës, Serbia po mundohet ta kafshojë edhe më shumë Kosovën.

Kosova nga lufta dhe deri me sot,është e udhëhequr nga shqiptarët e dyshimtë,të cilët për fat të keq të shqiptarëve, e sollën në këtë gjendje vendin tonë, jo rastësisht. Këta njerëz, në vend që të gjendeshin në ''burg'', filluan në emër të sakrificës shqiptare shekullore, të ngriten në poste më demagogji, para të pista ose të popullit dhe me pseudopatriotizëm, për t'a ndeshkuar Kosovën:fizikisht,shpirterisht dhe intelektualisht duke e privuar shqiptarinë nga: drejtësia, shëndetësia, arsimi, siguria, pasuria private etj.

Pra, për gjendjen në Kosovë, nuk është fajtore Serbia, (Serbia nuk ju tha krerëve të Kosovës: Shitni fabrikat dhe tokat! Lereni pa punë shqiptarët dhe mos ua paguani per shume kohe as 20%), por krerët politikë të Kosovës, të cilëve shqiptarët e rraskapitur iu besuan verberisht. Me këtë hapje të temës së kufijve, Kosova do të humbë siç humbën dikur, Plava dhe Gicia, kur malazezet morën Ulqinin në shkembim të tyre ndërsa, me vonë, malazezët morën edhe Ulqinin edhe Plavën dhe Gucinë, të cilat sot gjenden brenda kufijeve të Malit të Zi edhe pse shqiptarët luftuan heroikisht me vite të tëra. Ai qe është për shkembim territoresh sot me Serbinë, neser do të jetë edhe për dhenien e komunave të tjera të Kosovës Serbisë ose do të pajtohet që çdo komunë serbe, pa i perjashtuar edhe kishat serbe ,t'a kenë statusin e pavarur me natyrë serbe. Shume shqiptarë, Serbinë dhe serbët nuk i njohin as idete e tyre ogurzeze për shqiptarët, të cilet e kanë zanafillen që nga shek.XIX:-Atje ku gjendet edhe vetem një serb, atje duhet të jetë shteti serb. Bëj pyetje: Sa serbë dhe tempuj të tyre fetare do të mbesin në Kosovë, në qoftese korigjohet kufiri Kosovë-Serbi, për të cilët Serbia, si zakonisht, do të çjerret vazhdimisht edhe pas korigjimit të kufirit?!

E kaluara e jonë me Serbinë mijëra vjeçare e jo siç po thuhet 100 vjeçare

E kaluara jonë nuk është 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga, që jeta e tyre përfundoi mu aty.  Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet t'i pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtim me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve.

Diktatori Millosheviq me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varr, kishin bërë varre masive për shqiptarët...

Pas kasapit të Ballkanit Slobodan Miloseviçit, në Hagë vdiqën edhe 7 kriminelë tjerë serbë si: Milan Babic, Milan Kovacevic, Goran Haxhic, Zdravko Tolimir, Dusan Dunjic, Slavko Dokmanovic dhe ky i fundit Ljubisha Beara. Një nga këto viktima është edhe Arkan, i cili ishte një i akuzuar i Hagës të cilin e vranë në Beograd më 15 janar të vitit 2000. Haga (Sheveningen) duket se po bëhet një “varr masiv” i serbëve sot te cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët dhe jo serbët, që e dëshmon thënien “mos ja bën varrin dikujt se ja bën vetes..”

Një i dënuar tjeter i Hagës, serbi Ljubisha Beara vdiq në burg. Ish-shefi i sigurimit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës së serbe, i dënuari i Hagës Ljubisa Beara (78) i cili vdiq në një burg të Berlinit. Ky është serbi tetë me radhë. Haga po bëhet “varr masiv” i serbëve sot të cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët.

Derisa, Qeveria e Beogradit po mundohet në çdo formë ta godas Kosovën, udhëheqesit tonë po kërkojnë pajtim me Beogradin, bashkë me ty Baton…

Por, Serbia duhet njëherë të kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin që e ka bërë gjatë luftës së fundit, më së paku bile dhe të largohet nga politika shoveniste e Sllobodan Millosheviqit, dhe sado pak tani më pastaj ne duhet tek atëherë të mendojmë mirë e mirë, se a do të pajtohemi apo jo?

Është thënë disa vite më parë se; Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një reagim të përbashkët ndaj provokimeve artificiale nacionaliste.

Deri sa një numër varrezash masive u gjetën në brendi të territorit të Serbisë dhe trupat e pajetë të shqiptarëve të zhvendosur nga Kosova pas përfundimit të luftës nga forcat serbe të sigurimit, që provuan të fshehin gjurmë të krimeve të kryera,  dhe derisa çetnikët serb me perkrahjn e Qeverisë Beogradit dhe Rusisë, kanë pushtuar veriun e Kosovës,dhe forca ushtarake serbe janë aty dhe bëjnë ushtrime ushtarake në ''Zemër'' të Kosovës në veri pra të Mitrovicës, si ju shkoj mendja te një pajtim me shtetin serb, kur as president i shteti, as kryeministri e as kryekuvendari dhe institucionet tona  nuk guxojnë të kalojnë atje. Bravo e dëshmojnë se na kanë lodh veç tuj fol e deklaruar kuturu se atje kurfar shenje që dëshmon dhe verteton se veriu i Kosovës është Kosova,pa simbole fetare me lapidare sllave të çetnikve serbë , edhe në këtë vit të shenimit të 10 vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, veriu mbetet serb?!

Ardhacakët e Korpateve po mundohen t'i ngulin rrënjët në Kosovë?!

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rastë me aleatin e saj, Rusinë, siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundonë dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithëherë më në fund i ka lënë me gishta në gojë, ardhacak e Korpateve.

Është një fakt i vërtet që ne këtë vit festuam dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të 2008-tës. Mirepo, jo gjithëherë me fajin tonë, por edhe me dredhite e ndërkombëtarëve, ku kemi parasyesh misionet e tyre në Kosovës, në mesin e tyre edhe serb e rus, dhe dy misione që këtu erdhën për sundimin e ligjit dhe rendit, dhe luftimeve të dukurive negative, si korrupsione etj, UNMIK e EULEX, dështuan në të gjitha aspektet dhe prape po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në Kosovë dhe jo gjithherë me pajtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të saj. Gjithnjë me dredhit e ndërkombëtareve dhe askush nga ne pas luftës nuk e kemi besu që serbët ardhack do t'i ngulin rrënjët edhe ma thellë sesa kanë qenë përpara.

Shembullin e Malit të Zi dhe Gjukanoviqit, duhet ndjekur edhe Serbia...

Gjukanoviq, një politikan i urryer malazez,ne atë kohë ka thënë se Mali i Zi tregohet realist mbi gjykimin e çështjes së Kosovës, e cila sipas tij, është e pavarur. Ka thënë se realiteti është se “Serbia në mënyrë të pamëshirshme e ka humbur betejën politike për Kosovën”.

“Unë kuptoj. Nuk është e lehtë që çdo shtet të përballet me pashmangshmërinë e humbjes së një pjese të territorit të saj. Mos mendoni madje se Mali i Zi nuk ka vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit”, sidomos me Serbinë,pat cakur ai.

Serbia sherri, jo Kosova Baton

Të nderuar qytetar të Kosovës, sidomos shqiptarët, njësia speciale e SHPK-së,që ka herë ka qenë dashur të jetë andej dhe do të jetë sepse Mitrovoca e pandame dhe asnjëherë nuk ka qenë e ndarë dhe kurr nuk do ndahet dhe kjo nuk do na tremb syrin, qytetarëve, por mu këta, kjo klasë politike aktuale në krye me presidentin Thaçi, kanë punuar, po punojnë dhe me votën e këtyre qytetarëve janë ku janë,por po ka shumë mundësi se në fund të fundit do e përdhunosin voten e ''Shenjtë'', të qytetarëve, dhe faktet do i kem ndryshe, arsyeja, arsyetimi i tyre, ky ka qenë rezultati, kemi qenë trusni nga ndërkombëtaret dhe nuk kemi patur mundësi tjetër, mbani në mend me këtë mentalitet fëminor këta ja kanë filluar bisedimeve me Serbinë dhe kanë ardhur në pushtet.

“Me kushtetutë evropiane, Serbia fiton institucione evropiane dhe të pavarura, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sistemin shtetëror të transferimit të pushtetit në rajone dhe qeveri lokale. Me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e ka humbur Sllobodan Millosheviqi”, Drashkoviq.

Ndërkombëtarët deri tani na kanë fajësuar neve, por se kush po prodhon konflikte po shihet. Ne mundemi të fajësohemi për pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rast me aleatin e saj, Rusinë, siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundon dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithherë më në fund i ka lënë me gishta në gojë, ardhacakët e Korpateve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat