Seancë mbi seancë, ky është turpi!

Opinione

Seancë mbi seancë, ky është turpi!

Nga: Mr. sc. Ymret Reshiti Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:40
Mr. sc. Ymret Reshiti

Turra vrapi i partive të  koalicionit qeverisës për  thirrur seancë mbi seancë, nuk mund të kuptohet assesi ndryshe  veç se, një tentativ për të  penguar  dhe pamundësuar mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme, të thirrur nga partitë opozitare konformë rregullave dhe procedurave.

Sigurisht që ideja e partive të koalicionit qeverisës për të  thirr seancë për të Martën në ora 9, edhe pse ka qenë e thirrur para tyre një seancë nga opozita po të Martën në orën 10, po del të jetë ide me prapavijë politike që po e skandalizon skenën politike kosovare dhe po  përdhos tempullin e demokracisë –Kuvendin e Kosovës.

Proceduralisht nuk do duhej që seanca e partive të  koalicionit qeverisë të  bëhet pengesë për mbajtjen e seancës së thirrur nga partitë e opozitës. Të Martën Në orën 10 është dashur që të përfundoj seanca e partive të koalicionit qeverisës, u pajtuan apo jo për ndonjë përfundim .Por jo që nuk ndodhi, nuk u respektua rregullorja e punës për  orarin e seancës së radhës, këtyre nuk u mjaftoi as tërë dita e martë, mandej vazhdojnë në mënyrë të paligjshme që të abuzojnë edhe gjatë ditës së mërkure pas asnjë rezultat.

Kjo po kuptohet qartë, mbase ata nuk kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për të pasur një rezultat por ata synojnë që rezultati të jetë  pamundësia e mbajtjes së seancës nga opozita në mënyrë që presidenti të ketë duart e lira për takimin me Vuçuçin me 7 shtator që të bisedoj edhe për “korrigjim kufijsh”.

Deri këtu ka zbritur niveli i kulturës dhe moralit të  partive  të koalicionit qeverisës sa që për ambicien e sëmur të një  individi janë në gjendje ta rrezikojnë shtetin e Kosovës dhe ta rëndojnë klimën politike .

Fatkeqësisht  krye protagonistë i veprimeve të ulëta politike të  koalicionit të partive qeverisëse po del të jetë tani  Kryeministri i kravatave, të cilit morali i ka mbetur maje Çakorri!

Tani ai po ndihet ma i relaksuar pa moral e fjalën e besës nga Kanuni,  për të cilën  betohej orë e qastë.

Kryeministri i kravatave fatkeqësisht fatin e Kosovës e ka lidhur ngushtë me fatin e karriges së Kryeministrisë. Deri këtu ka ra niveli i gjeneralit të Dukagjinit sa të na  dëshmoj për së gjalli se sakrificat e tij sublimohen në karrige pushteti dhe në lukse!

Reflektimi ndryshe i partive opozitare

Problem i numrit të votave të deputetëve është emërues i përbashkët i dy taborëve  që kanë thirrur seanca të jashtëzakonshme por këtu nuk do të duhej të përfundon përpjekja e opozitës për të ndal idetë e çmendura që prekin integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Nëse vërtet qëllimi i koalicionit të partive të koalicionit qeverisëse qenka ngulfatja e debatit dhe  pamundësimi i artikulimit të zërit institucional të opozitës në Kuvendin e Kosovës përmes nxjerrjes së një rezolute ,atëherë  kanë gabuar rënd  partitë e koalicionit qeverisës të pushtetit.

Partitë e opozitës duhet të mblidhen në një sallë tjetër të Kuvendit ët Kosovës,  dhe nëse nuk kanë kuorum për mbledhje dhe votim të draft  rezolutës, ata mund të debatojnë dhe në fund të nxjerrin një deklaratë politike si grupim politik parlamentar,  të cilin ia drejtojnë presidentit Thaçi, Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtarë me të cilin politikisht dhe juridikisht zyrtarizojnë pikën 1 dhe 2 të draft rezolutës së tyre.

Ajo deklaratë  duhet të nënshkruhet nga njëri prej nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, dhe e shoqëruar me përshkrim të rrethanave politike që i kanë paraprirë asaj deklarate politike.

Kjo deklaratë politike do të pezulloj përkohësisht “ bisedimet me Serbinë “ dhe do të ulë me këmbë në tokë presidentin Thaqi, partitë e koalicionit qeverisës dhe Mogerinin, duke ju  përkujtuar se vazhdimi i bisedimeve pa pasur 2 /3 e Kuvendit të Kosovës janë aventurë e kotë dhe  me pasoja për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat