Si të kthehen investimet në Kosovë

Opinione

Si të kthehen investimet në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 24 gusht 2018 Në ora: 08:48
Dr. Artan Haziri

Zhvillimi ekonomike i qdo shteti kërkon angazhime  shumëdimensionale, ndër to edhe rritjen e investimeve. Investimet, janë infuzion për ekonomin e shtetit, e forcojnë dhe e shtyjn të ecë përpara.

Pse infuzion ?

Një investimë psh.në një fabrikë  për prodhimin e këpucëve, fillon me ndërtimin e objektit, ku aty angazhohen qindra punëtore. Pastaj lënda e parë që blehet nga prodhuesi, pastaj ushqimi që blehet nga restorantet. Pas ndërtimit, malli që blehet nga një biznes tjetër, punëtorët tjerë që punësohen. 

Në fund blerësi që furnizohet. Krejt kjo quhet multiplikator ose shumëfishim i fitimit  i cili vjen sidomos nga investimet. 

Shteti duhet krijuar kushte që investimet të rriten dhe kjo pastaj ndikon edhe në punësim.

Kosova deri sot, nuk perdori pokitika fiskale adekuate për sjelljen e investimeve të huaja e as të brendshme. Ka vetëm fasad ( mashtrime ) se ka investime, por nuk janë reale.

Shpesh pushteti i trillon ato, vetëm për marketing politik.

Duhet sidomos mërgata të nxitet që të investoje në Kosovë. 

Me një moto " T'a zhvillojmë Kosovën " dhe me njerëz të besueshëm do i shtynim ata të sjellin kapatalin në vendin e tyre.  Pastaj kjo e  ndryshon gjendjen dhe i nxitë edhe të tjerët të mendojnë për investime. Jemi tregë i vogël për investitore të mëdhenjë e duhet me politika joshëse ti nxisim investitoret, se ndryshe nuk do kemi suksese .

Nje populle me afer 2 milion banorë me një strategji shtetërore për thithjen e investimeve  dhe njerëz te besueshëm ( me kredibilitet dhe moralë të larte ), për 10 vite do të ndryshonim  normen e papunësis dhe do e sillnim në normat deri afër 15 %.

Pse këtë po e bëjnë shtetet tjera ?

Duhet të bashkohen , qeveria dhe shoqëria civile dhe sëbashku fillon ndryshimi.

Ato filluan ndryshimet nga baza , e jo siperfaqësore. I ndryshuan politikat fiskale në dobi të investimeve. Krijuan lehtesira per hapjen e bizneseve dhe vazhdimin e tyre. Nuk k?rkojne tatime në vitet e para të biznesit dhe ju dhane tokë  falas për ndërtimim e objektit. Kjo duhet bërë edhe tek ne ,se toka nuk bartet nga shteti në shtet dhe fitues jemi ne, shteti që e kemi investitorin.

Normat e tatimit duhet përshtatur varesisht sa investon dhe sa punëtore i puneson.

Psh. Ai biznes qe i puneson mbi 50 punetore , ne vitin e pare te kete 50 % tatim me pake ne fitim ( pas vitit te pare te daljes ne fitim ),

Deri ne mbulimin e shpenzimeve , shteti mos ta ngarkoje me tvsh.

Ti keijojë kushte për exporte, e jo të kërkoj hise në biznes, siq edhe po ndodhë.

Vetë m me lehtësira fiskale, me njerez të besueshem ne instititucione do ta ndalim migrimin dhe humbjen e shpreses per te jwtuar ketu. Nuk e mwritojme këtë pushtet dhe këtë gjendje ekonomike.

Duhet të mbrohen produktet vendore, me tarifa doganore dhe ngritjen e vetedijes të konsumatoreve. Duhet të dyja të zhvillohen paralelishtë.

Nuk mjafton vetëm qeveria, duhet edhe populli ta kuptoje rendesin e konsumimit te produkteve vendore. Blerja e produkteve te serbis, po i mban gjalle qindra punetore atje.

Pse kjo mos të kthehet për punëtorët tonë. Edhe kjo i shton investimet e brendshme, sepse bizneset tona janë të shtyera të rrisin edhe numrin e punëtorëve e kështu rritet edhe zhvillimi ekonomik.

Populli mund ta ndryshoje me ngritje masive në protesta dhe pastaj zgjedhja e një klase politike e pa inkriminuar dhe e padjallëzuar,  ku asnje minister nuk i ka mbi 40 vite( mosha) , se ndryshe vazhdojme njejte, ose edhe me keq.

Singapori i ka burgose te gjithë miniatrat e korruptuar, qfare duhet bërë ne?

Populli duhet të vendos...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat