Meditim........!

Opinione

Meditim........!

Nga: Agron Shabani Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:33
Agron Shabani

Dritat u fikën prap! Errët, muzg... Të gjitha sendet u xhveshen nga diçka me terrin ose muzgun e parë...Edhe ti bashk me to... Bosh fare! Endesh si Fremde....Më shfaqesh papritur ne sfond para pasqyres ..Portreti yt ose fotografia jote...Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur mureve të kohës pa kornizë.

Mbi tavolinë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e dikurshme atdhetare ose vendlindore. Ti rri heshtur pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke me trembur me heshtjen tënde që flet dhe vret. Sikur meton te më buzeqësh pa fjale, me shpirte...Por, harron se kjo botë akoma beson se ne u dehëm dikur nga liria, dashuria...Duke ngritur dolli si gjithë të tjerët apo si shumica me gota të zbrazura ose fare bosh. Po, po...! Na mbyti etja e dikurshme! Edhe mua,edhe ty...Ndaj, mos harro t´u tregosh edhe të tjerëve.  

Mbi ato "figura supreme" ose "madhështore" që i zotëronin dikur edhe "mbretërinë e yjeve" së bashku gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! 

Atëherë pra kur së bashku me kokat e perulura dhe fare bosh qe nuk i prente kurre tehu i shpates, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natën e fundit mbi tokë.

Dhe, ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks....Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato "flegëra të njoma" të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë.

Dhe, ti prap me flet mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës atdhetare ose vendlindore. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte!

Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat