Referendumi: S’bën ashtu e s'bën kështu çfarë do bëjmë ne!?

Opinione

Referendumi: S’bën ashtu e s'bën kështu çfarë do bëjmë ne!?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:22
Sulejman Mehazi

Politikën e BDI-së, e kemi kritikuar çdo herë e përherë, dhe atë gjatë çdo kampanje zgjedhore. Po ja që ngjarjet dhe rrethanat  politike me Greqinë e bënë që për së pari herë të  përkrahim politikën e BDI-së, ani pse kjo parti ka bërë shumë gabime skandaloze të pafalshme të  njëpasnjëshme politike. Për gabimet e pafalshme të BDI-së, ja, pas referendumit, menjëherë vijnë zgjedhjet parlamentare së bashku me deputetët, kushtetutën e re të "Severna Makedonisë" dhe me votat tona ta rrëzojmë takëlla BDI-në prej qeverisjes frenetike shumëvjeçare në pushtet. Nejse, po problemi edilema më e madhe politike momentale në Maqedoni është referendumi i imponuar jo vetëm nga marrëveshja dypalëshe maqedonase-greke, por edhe nga fuqitë e mëdha: SHBA, BE e NATO, në njërën anë, kundruall VMRO-së, Serbisë e Rusisë, në anën tjetër.

A duhet përkrahur apo jo referendumi,  a më mirë t'i themi po, apo më mirë jo referendumit?

T'i themi, po humbim nacionalen kushtetuese në këtë republikë dhe ua bëjmë qejfin grekëve; humbet dhe marrëveshja e famshme e Ohrid; humbet dhe historia e lavdishme e UÇK-së së BDI-së, pasi referendumi s'ka të bëjë me kombëtaren e UÇK-së.

Referendumi pro; njëherë e përgjithmonë shuan endrrat e stërgjatura shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare; po-ja jonë njëherë e përgjithëmonë shuan dhe nacio-kombëtaren e maqedonasve.

Në anën tjetër, nëse i themi jo referendumit, atëherë i themi jo dhe  NATO-s dhe BE-së, e me jonë ton? kënaqim apetitet e nacionalistëve të VMRO-së, Serbisë e Rusisë.

Jo-ja jonë mund të bënte trazira të paparashikueshme nacionale maqedonase, shqiptare, bullgare, serbe, greke  për ndarjen e Maqedonisë. E kjo a na konvenon, për besë se dimë.

Apo, jo-ja jonë do mbronte jo vetëm identitetit tonë kombëtar, por edhe identitetin territorial e nacional të maqedonasve, po dhe rëndë do hidhëronim grekët.

Vaj halli për ne, s'bën ashtu e s'bën kështu çfarë do bëjmë ne!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat