Krejtë rrenë!

Opinione

Krejtë rrenë!

Nga: Jakup Gërguri Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:13
Jakup Gërguri

Rrenë Kryetari i shtetit, rrenë Kryetari i Parlamentit, rrenë Kryeministri, rrejmë ne. S'ka korrupsion thojnë që të tre-rrenë,ne s’e luftojmë (e ndihmojmë) korrupcionin-rrejmë. Kemi sovranitetin-rrejnë. Luftojmë krimin-rrejnë . Kemi përkrahjen e popullit – rrejnë. Zbusim papunësisë – rrejnë.  Rregullojmë mirëqenien sociale – rrejnë.Ua hjekim vizat-rrejnë. Ju sjellim barna falas skamnorve – rrejnë. Rrejnë, rrejnë dhe prap rrejnë.

Shkuan aq larg sa edhe lojën me kufijtë po e bëjnë normale. Na gjunjëzuan, sa që një ditë askujtë s’do i interesoi më për asgjë, veq se për ekzistencë. Punësuan njerëzit e tyre, e mohojnë këtë bile duke u zgerdhi nëpër konferenca për shtyp. Kjo bëhet në stilin“po të gënjej dhe mos ban za“. Po ne qka rrejmë?! – pothuaj të gjitha. Në kënaqemi me pak, ata më të madhe. Në shkojmë në deti me ushqim  me vete, ata me Anije të tyre(të vjedhur nga hisja jonë).

Ne vjedhim rrymë, vjedhim ujë, s’paguajmë tatim, bëjmë muzikë për gjithë vilajetin, pavarësisht a ka fqiu jonë rast vdekjeje ose pikëllimi, gjuajmë me armë total të shfrenuar e kur ishte shkau i futëm ndër dhe, e ia mësymë Maqedonisë e Shqipërisë . Të gjitha kanalizimet nëpër lumenjë, era na ngulfatë, dhe asnjë hap nuk e merr kush që t’i përmirësojmë këto gjëra.

Nga 5 persona të pyetur, 4 ikun që sot po të munden nga Kosova.!!

 A ka dikush që një ditë të na zgjoi nga gjumi, t’i themi stop të keqes që po e katandis  këtë vend.

A ka farë shprese kund që ndokush t‘u thotë krerve të instaluar në aparaturën shtetërore,se një ditë do ketë drejtësi në këtë vend.

Po po, do ketë një ditë dalje nga kjo situatë, por do jetë vonë. Do jetë vonë për pushtetarët e instaluar, e besa edhe për neve që ua bëmë të mundshme uljen në karrikat pushtuese. Do e gëzojnë gjeneratat që do vijnë me një jetë shumë më ndryshe të organizuar. Jetë pa veteran të rrejshëm, pa pushtetarë të pa ngopur, (të terrpiavtë-popullore),Pa rrenacak të përbetuar, e pa meritokrat të turpëruar.

Dhashtë zoti që ajo ditë të vjen më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat