Ilir Zherka, për President të Kosovës

Opinione

Ilir Zherka, për President të Kosovës

Ramazan Bekteshi Ph.D.c Nga Ramazan Bekteshi Ph.D.c Më 30 gusht 2018 Në ora: 08:09
Zherka ka qene keshilltar i kater Fushatave Presidenciale per demokratet si dhe anetare i zgjedhur i DNC, organ zyrtar i Partise Demokratike ne SHBA

Ne qarqet amerkane Ilir Zherka eshte i njohur si nje lider qe tere jeten ia perkushtoi te drejtave njerezore dhe qytetare, nje emisar i politikes publike dhe angazhimit qytetar. Ka qene Drejtor Ekzekutiv ne kater organizata elite ne Washington DC. Ai momentalisht eshte Drejtor Ekzekutiv i Aleances per Kembime Nderkombetare. Iliri fitoi nje pervoje politike si i nominuar ne Administraten e Klintonit dhe si profesionist ne Kongres, Kapitol Hill. Ai dha mesim ne Universitetin Xhorxhtoun i asociuar me ‘Human Systems Dynamics Institute’. Z. Zherka ka qene keshilltar i kater Fushatave Presidenciale per demokratet si dhe anetare i zgjedhur i DNC, organ zyrtar i Partise Demokratike ne SHBA, si dhe ka deshmuar para Kongresit. Me 2012 Kryebashkiaku i Distriktit te Kolumbise, Vincent C. Grey e shpall 26 tetorin si dita e Ilir Zherkes per sherbimin e tij kryeqytetit Washington D.C. si Drejtor Ekzekutiv i ‘DC Vote’.

Ilir Zherka, kur ishte Drejtor Ekzekutiv i NCoC per tre vite ia ndan cmimin ‘Franklin Award’ Senatorit McCain, mikut te madh te shqiptareve dhe heroit amerikan, per arritje jetesore. Konferenca Kombetare mbi Qytetarine (NCoC) eshte themeluar nga Gjyqtaret e Gjykates Supreme me 1946 dhe e ngarkuar nga Kongresi me 1953. Kjo organizate cdo vit ndan cmimin ‘Franklin Award’ qe mban emrin e kryetarit Benjamin Franklin dhe u ndahet zyrtareve per arritje jetesore.

Ilir Zherka eshte autor i librit ‘Duke Fituar Lojen Mbrenda: Doracak per perkrahje dhe strategji’. Ka marre nje numer te madh cmimesh: ‘Meyer Foundation Exponent Award’, ‘National Urban League's Whitney M. Young Jr. Leadership Award’, dhe ‘United Nations Association Human Rights Community Award’, derisa The Washingtonian Magazine e pershkruan Ilirin si “strateg prijetar” dhe “takticient i qete”. Iliri eshte diplomuar ne Universitetin Kornell si student i dalluar dhe fitoi graden e juristit ne Universitetin e Virxhinia-s. Iliri me familjen e tij emigroi si femije dhe u rrit ne Nju Jork Siti.

Ilir Zherka ne 1999, sebashku me nje grup eminent shqiptaro-amerikanesh, ky si Drejtor Ekzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me seli ne Washington DC, ne momentet me kritike te Kosoves, me lidershipin e tij prej nje shkollari tipik amerikan, dhe me bashkepunetoret e tij, e ngriti ceshtjen e Kosoves ne majat e saja ne kryeqytetin amerikan. NAAC ishte pika referuese e Departamentit te Shtetit, Shtepise se Bardhe dhe Kongresit e Senatit per ceshtje shqiptare dhe per Kosoven ne vecanti. Gjate luftes ne Kosove, Ilir Zherka sebashku me DioGuardin e AACL ishin zerat me te artikullueshem ne mediat amerikane si dhe ne kancelarite e kryeqytetit amerikan sebashku me aktiviste te tjere.

Une pata privilegjin te bashkepunoj me Ilir Zherken ne kuader te NAAC, i involvuar ne dy kampanja presidenciale ne shtetin e Illinois, ‘Rizgjedhja e Presidentit Klinton’ (1996) dhe ‘Gore for President’ (2000) gjeresa Iliri ishte ne nivel qendror, organizuam demonstrata, fushata, dhe ishim mysafir me ftese te Shtepise se Bardhe, sebashku me organizata tjera shqiptaro-amerikane. Iliri eshte nje lojtar ekipor, modest, dhe strateg qe s’e ka shoqin. Ai, me bashkepunetoret e tij i dha nje dimenzion te ri lobimit si ne kohet e famshme te Nolit, por tani me nje dinamizem dhe masivitet te papare, ku protagoniste ishin te gjithe shqiptaret e trojeve etnike, te bashkuar fort rreth pavaresise se Kosoves. Nese, Ilir Zherka do te ishte kryetar ideal i Kosoves ne keto momente te renda, me shqiptaro-amerikan do te duhej te zevendesohen edhe Rama e Meta, duke e mbyllur keshtu, kete epizod te erret e te rrezikshem per dy shtetet tona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat