Sa e pa besë që na je, ti, shqiponja kuq e zi

Opinione

Sa e pa besë që na je, ti, shqiponja kuq e zi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:38
Sulejman Mehazi

Sa e pa besë që na je, ty, Shqiponja jonë e Flamurit kuq e zi, që nga koha e Skenderbeut të duam, po fare s’u gëzuam me ty. Si s’të vjen turp fare që na ke marrë në qafë me ato gënjeshtrat e tua pesëqind e pesëdhjetë vjeçare për kinse bashkimin tonë kombëtar, po ç’u bë me ato premtimet e tua të kota, kurrgjë dhe pikë. Prej të gjitha simboleve shtetërore e kombëtare në këtë rruzull tokësor ty më dukesh më e pa fat, e pa begatë, më urrejtura e më e përçara prej të gjitha shteteve e kombeve. Ty, Shqiponjë shqiptare, edhe pse jemi përqëndruar te ty, po ty na ke lënë askund, na ke bërë jo vetëm që ta urrejmë njëri tjetrin, po edhe fqinjët tanë të mos na duan fare.

Po ç'është kjo gjëmë e jona mijëvjeçare, çështë ky robërim i pafund i yni, çështë ky mallkim i pandalur shekullor? Po të pyes simboli im i dashur kombëtar, simboli gjuhës sime, i identitetit tim, folklorit dhe traditave stërgjyshore ç’u bë me ty, pse hesht para gjithë kësaj t’kurrjeje kombëtare? Mos i ke ty fajet që të besojmë me atë trupin e pamjen tënde alogjike, absurde e të çuditshme të ndarë në dy koka të sqeposura, të ashpra e të frikshme, me vështrime të kundërta ndaj njëra tjetrës, (njësoj si kokat e bashkëshortëve të hidheruar në shtrat.), mbështjellur me flatra, krahë, pendë, këmbë, e duar në një trup të përbashkët. Apo mos i kanë fajet për këtë robërim fizik e shpirtëror shekullor udhëheqësit e tu politik të cilët duke e përmendur emrin tënd mashtrojnë popullin tonë rëndë për të marrë pozitat shtetërore, pastaj jo vetëm që fare të harrojnë, por edhe tallen e nënçmohen me ty. Po, Shqiponja ime e dashur, të lutemi kujdes, bëhu më e zgjuar,  për shkak se këto që t’i themi janë argumente shekullore të hidhura të pandërprera deri në ditët tona. Pse me ato dy kokat tua vështruar në të djathtë e në të majtë, gjatë historisë kombëtare, nuk keni reaguar ashpër së bashku me popullin tënd shqiptar ndaj të gjithë këtyre udhëheqësve matrapazë që të kanë mashtruar e tradhtuar çdo herë që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët tona.

Pse ty, Shqiponja ime, u zë besë tradhtarëve tu; sa e sa kryeshtetas janë bërë me amblemën tuaj gjatë historisë sonë kombëtare, po asnjëri nuk ia dha lirinë e bashkimit tonë kombëtar, fatkeqesisht na kanë coptuar e na kanë ndarë në disa pjesë të shteteve ballkanike. Sa mashtruas kanë qenë ndaj teje edhe këta ushtarakat shqiptarë gjatë luftërave të pa numërta qindvjeçare. Që t’ju bind me argumente, ja moj Shqiponja ime naive, do ju jap si shembull luftërat e bëra në Kosovë e Maqedoni me amblemën tuaj të ushtarëve, Shqiponjë, vënë në ballë e në shpatulla, me flamurin tënd kuq e zi e pushkët duke luftuar "ndoshta dinakërisht"ndaj armiqëve. E pas luftës, gjatë paqes duke parë e shijuar lezetin e pushtetit, të harruan e tradhtuan duke krijuar shtetin e tyre kosovarë me amblemë e stemë yjesh të llojllojshme, kurse shqiptarët e maqedonisë të pasionuar pas qeverisë maqedonase, të bënë fare të vogël Shqiponjë, thuajse të padukshme ndaj flamurit të madh maqedonas. Kam edhe shumë gjëra qortuese për të t’i thënë, oj Shqiponja ime e dashur, por frikohem se...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat