Deklaratë qesharake e komisionerit z. Hahn dhe cinike e z. Rama

Opinione

Deklaratë qesharake e komisionerit z. Hahn dhe cinike e z. Rama

Nga: Agim Krasniqi Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:02
Agim Krasniqi

Deklaratë qesharake e komisionerit Johannes Hahn në Samitin e kryeminstrave në Durrës lidhur me kufijt Kosovë - Serbi, të ngritur si problem kohët e fundit. Sa ishte qeshrak komisioneri, aq cinik ishte z. Rama si aprovues i qëndrimit të të parit. Për dallim nga dy të parët, kryeministri i Republikës Kosovës z.Haradinaj, qartësoi edhe një here se, kufijt e Republikës së Kosovës nuk mund të livizin në këso far bisedimesh apo marrveshje qe ata i presin të ndodhin. 

Kjo jep për tu kuptuar se projektues dhe eksponent të paguar nga fondacione dhe agjentura antishqiptare dhe në kundershtim me politikën amerikane,  nuk e kanë kuptuar akoma mesazhin e forcës shqiptaro-amerikane kur ngrehen zvarr politikanin serb z. Gjuriq në pranverën e këtij viti, në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe territorit të saj. Nuk e kanë kuptuar akoma mesazhin e 3 Gushtit, kur ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zunë pozicione gjithandej rrugës që nga Zubin Potoku që shpie në limanin e Gazivodës, pas paralajmërimeve se serbët atje do të krijojnë tensione dhe njëanshëm do të shpallnin autonomi. Po  këta eksponent dhe trushperlar nuk e kanë kuptuar që politika amerikane lidhur me Kosovën dhe botën shqiptare në përgjithësi nuk ka ndryshuar, përkundrazi ajo veq sa vjen e forcohet.

Po këta eksponent ( një pjesë edhe shqiptarë), kohët e fundit kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në portale të njohura tanimë, ku përmes Fake News, paraqesin kinse ka ndyshuar politika amerikane për Kosovën. Nuk e kuptojnë që vendimmëmarrja e politikës së jashtme amerikane është aq e strukturuar dhe e filtruar, sa ajo planifikohet për periudha afatgjata. Nuk e kanë kuptuar apo nuk don ta kuptojnë që sigurin e kësaj politike e forcon proamerikanizmi i 90% të shqiptarëve.

Duke e njohur politiken amerikane, besoj që do ta kuptojnë nga goditja e CUNAMIT TRAMPIST, për të ju treguar atyre që amerikanet janë protektorët kryesor të kësaj pjese të Ballkanit Jug-Perendimor.

ZOTI I BEKOFT AMERIKANET DHE SHQIPTARET KRAH TYRE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat