Jo vetëm kryetari i shtetit, por i tërë pushteti i Kosovës ka dalë prej binarëve

Opinione

Jo vetëm kryetari i shtetit, por i tërë pushteti i Kosovës ka dalë prej binarëve

Nga: Luz Tomaj Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:20
Luz Tomaj

A vërtet nuk po dinë apo po marohen budallë??!!

I  pavdekshmi, madje edhe im mik, akademik Esat Stavileci, në librin e 35 – Gjurmët e një jete, bëri intervistë me vetveten, në bazë të pyetjeve që ia shtronin. Një nga pyetjet ishte se çka do të bëjmë nëse nuk do të dimë të menagjojmë pavarsin në Kosovë?  Përgjegjëja ishte  ….. do ta japim me qira!

Loja (e ndytë) që po zhvillohet rreth kufijve, ka të bëjë me çështjen më vitale të shtetit, të Kosoves. Dhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, procesi i shtetformimit nuk u rrumbullaksu. Në atë Veri (po them e marrtë stuhija e veriut) nuk u shtri as sovraniteti dhe as juridiksioni i shtetit të Kosoves. Ndoshta, mu për këtë shkak po kërkohen alternativa tjera, alternativa të turpshme, alternativa kundërkushtetuese, që do të thotë kundër vullnetit dhe interesave të popullit i cili është ose, mjerisht, duhet me qenë sovran.

Njerëz të shkencës, njerëz të mendimeve – opinioneve, janë shprehë dhe shprehen për çdo ditë, përkitazi me lojen e ndytë rreth kufijve të sshtetit. Kryetarit dhe pushtetarëve ose u ka hy uji në vesh, ose totalisht i injorojnë mendimet e kualifikuara, e injorojnë popullin dhe bëjnë lojra me Kosovë, me shtetësinë e Kosoves, shtetësinë të cilën Dardania dhe Kosova e pritën jo më pak se gjatë tërë kësaj epoke.

Nuk do të pretendoj me e elaboru teorinë shkencore e cila flet për dhe mbi shtetin dhe sovranitetin. Do ndalem në dy momente.

Fjala e moqme thotë se të pabesit nuk i nxihet besë

Mjerisht, jo vetëm kryetari, si duket, nuk u mbushën mend dhe nuk kuptojnë se me kë kanë punë. Po Serbia është lider i disa shteteve, të cilat e deklarojnë një gjë dhe e përgaditin rrugën me e bërë një tjetër. Po a e dini ore se, ujku e ndërron qimen, por jo edhe tabjatin. Ishte dhe akoma është aktuale çështja e asociacionit, të cilin, vazhdimisht e kam konsideruar dhe e konsideroi si mollë sherri. Serbia është e vetëdijshme se Kosova nuk mund ta ndal Asociacionin, edhe pse është kundërkkushtetues, prandaj e bënë hapin tjetër, kërkon ndryshim të kufijve. Pse jo, pretendon ta merr Veriun, përfshirë edhe Trepçën. Nëse Kosova lëshon pe, e në kokën e Kryetarit, asgjë nuk është më aktuale se “korigjimi i kufijve”, hapi i radhës i Serbisë do është me u shtri dhe me e mbrojtë Graçanicën e pastaj Manastirin e Deçanit etj. Akoma nuk u mësuat me dredhinat politike të Serbisë, në një anë dhe akoma nuk e kuptoni se nuk keni të drejtë dhe autorizime për gjëra të tilla.

Ta shikojmë të mjerën Kushtetutë

Së pari vlen me konstatu se Kushtetuta i ka një qind t’meta, si pasojë e punës politike, por jo profesionale të njëfarë Ahtisarit. Nuk po shkoj më larg se nga fakti se Kuvendi nuk mund të ndryshon asgjë në Kushtetutë pa votat e përfaqësuesve serb në Parlament – neni 65 pika 2.

Sidoqoftë, fjala është për kufij. Zoti Kryetar dhe ju të tjerët, neni 1 pika 1 I Kushtetutes, po citoj, thotë:

Republika e Kosoves është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Në vazhdim, neni 2 pika 2 thot se sovraniteti dhe integriteti territorial  i Republikes së Kosoves është i pacenueshëm, i patjetersueshëm dhe i pandashëm. Prandaj, shtrohet pyetja, zoti Kryetar dhe ju bashkëmendimtarët tjerë, ku po e mbështetni pretendimin për lojëra me kufij??!!

Kosova i përket grupit të shteteve të sistemit parlamentr. Kuvendin e përbëjnë 120 anëtar. Në fakt, 100 prej tyre janë shqipëtar dhe 20 vende iu përkasin komuniteteve. Mendoj se çdo anëtar i parlamentit dhe në shtresat tjera të pushtetit, i cili interesat partijake i venë para interesave të shtetit, të popullit, është asgjë tjetër por përfaqësues i rrezikshem për popull.

Vet pretendimi i lojërave me kufij të shtetit, qofshin ato korigjime, këmbime, dhe çdo formë tjeter e ndryshimit të kufijve, në se vjen nga Kryetari i shtetit, paraqet shkelje të Kushtetutes. Shkelja e Kushtetutes, përveç tjerash, nënkupton edhe arsyeshmerin ose obligimin për inicimin e procedures  për shkarkimin e Kryetarit. Athua nuk egzistojn 40 deputet – 1/3  e deputetëve (neni 91 pika 2) të cilët, pretendimin për ndryshim të kufijve, e konsiderojnë të padrejtë dhe të inicojnë proceduren për shkarkimin e Kryetarit, procedurë kjo, në të cilen duhet të involvohet edhe Gjykata kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat