Grantet në Kosovë dhe keqpërdorimi i tyre

Opinione

Grantet në Kosovë dhe keqpërdorimi i tyre

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:51
Dr. Artan Haziri

Grantet kanë për qëllim ndihmen e bizneseve nga shteti apo donatorë tjerë. Ne si shtetë kemi donacione të ndryshme , por sa janë realizuar ato sipas marreveshjes.

Një donacion që e merr një biznes, duhet të mos ketë lidhje me pushtetin dhe të jet i shëndosh finaciarisht dhe secila nga këto e ka rëndësin e vet.

Nëse ka lidhje me pushtetin, ajo asnjëher nuk realizohet. Ndërsa nëse financiarisht nuk është mirë, prap është vështirë i realuzueshëm.

Fatkeqësisht, në Kosovë  të dyja janë prezente. Hapen biznese vetëm për fitim të donacioneve dhe ato gjithë aktivitetin e bëjnë me marrëveshje me pushtetin dhe në fund shpesh herë mbyllen pasi perfundon kontrata. Ndërsa sa i përket pasqyrave financiare, ato është mirë të dorëzohen për 5 vitet e fundit të biznesit dhe ato të  jenë të audituara nga auditorë ndërkombëtar.

Bizneset i përshtatin pasqyrat pa asnjë auditim të tyre dhe e fitojnë grantin. 

Ka raste që gjatë vijimit të grantit, kur ministria vendos ti kontrollojë, ato vetëm paraprakisht njoftohen dhe kontrolla e humbë efektin e vet.

Duhet të formohet komision i veqant për vlerësimin e bizneseve të cilat i meritojnë grantet, nga ekspert të  fushave të ndryshme dhe pastaj nuk mungojne rezultatet e granteve.

Grantet nuk e kanë për qellim financimin e bizneseve dhe bërjen e tyre milioner, por ato e kanë një qëllim krejt tjetër. Psh.Usaidi deshiron të  financoje trajnimin e të rinjëve të një komune për kontabilitet . Ata nuk japin para për të fituar biznesi, por ata e japin donacionin që të realizohet një veprimtari e caktuar , e kjo përmes një biznesi vendor. Të gjitha parat biznesi duhet ti hargjojë  për atë që është marrë vesh në kontratë, e jo të keqpërdorë donacionin. E keqja tek ne është se ne i marrim parate, e pastaj fillojme ta ndryshojmë rrugen e realizimit të kontrates. Kjo e dëmton imazhin e biznesit dhe nëse është fjala edhe të shtetit.

Njejtë është edhe donacioni nga ministrit e caktuara, psh.ministria e bujqësisë jep donacion një shumë të  caktuar për mbajtjen e bletëve. Biznesi , deri atëher nuk ka ekzistuar dhe hapet në kohen e donacionit. I merr paratë dhe pas një kohe e shpallë  të falimentuar biznesin. Dikush është fajtor ketu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat