Edhe pela veterane e luftës?! - Bota Sot
Edhe pela veterane e luftës?!

Opinione

Edhe pela veterane e luftës?!

Nga: Prof. Dr Binak Maxharraj Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:32
Prof. Dr Binak Maxharraj

Këto ditë si nga qielli ra një bombë në atmosferën edhe ashtu të zymtë politike në Kosovë. Kjo bombë të cilën e hapi me mjaftë kujdes prokurori i Speciales Elez Blakaj moti ishte përgatit dhe kurdise nga Klani Pronto. Pas shume hetimeve rreth aferës se veteraneve te luftës, pa një pa dy ai e hapi dosjen dhe tha se ka patur keqpërdorime flagrante ne regrutimin e veteraneve te luftës. I dolën hiq me pak se 19060 veteran tepër qe kurrë nuk e kishin pa luftën me sy. Këta veteran ia “vodhën" shtetit, edhe ashtu te varfër te Kosovës, hiq me pak se 38.882.400 euro ne viti.

Me se shumti u zu keq Kryeministri Ramush Harajdinaj se me se shumti te "zënë rob" ne listat e veteraneve kishte bash nga Rrafshi i Dukagjinit, diku rreth 13 mije, se nga Komuna e tij mbi 70% te popullatës u bane veteran lufte. I menjëhershëm ishte shpërthimi jo dinjitoz i Kryeministrit, i cili i kcej ne qafe prokurorit te ri i shkolluar ne Amerike, njeri i pa hile,i pa korruptuar,me shpirte te paster,duke e quajtur hajn te pulave, pishpirik,e çka mos tjetër. E fajësoi se ia paska prishe punen edhe rreth liberalizimit te vizave.Reagoi keq edhe Kryeprokurori i shteti A. Lumezi te cilit Blakaj ia qiti per ledin hallken e korruptuar te prokuroris dhe gjyqesis e cila ishte kape nga mafia politike.

Kryeministri te tere kete pisllak e bani sepse donte me e largu fajin nga vehtja,nga klasa e korruptuar politike,e dinte se e tere kjo ishte pergatit fort mire nga Klani Pronto,per pare dhe sigurim vote,sepse e dinte mire se nje sasi e mire e votave vinte nga familjet veteraneve te rrejshem.

Me fryerjen e listave te cilen e kishin ba vete Komandante e luftes,me se shumti u fyen veteranet e vertet,ata te cilet qendruan para tytave te armikut,qendruan neper instikame ne bore e shi se shume nga ata e dhane edhe jeten.Pati fryerje te madhe u blen cerifikatat me para te majme,u bane veteran edhe nja 3000 veta nga Shqiperia,anipse numri i tyre ne lufte nuk arrinte ne 200.U ba veteran edhe Faton Klosi i cili e perziente qorben ne Shtabin e Rognerit,bash me Klosa dhe Ftosa anikombetar.

Por eshte per qudi se pse ne kete thesin e veteraneve te luftes nga te gjithe ata persona te merituar dhe me shume te pamerituar,nuk u gjend edhe ndonje kafshe e merituar qe ka kontribuar me shume se sa shume veteran te veteshpallur te luftes.Eshte fjala se gjate luftes ne Kosove u perdoren shume kafsh,pela,kuaj,magar e magarica te cilet barten municion nga Shqiperia ne Kosove,duke kaluar neper terene shume te veshtira,te pakalueshme qe disa prej tyre edhe rreshqiten neper terent e veshtira dhe rane me gjithe municion ne ndonje humner,pra rane duke i ndihmuar luftes se Kosoves.

Po qysh qe e munduer qe dikujte te mos i kujtohet qe gjate perpilimit te listave te veteraneve te luftes ta fus edhe ndonje kal,pel apo magar,jo per ndonje perfitim material por per kontributin qe i dhane luftes si shenje respekti se luften nuk e ndihmuan vetem njerezit por edhe kafshet.

Po ua sjelli ketu nje shembull brilant ku respektohet kafsha pjesemarrse e luftes dhe qmohet fort larte.Ne luften e Vietnamit ku mori pjese edhe Amerika per ta qliruar kete shtet nga Kmeret e Kuq.Ne kete lufte krahas ushtareve amerikan u inkuadruan edhe kafshet,pikerishte per ta bartur aramtimin neper terenet e veshtira malore,neper xhungla ku nuk depertonin mjetet motorike.Pergjate tereneve te veshtira ku bartej municioni pesuan edhe shume kafshe.Por Amerika si shtet i vlerave dhe i respektit vendosi qe nje pele me trimja ti jipet statusi i veteranit te luftes,te ciles edhe iu ngrite nje permendore,te cilen edhe sot e kesaj dite e vizitojne dhe e respektojne qytetaret Amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...