Hashimi është gjysëm njeri e...

Opinione

Hashimi është gjysëm njeri e...

Nga: Sinan Kastrati Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:17
Sinan Kastrati

Gjysëm Kosovë

Gjysëm çlirim

Gjysëm pavarësi nga tre gjysëm kryetarë

Kisha hapur TV-enë dhe i pritsha lajmet e mëngjesit në gjuhën shqipe. As kafenë nuk munda me e pirë si duhet duke qeshur me “Kamerën e mëshefur”.

Sa mirë thash, njerëzit jetojnë të kënaqur e në harmoni me njëri tjetrin në Australi, Amerikë, Azi e në Afrikë edhe pse ka luftëra e njerëzit luftojnë kundër sëmundjeve, thatësië e besa edhe kundër besimeve të ndryshme, shpesh të së njëjtës fe, gjuhë e komb.

Dhe sapo filluan lajmet e orës 07:10 në KTV, i pari që dual para kamerave ishte Hashim Thaçi me deklarata shumë kundërthënëse rreth “korrigjimit” të kufijëve me Serbinë.

Si duket Hashimi nuk din se çka flet.

Ky “njeri”, ndryshe flet me të huajt e ndryshe me të “shpisë” por edhe Ramushit i qiti hi syve. “Me rëndësi është që presidenti u shpreh qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Respekton territorin dhe integritetin, pra respekton e punon në bazë të Kushtetutës, kështu që nuk diskutohet dhe nuk pranon të diskutojë për ndarjen e vendit”

Por Hashimi, krejt ndryshe tha pas takimit me Ramushin, B. Pacollin e F.Limën “Por, ndryshe nga ajo që ka thënë Haradinaj, Thaçi sërish ka insistuar në idenë për ndryshim kufijsh”.

A i besohet Hashimit kur nuk e mban fjalën as edhe një orë orë para akshamit? Po natën, çka bënë Hashimi?

Prandaj, nata nuk ka besë kanë thënë pleqt.

Hashimi gjatë një paraqitje akuzoi Albin Kurtin dhe Isa Mustafën se po duan luftë me Serbinë.

Isa ka kohë që ia ka zgjatur qafën Hashimit por Albini ia k`theu menjëherë, “Thaçi është gjysmë president i Kosovës, gjysmë i Serbisë” dhe vazhdon Albini “ ...Thaçi gjithmonë i ka lënë punët përgjysmë, si para dy dekadave, ashtu edhe para një dekade, e tash po e bënë të njëjtën.
“Mund t'i ketë lënë punët përgjysmë në Kosovë ky President: para dy dekadave kishim gjysëm çlirimi sepse u nda Mitrovica dhe u çarmatos UÇK-ja; para një dekade kishim gjysëm pavarësie sepse as s'u bashkua Mitrovica dhe as s'u bë ushtria. Kështu e ka në Kosovë ky. Ndërkaq Serbia nuk e lejon t'i ngelet në gjysëm të rrugës: marrëveshja Thaçi-Daçiq ajo kërkon që të vazhdohet me marrëveshjen Thaçi-Vuçiq”,

Krejt e vërtetë por e vërteta tjetër është Hashimi ngul këmbë që Presheva, Bujanovci e Medvegja ti bashkohen Kosovës?

Një tjetër pikëpyetje është pse Lutfi Haziri e përkrah (jo krejtI iden e Hashimit?

A ka dçka që duhet ti besohet Hashimit?

Kosova, Veriu i Kosovës nuk është Kosovë, është gjysëm Kosovë.

Kosova nuk është çlirua (nga uçk-ja, hiç se hiç), gjysëm çlirim.

Kosova nuk është e pavarur, ka gjysëm pavarësie dhe Kosova ka njerëz gjysa e plot analfabetë.

Për të gjitha këto, përgjegjës është Hashimi dhe më meritori për ndarjen e Mitrovicës dhe Veriut, është Hashimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat