Shko në Preshevë zoti Kryeministër...

Opinione

Shko në Preshevë zoti Kryeministër...

Nga: Adriatik Riza Dosti Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:48
Adriatik Riza Dosti

E perbuzshme ,neveritese dhe bythelepirese deri ne urrejtje kronika false dhe hipokrite e showt te radhes qe kryeministri shqiptar Rama ju a imponon dhunshem te gjitha mediave vizive shqiptare qe ta transmetojne LIVE..

....Dhe ai "babai"i Kombit ne krah te ministres se Ketchapit shfaqet ne nje familje shqiptare si "santa"e krishtlindjeve ....dhe dhuron libra per kukullat dhe embelsirat e ketij vendi sic i quan ai femijet qe pergatiten te startojne ne vitin e ri shkollor pas pak ditesh....

...Dhe neveria perbuzese e kesaj kaste pushtetaresh bandite, hajna ,antinjerezore e antishqiptare duket se nuk paska te sosur....

Ministri Ahmetaj "hap thesin "e shperblimeve per Pensionistet....Ministri Gjiknuri inaguron "rruge te reja" qe i kane ndertuar te tjeret para tij ....

Ministri Bushati vete e lepin ne Jerusalem ate qe pak muaj me pare e kishte peshtyre publikisht dhe puthet e perqafohet me Netanjahun qe nuk ka ndermend kurre ta njohe Kosoven...

Ministri Xhafa i bandave kriminale qe po pergjakin Shkodren ,Durresin, Elbasanin ,Vloren ,Tiranen e po vjedhin deri edhe Kultet fetare ne mes te Korces ....ben bilancin ne Parlament se nen cilen qeveri shqiptaret jane vrare me se shumti mes vedit...ne ate te Edvinit apo ne ate te Saliut....

Ministrja injorante e Kultures ...pronesine ligjore te saj Teatrin Kombetar ja ka varur si Ujkut -melcite ne qafe nje kryehajduti e mashtruesi sa ordiner po aq edhe rrugac sic eshte Kryebashkiaku provincial i Tiranes ...Veliaj....duket se eshte zhdukur fare nga skena..

Dhe qe nga Lugina e Presheves...atje ku kohe me pare ti o kryeministri i Shqiperise e i gjithe -shqiptareve gjate vizites tende -show ...te radhes per cfare nuk u zotove e cfare nuk ju premtove .....raportohet krejt ndryshe dhe moti ka kohe qe eshte me shume se sa i vrenjtur dhe rrebeshi e fortuna priten nga casti ne cast.....

Atje ne Presheve o z.Kryeminister i Kombit shqiptar.....femijeve serbe ju dhurojne pakon e plote te librave ,canta e bango te reja ,shkolla bashkekohore e gjithcka qe ju duhet per sezonin e ri e cdo gje qe me pare Vucicet e Dacicet ja u kane premtuar prej kohesh .....dhe mire bejne e ju lumte ....

Ndersa atje ne Presheven shqiptare ku ti dhurove vec fjalime bombastike e fjale boshe per shqiptari, komb, flamur, te drejta njerezore, dije,kulture, zhvillim, perparim e bashkejetese paqesor etj etj ...femijet shqiptare te te njejtit gjak me Zahon tend po dhunohen e po diskriminohen ,po neperkemben e po percmohen si kurre me pare ....vetem e vetem pse jane shqiptare e vetem e vetem pse TI ,Thaci ,Mogherini , Hahni e qurranjose te tjere te sojit tuaj keni kohe qe ju keni ngulur thiken pas shpine e tash po doni tu rrotulloni edhe kufijte e tyre etnike mbi krye.....

Atje ne Presheve o kryeminister i shqiptareve.....femijeve shqiptare po ju imponojne dhunshem ti falen Flamurit serb e te kendojne me detyrim Himnin e Milloshevicit....po ju ndalojne te mesojne Alfabetin shqip.....nuk po ju lejojne te paisen me tekste shkollore te gjuhes se tyre amtare, nuk po lejojne qe Librat nga Tirana e Prishtina te mberrijne ne duart e shkollat e tyre ....

Atje ne Presheve o kryeminister qe udheton e fluturon me Cartera serbe per te pare Juventusin ne Torino... femijeve te gjakut te Zahos tend ....po ju dhurojne canta boshe e pa asnje liber brenda ne to ....se keshtu do miku yt per koke Vucici qe ti e pret ne Tirane me tapet te kuq e qe Hashimi po don me i dhuru krejt veriun e Kosoves...

Ndaj boll shperndave libra falas ne Tirane o kryeminister show-man i shqiptareve .....merr serisht nje tjeter Carter... serb,grek ,rus a turk a sic te ta rekomandojne Batonet e Fugat dhe hidhu nje vrap edhe atje ne Presheven shqiptare se ciles dy vjet me pare i premtove aq shume publikisht e qe sot per turpin e faqen tende te zeze.....jo vetem qe kurre nuk i mbajte asnjerin prej premtimeve te dhena por edhe femijet po ju a le ne erresire e pa libra shqip ....

Ndaj nese te ka mbetur ende nje fije burrni o kryeminister i shqiptareve....dil edhe njehere tjeter andej nga Presheva... dil te shohesh me syte e tu se cfare ka katranosur antishqiptarizmi yt dhe i Hashimit perzjere aq neveritshem me kurvllikun e Vllahutinkes e Mogherinit si dhe me banditizmin kriminal te Vuciceve,Daciceve e Shesheleve me shoke qe aq me shumice i ka "fqinj"... Shqiperia jote e vizionit europian...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat