Komandant dhe deputet të PDK-së me kënd jeni: Me dreqin apo me Kosovën?!

Opinione

Komandant dhe deputet të PDK-së me kënd jeni: Me dreqin apo me Kosovën?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:21
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Para 20 vitesh në Kosovë ndodhi  mrekullia e pritur me vite te tera. UÇK-ja me ndihmën e NATO-s e çliroi Kosovën. Për herë të parë Kosova po merrte frymë lirshëm. Ju komandant së bashku me ushtarët e bajtët barrën kryesore te luftës. Populli  ju priti me admirim. Por, më vonë  e fliqet, e dhitë punën, e vodhët dhe e plaçkitet këtë shtet, e dhunuat deri në palcë.

Por tashti pas 20 vjetësh Kosova prape është në rrezik. Nuk është më ne rrezik nga  te huajt. Tashti Kosova është ne rrezik nga njerëzit e vetë, sepse  e kanë sulmu shumë stërvina nga jashtë e besa më shumë nga brenda, nga njerëzit e vete, nga udhëheqësit e vete miop dhe sadist, që nuk shohin veç se deri te hunda e tyre. Po don me e nda, po done me e saktu Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte edhe udhëheqës si Partisë Tuaj sot është lidhë me dreqin e te birin, me mikun e armikun për te nda Kosovën, për me ba ndërrim te territorit, pa e pas lejen dhe te drejtën te negocioj asgjë kur është ne pyetje sovraniteti territorial  vendit. Ky njeri është përfshinë ne trekëndëshin e djallit Athinë-Beogra-Moskë, qëllimi i te cilëve është ndarja e Kosovës. Dhe ky  njeri nuk dine te ndalur, bile ka shku edhe me larg sa qe është lidhe edhe me Sorosin miliarder nga SHBA pro serb dhe prorus dhe ia kane vnu syrin me e shkatërrua Kosovën, me e kthye atë edhe njëherë nga lindja, nga sllavet.

I madh e i vogël është kundër kësaj, është kundër edhe krejt populli, opozita, shoqëria civile por edhe një pjese e pozitës, sepse Kosova është unike dhe nuk ndahet, këtë po e përkrahin edhe miqtë tanë pos armiqve tanë, pos  Presidenti Hashim Thaçi i cili thellë ne këtë pune është futë ne taborin e armiqve. Dhe nuk po ndalet. Për te mirë te Kosovës ky njeri duhet të ndalet. Duhet te ndalet më çdo kusht me mjete institucionale dhe jo institucionale për ta shpëtua edhe njëherë Kosovën. Herën e pare Kosovën e shpëtuan nga kthetra sllave miqtë tanë ne krye me Amerikën, por kësaj radhe na duhet ta shpëtojmë veten, sepse askush nuk ka faje se ku po done me e katandis Kosovën ky njeri.

Është e pa kuptueshme se ku jeni ju Komandat te luftës a jeni kësajde, a jeni ne tokë të bukës, pse nuk po u dëgjohet zëri i arsyes, pse nuk po e kundërshtoni haptas dhe publikisht njeriun e Juaj Presidentin Hashim Thaçin i cili po done me shti edhe një here ne telashe Kosovën, po don me e pru punën qe ne Kosovë edhe njëherë te derdhet gjaku. Dijeni nuk ka më se kush ju ndihmon nga jashtë. Miqtë tanë do te thonin, e bajshit me shnet vete e keni pru punën deri këtu. Pse nuk qoheni haptas ju Komandat te kundërshtoni copëtimin e Kosovës, apo edhe ju jeni pajtuar me qëndrimin e tij, sepse ndoshta Kosovën e keni ba tingëllim për 20 vite duke e vjedhë sa qe nuk keni nevojë më për te. Ku ka mbete ai patriotizmi I dikurshëm dashuria për atdhe dhe heroizmi  i juaj I luftës. Kosova nuk mbrohet vetëm njëherë por çdo here kur ka nevojë. Kjo është krejtësisht e pa kuptueshme deri dje luftuat e sot nuk i dilni zot kur atë po done ta copëtojnë bash ata nga Partia e Juaj.

Por, gjithashtu është e pakuptueshme se si, pos komandanteve te cilët nuk po reagojnë fare qe Kosovën po done me e coptu, nuk reagojnë as  deputete e PDK-së, edhe këta sikur janë pajtu me shefin e dikurshëm te tyre qe Kosova te copëtohet, te ndahet, copa copa ti jipet djallit. Deputetet e PDK nuk kane te drejtë te heshtin, nuk e kane mandatin e popullit qe te lejojnë qe Kosova te ndahet apo te shkëmbehet me ndonjë territor tjetër te huaj. Ku është patriotizmi i juaj deputet te PDK-se për ta mbrojte Kosovën e cila është ne rrezik bash nga njeri i Partisë Tuaj. Pse nuk i thuani haptas këtij njeriu se duhet ndalë, sepse me fatin e Kosovës nuk ka të drejte te luaj askush, apo ua ka qorrua zoti sytë, apo nuk guxoni te ndiheni nga diktatori i Juaj, nga njeriu qe nuk ka dhitmë për Kosovën. Nëse nuk veproni ju komandat dhe ju deputet të PDK-se q eta ndalni Shefin e Juaj qe po done me coptua Kosovën mallkimi I historisë do te bie mbi ju dhe mbi fëmijët e Juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat