Privatizimi në Kosovë

Opinione

Privatizimi në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:02
Dr. Artan Haziri

Ky proces ishte i ngadalshëm dhe i vrazhdë. Filloi keq dhe vazhdoi keq. Nuk u zbatuan kriteret bazë, të cilat dergojnë në suksese dhe zhvillim ekonomik.

Para se të fillojë ky proces, Kosova i plotësonte 90 % të nevojave industriale, tani as 10 %. Numri i punëtoreve, tani nuk janë as 20 % e totalit sa ishin më heret.

Shumica e ndërmarrjeve të shituara në Kosovë janë privatizuar me metodën e quajtur spin-off i rregullt, kurse ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën spin-off special.Te këto të fundit, privatizimi nuk lejon ndërrimin e destinimit të ndërmarrjes.

Mirëpo nuk u zbatuan rregullat për ata që i blen ndërmarrjet.

Ky proces është dashur të ketë kritere të ashpra dhe ndëshkuese.

Kur dikush dëshiron ta bleje një ndërmarrje, përveq parave duhet të ketë edhe vizion dhe planë afatgjate  për të vazhduar veprimtarin. Të caktoje numrin e punëtoreve  që do ti mbajë dhe llojin e pridhimit ose sherbimit. Shumica u shiten dhe falimentuan. 

Parate që u moren nga ky proces (rreth një miliardë eur ) , janë kapital i fjetur dhe mbahen jasht Kosoves, në banka të huaja.

Eshtë dashur një shumë e caktuar të bllokohen, në rast të ndonjë denimi, e jo krejt shuma. Këto para do ishin një kapital shumë i nevojshëm për shtetit tonë. 

Problem tjeter është shitja me qmim të ulët, ku shtetet tjera dukshem i kane shitë me qmim më të lartë.

Nuk dolen dege të reja nga privatizimi. Privatizimi duhej të ishte urë lidhëse nga një formë e biznesit, kalimi në formen tjeter. Kjo nuk ndodhi.

Një ndërmarrje në Istog (Trofta) dhe një në Mitrovicë (1 maji)  janë vetëm dy ndërmarrje që thuajse i falen më nje qmim simbolikë. 

Ndermarrja 1 maji , vetëm asetet e saj kishin vlerë gati dyfish sa vlera e shitjes. Shumë thjesht, u shiten dhe asgjënuk fituam.

Pra, privatizimi është një nga faktoret kryesorë të rritjes së papunësis dhe deshprimit tek ata që kanë punu më heret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat