Sa rëndësi ka bujqësia në Kosovë

Opinione

Sa rëndësi ka bujqësia në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:35
Dr. Artan Haziri

Kosova qdo vitë  i humb tokë bujqësore 500 hektarë. Edhe pjesa e mbetur nuk përdoret maksimalisht. Tokat bujqësore po mbushen me investime të vdekura, banesa ose shtepi private. Buxheti  që ndahet për bujqësi është rreth 4 % e buxheti  të tërësishëm , ku kjo tregon sa ka prioritet bujqësia. Investimet në Kosovë janë kthyer drejte mëditjeve, pagave.

Ndërsa ky sektor kontribuin 12 % në  GDP e Kosovës. Formalisht punëson 5 % të të puunësuarve të përgjithshëm. Varësisht nga pasurit që i ka shteti  ( natyrore ) , duhet orientuar edhe zhvillimin e sektorëve.

Tkurret bujqësia qdo vite, me tendenca të rritjes se shpenzimeve në paga. Bujqësia duhet të jet  një nga prioritetet e shtetit. Mirëpo, me subvencione afatgjata.
Duhet të përkrahen bujqit në blerjen e fares ( psh.grurit , patates), në blerjen e benzines me kosto më të vogel, të sigurohet cilësia,  të sigurohet pastaj tregu me tarifa doganore.

Nga komuna respektive , të kontrollohen bujqit qdo muaj, që të mos ket mashtrime.

Kjo në fund duhet të rezultoje me suksese .

Kjo e mbron pastaj bujkun ose prodhuesin vendorë nga qmimet qesharake që nganjëher i sjellin produktet nga Maqedonia. Prodhuesi vendorë duhet të vetëdijësohet, se konsumatorit nuk i mjafton vetëm produkti të jet vendor. Ai e shikon edhe cilësin dhe afatin e perdorimit të produktit. 

Kur shteti e mbron me tarifa doganore, forcohet biznesi , shtohet numri i punëtorëve dhe rritet mundësia financiare e biznesit që ti kushtoje rëndësi edhe cilësis. Kjo e bënë pastaj produktin vendore të krahasueshem dhe konkurent me peoduktet tjera.

Duhet që edhe në reklam të investojnë me shumë bizneset. Kjo duhet të jet e ashper, derisa edhe tek femijet të mbrrin mesazhi kush është produkt vendore.
 Kjo ndikon pastaj  si tek  ne si popullë,  ti mbajm firmat tona gjallë e jo ti mbajm punëtorët serb ( shkaun ) me paga.

Bizneset duke vazhduar kështu, mund të ekaportojn produkte në vendet tjera.

Duhet edhe me Shqiperin marrëveshje, qe edhe produktet tona te levizin lirshem e jo të bllokohen .
Ose te vendoset masa  reciprociteti.

Duhet të bëjmë të gjithë që të rritet besueshmeria e popullitë  tek bizneset .  Sepse  të  gjitha mund të bëhen , por nëse konsumatori ( qytetari ) nuk i blen  produktet,  krejt investimet humbin.

Kjo kërkon kohë dhe punë të madhe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat