Çfarë është tabloja e përfituar e rinisë së Kosovës nga shoqëria jonë?

Opinione

Çfarë është tabloja e përfituar e rinisë së Kosovës nga shoqëria jonë?

Nga: Dedë Preqi Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:10
Dedë Preqi

Rinia është tharmi i jetës dhe termi më dinamik i vepres njerëzore, që nënkupton imazhin e ri të botës dhe ecurisë së popujve, ku përmes kësaj bote të re shtohet dhe rritët tuba! Mirëpo, thelbi i saj ka diçka për të thënë se, kjo tërësi e re do duhej të formohet dhe vetëdijësohet nga një rregull, apo doktrinë, e cila do e ushtronte një diciplinë me një këshillë dhe një filozofi të jetës, që të ndjehët më e sigurtë në të ardhmën e vet.

Njeriu  nuk e përcepton botën e vet pa zhvillimin dhe vrullin rinor, jo vetëm për ta kuptuar si obligim të jetës, apo zgjedhë prindore, shoqërore dhe e shtetit, por si një mundësi për të krijuar një strukturë të gjallë dhe të larmishme të jetës, e cila do krijonte imazhin më domëthënës të shoqërisë njerëzore.

Mirëpo, rinia ndjenë nevojë, që përballë botës së larmishme të bëhët e vetëdijshme për vetën e saj dhe në interes të saj, duke u bërë objekt i vëzhgimit dhe analizave, që të fitojë kriterin bazë për të marrë vlerat njerëzore. Mbi të gjitha, liria dhe afirmimi i saj, do mvarët nga rrethi shoqëror dhe përkujdesja e Institucioneve të shtetit, të cilat do ta ngrisin nivelin e saj, ndërsa, në të kundërtën,  do të përjetojë një braktisje dhe ankth pasigurie.

Sëcila pjesë e shoqërisë flet për rininë e saj, poashtu edhe shoqëria e jonë duhet ta ketë prioritet dhe nevojë të jetës zhvillimin dhe dinamikën e rinisë, si dhe të merr parasysh problemet e tyre. Nëse shoqëria e jonë do e merr parasysh vetëm kohën të cilën e përjeton rinia e vendit tonë sot, përgjigja e kësaj pyetje do të ishte jo e qartë dhe përmbajtja e sëcilës nuk është aq lehtë të përcaktohet...

Rinia është shpresa më e qartë dhe më e gjallë e një shoqërie, e cila mund të veprojë në çdo çast, kriteri i sëcilës është fuksionimi i krijimit të çdo arterje që lidhen me nevojat e jetës shoqërore. Përtej këtij koncepti qëndron edhe një vullnet, që rininë e shtyen dhe e nxitë më shumë në veprimet e saj, duke e drejtuar në realitetet e reja njerëzore.

Në këto rrethana shoqëria e jonë kosovare me një pushtet të lodhur dhe të pa ndërgjegjshëm, ka nevojë urgjente për një strukturë të re njerëzore dhe fryt të dobisë dhe mirëqenjës njerëzore, i cili në këto rrethana të një pushteti “primitiv”, do të përpiqët të përligj zotërimin e vet dhe të bëhët shpresa e të ardhmës, duke u zhvilluar dhe edukuar në frymën e pastër, dhe jo skllav i fuqive të verbëta pushtetare dhe llojeve të ndryshme të drogës.

Rinia është fuqia më e ndritshme, që merr formën e pastër, e cila na bënë të kuptojmë se sa bukur mund të tingëllon me punën e saj, nëse asaj i japim edukatë dhe zhvilllim mbi pushtetin e vet, duke e bërë që të varet nga domëthënja e punës së saj dhe të mësojë të jetë  gjithmonë në kërkim të përmbushjes dhe plotësimin e detyrave, që ia jep jeta.

Tabloja e përfituar e rinisë kosovare nga shoqëria e jonë, është e varfër dhe e mangët dhe e pa përgaditur me programet e veta Institucionale, që në realitet shumë pak vërehen premisat e një gadishmërie në atë drejtim, apo mund ta quajmë vetëm një sanim dhe dekorim të rrejshëm të pushtetit, kur një pjesë e madhe e rinisë tonë bredh rrugëve të vendit dhe një pjesë tjetër bredh rrugëve të botës, duke kërkuar jetë më të mirë.

Ç’farë rroli duhet të ketë rinija e vendit, të cilën ne e kërkojmë apo dëshirojmë, ose zhvillimi i të cilit është objekt i ardhmërisë tonë?

Kjo para se gjithash do duhej të ketë një marrëdhënie të zanafillës me pushtetin dhe shtetin për të cilin bëhët fjalë sot, duke e vendosur në plan të dytë dobinë e rinisë, sigurinë dhe mirëqenjen e saj, ndërsa në vend të parë e vendos madhështinë e vet në pushtet.

Prandaj, nëse pushteti ushtrohet me një ndërgjegje të dobët, përveq kësaj,  lloji i një pushtetit të tillë mund të ketë  edhe orientim moralisht të rremë, që nuk ndien asnjë lloj detyrimi moral për mirëqenjen sociale të shoqërisë së vet, duke lënë anash edhe përgjegjësinë e domosdoshme ndaj rinisë, kështu e zhveshur nga karakteri dhe nga origjinaliteti, atëherë çfarë i mbetët kësaj shoqërie, vetëm të pushojë së ekzistuari, do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më e qëlluar.

Rinia kosovare është shumë e zgjuar dhe e shëndoshë, por ajo ka nevojë për një organizim më përspektiv të Institucioneve përkatëse, poashtu ka nevojë për ndihmën dhe kujdesin e shtetit, për të arritë nivelin arsimor të dijës dhe kulturës, ndër të tjera edhe punësimin e saj në Institucionet e vendit, si rrjedh dhe fryt të kësaj natyre shumë të rëndësishme.

Prandaj, shteti dhe shoqëria e jonë për fat të keq shumë pak po i kushton kujdes rinisë së vendit të vet, dhe në lidhje me këtë çështje, asnjë shoqëri nuk mund ti gëzohet së ardhmës së saj, nëse e përjashton mundësinë e investimit dhe ndikimit te rinija e vendit të vet.

Shteti dhe i tërë organizmi i shoqërisë tonë kosovare, ka nevojë të domosdoshme për gjeneratat e reja që janë dhe do vinë pas nesh , por ky brez i ri nuk do gjejë përspektivë dhe vendin e vet të merituar, përderi sa vendin e saj në shoqërinë tonë e kanë zënë njerëzit e një krahu, që konsiderohen të pa nevojshëm dhe të dëmshëm për këtë shoqëri dhe shtet, ku në mesin e tyre ka plot të tillë që janë të akuzuar për krime të ndryshme kundërnjerëzore, korrupsion dhe abuzime të ndryshme, që e kanë kapur shtetin dhe po e udhëheqin në këtë drejtim të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat