Vetëm në Kosovë ngjan kjo?!

Opinione

Vetëm në Kosovë ngjan kjo?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:49
Ragip Guraziu

Është shfaqur në Beograd Avni Osmani, i dënuari me 30 vjet burgim për vrasje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe i arratisuri nga burgu i Dubravës në shtator të vitit të kaluar.

Se institucionet tona shtetëformuese po dështojnë të gjitha që nga Qeveria e tëposhtë, shembulli më i mirë është KY….

Qindra herë është thënë se Ministria e Drejtësisë dhe drejtësia në Kosovë po dështon dita-ditës,fakti dhe realiteti tani doli për lëndine.

Arratisja e të dënuarit për vrasjen e kryer në vitin 2004, Avni Osmani, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, dolë në pah disa gjëra se në Kosovë po dështon ligji,dretësi e çka tjetër.

Dhe nuk është kjo hera e parë, por nuk do jetë as hera e mbramë që po shpaloset fytyra e Drejtësisë në shumë raste.

Osmani ka futur brenda burgut telefona, ku vetëm vitin e kaluar i ishin zënë 17 të tillë.

Ndryshe duhet përkujtuar që Osmani ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë të kryer në vitin 2004 përderisa kishte edhe 17 vite burgim të mbetura.

Po si mundet të arrestohet një i denuar me 30 vite dhe të kalojë kufirin Kosova -Serbi, që le në dyshim se dikush ka qenë në përkrahjen e tij,dhe drejtësi në Kosovë dita -ditës,jo se po dështonë por u bënem edhe gazi i gjithë botës.

I burgosuri që është arratisur, Avni Osmani ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004.

Pas orës 2 të mesnatës, në një pikë kalimi kufitar mes Serbisë e Maqedonisë ishte arrestuar Avni Osmani, i arratisuri nga burgu i Dubravës. Avni Osmani është I dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Kastriot Zogianit më më 28 tetor të vitit 2004.

Vrasja është kryer në bashkëpunim me Fitim Breznicën.Avni Osmani është arratisur nga QKUK-ja më 30 shtator të vitit 2017 pasi paraprakisht vuante dënimin në burgun e Dubravës. Policia e Kosovës ka lëshuar fletarrest për Osmanin dhe deri më tash nuk është ditur vendodhja e tij.

Suspendimi është bërë për t’i dhënë mundësi hetimit të pavarur dhe të pandikuar në lidhje me rastin e fundit të arratisjes.

Duke shfrytëzuar mandatin ligjor, janë marrë masat për fillimin e hetimit të përgjithshëm si nga ana e policisë, inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe komisionit hetues në nivel ministrie, por tani pak vonë,dhe gjithë punët i marrmi si shkel e shko,dëmet po na përcilen dhe po na hakmirren.

Edhe çka duhet të ndodhë në këtë burg për shkarkimin e  Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Osmani ka futur brenda burgut telefona, ku vetëm vitin e kaluar i ishin zënë 17 të tillë.

Kurse pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me shkarkimin e Imerajt, media ka kontaktuar edhe Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajn, i cili ka theksuar se çdo vendim që merret nga Ministria e Drejtësisë është i respektuar nga ana e tij.

“Nuk mund t’i komentojë këto vendime pasi unë i përgjigjem atij që është autoritet, që ka marrë një vendim të tillë. Çdo vendim që merret nga ana e Ministrisë është i përkrahur dhe i respektuar”, ka thënë Zogaj.

Ndryshe duhet përkujtuar që Osmani ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë të kryer në vitin 2004 përderisa kishte edhe 17 vite tjera.

Zyra për informim të Policisë së Kosovës dhe zyrtari kujdestar ka thënë se për Avni Osmanin ka një flet arrest por meqenëse arrestimi ka ndodhur në një pikë kufitare jo të shtetit të Kosovës atëherë nuk kanë informacion dhe se janë në pritje të një njoftimi zyrtar për këtë arrestim.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka suspenduar U.D e Drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe dy oficerë përgjegjës për rastin, pas rastit të arratisjes nga QKUK të një të burgosuri që vuante dënimin në burgun e Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat