Përse i sulmoni këta të gjorë?

Opinione

Përse i sulmoni këta të gjorë?

Nga: Gëzim Mekuli Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:25
Gëzim Mekuli

Të dashur,

Këta njerëz, nuk kanë lindur veteranë të rrejshëm, këta u bënë të rrejshëm nga rrethi, nga shkolla e nga shoqëria jonë. Veteranët e rrejshëm nuk janë hiq tjetër, pos prodhim i një shteti të rrejshëm. 

Ky grup i njerëzve të shkretë janë prodhim i politikave te rrejshme. Këta mendjeleckosur janë prodhim i flamurit të rrejshëm, i një gjuhe e i një kombi të rrejshëm. Këta të mjerë janë prodhim i qeverive të rrejshme.

Vërtetë, veteranët e rrejshëm, këta pishpirika, janë prodhim i gazetarëve të rrejshëm, janë prodhim i lajmëve të rrejshme të RTK-së, e i retorikes së Ambasadorëve të rrejshëm në Kosovë.

Këta qyqana janë prodhim i mësuesve të rrejshëm, i pedagogeve e i profesorëve të rrejshëm, po, po këta të shkretë janë prodhim i shoqerisë sonë të rrejshme.

E dashur,

I dashur,

E pra, siq edhe po e shef edhe vet, dhe siq pajtohesh edhe ti me këto dy tri fjali të shpejta, të hedhura këtu gjatë orarit tim të punës, problemi i veteranëve pishpirik është më i thellë, e më i nderlikuar, sesa që të duket ty në vështrim të parë.

Shtrohet pyetja, sa jemi në gjendje, ne si komb e si shoqëri, ta pranojmë e ta luftojmë RRENËN, PROSTITUCIONIN SHTETËROR dhe POSHTËRSINË që ka mbërthyer edhe bërthamen e familjes shqiptare.

Veteranët e rrejshëm janë “të pafajshëm!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat