Kur s`e do, s`e do

Opinione

Kur s`e do, s`e do

Nga: Sinan Kastrati Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:40
Sinan Kastrati

Pasa e “kreva” me disa komandantë, hajt thash ti k`thehem punës edhe njëherë se çka ka ndodhur këta dy muajt e verës.

Po, vdiç Adem Demaçi, u lirua Azem Syla dhe e nisi vrapin Hashim Thaçi, për “korrigjimin” e kufirit me Serbinë. Nuk isha i sigurtë se me cilën shkronjë, “q” apo “ç” shkruhet “thaçi” e “demaçi” se helbete, me iu shtua nga një bisht, së pakut unë nuk dua se Ademi e Hashimi i kanë shtua boll shumë bishta vetit.

Ademi, ka kalua një jetë boll të mirë e idilike, pasi doli nga burgu: me gra të reja, me shpi të re në Prishtinë banesë në detin Jon. Shetite herë te një parti e herë te tjetra e besa, i mbeti merak për Rada Trajkovicin me e bë kryetare të Kosovës e me i vizitua kishat e manastiret ortodokse sllave Popat serbë por ata nuk çilnin derën, “Mandela së Kosovës”

Me të vdekurit nuk dua të mirrem më por Adm Demaçit i ka mbetur merak e me zhig ka shkua n`at dynja që nuk u bë kryetar i Ballkanit.

Këtë dëshirë e amanet të “bacës” don me e qu në vend Hashimi me “korrigjimin” e kufijëve me Serbinë. Ama Hashimi don me e pru Serbinë deri ne “Metohi”, te Drini i Bardhë. Dri e andej, le ta merr Edi Rama e këndej Drinit, Hashimi don me u bë kryetar i Banovinës.

Dhe për çudi nuk protestojnë shoqatat e dala nga “lufta” e as partitë tjera.

Të gjithë janë “kundër” por të gjitha partitë tjera, përveç partisë “demokratike”, janë futur në skutat e tyre. Një “dylber” i “demokratëve”, djali i mikut tim, doli haptas në mbrojtje të Hashimit. Memli, po ia qes duqin, dikur kishte thënë të kundërtën, “Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka dalë kundër idesë së ish-shefit të tij të partisë, presidentit të vendit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.

E “duetët”, Ngucati e Nasim Haradinaj, kishin hall tjetër, ate të listave të veteranëve. Ata janë kundër protestave të “veteranëve” sepse kështu e pengojnë punën për verifikimin e vetraneve të rrejshëm.

Eh, vakti e han kashtën por, po këta “veteranë” protestonin kundër rektorëve të univerzitetit që fëmijët e tyre të pranohen pa provime pranuese në univezitet e tash kur toka e Kosovës ka dalur në shitje, askush nuk reagon.

Askush nuk e din sa “ushtarë” kishte uçka në “luftë” e sa “veteranë”, pas “luftës”.

Mirë kishte thënë njëri, sigurisht veteren “a po të dhimsen paret e shtetit a”?

Sylejman Selimi, nga burgu foli: “Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, thotë se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK‘së.

Ndërsa Sipas komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ”Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), i kishte rreth 20 mijë ushtarë. Për Brigadën”

Ndërsa eshtë për të ardhur keq se si Jakup Krasniqi ndryshe fliste dikur, kur deklaronte se uçk-ja kishte 30.000 mijë ushtarë do ti çliroj të gjitha viset shqiptare, tash deklaron “NATO'n nuk e solli UÇK'ja, por vuajtjet e qytetarëve, ” Krasniqi: NATO'n nuk e solli UÇK'ja, por vuajtjet e qytetarëve”, kurr për numrin e ushtarëve, Jakupi thotë ” Sa i përket numrit të ushtarëve, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka deklaruar se numri nuk ishte më i madh se 13 mijë”.

Po mirë që edhe Naim Ternava ishte njëri nga 19 mijë veteranët e rrejshëm të UÇK-së. Ndonjë prift apo pop nuk di a ka por së pakut korit të asaj “armate” iu kanë bashkua edhe hoxhallarët “e ndershëm” e të devotshëm.

Po, po. Kjo është meritë e udhëheqjes së Kosovës, e fallcifikatorëve, e haraqit dhe vrasjeve që politikanët tanë u bënë si si sulltanët e sheikët.

Asnjë nuk flet me një “gojë”. Kështu duhet se të gjithë kanë “qallma” e të gjithë janë “zot shtëpie”.

Te ne në Kosovë, të tre liderët janë mbretër “mbretër”. Volteri do të thoshte: ”Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish”. -Jo, këtu nuk e ka qëllua Volteri. Mbretërit tanë duan të jetojnë.

“Kur s`e do, s`e do”, kështu e titullova këtë shkrim se pasi e kisha mbledhur materjalin dje e sot e qita në letër, nuk e kisha ruajtur dhe kur e hapa kompjuterin, puna e dy ditëve më kishte shkua huç prandaj e titullova “Kur s`e do, s`e do”, sipas një tregimi për samargjinë.

Por puna ime e dy ditëve s`eshtë asgjë në krahasim me punën e “veteranëve” e të udhëqësve të tyre: Hashimit, Ramushit e ... Kadriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat