Strategjitë e shtetit serb për ndarjen territoriale të Kosovës

Opinione

Strategjitë e shtetit serb për ndarjen territoriale të Kosovës

Nga: Msc. Gani Kadriu Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:33
Msc. Gani Kadriu

Dihet që procesi i Decentralizimit, mund të realizohet si spontanisht ashtu edhe me vetëdije. Arsyet janë nga më të ndryshmet: tekniko-teknologjike, ekonomike, politike, ushtarake-strategjike, etj., por duhet kujdes, që të bëhet dallimi, ndërmjet  decentralizimit absolut dhe atij relativ.

Nëse, pa u analizuar mirë, kalohet në decentralizim absolut, pasojat do të jenë fatale për Shtetin e Kosovës dhe popullin e tij, sepse decentralizimi absolut siguron kompetenca të favorshme për bashkësinë e komunave serbe, duke zvogëluar kompetencat e administrimit qendror të shtetit të Kosovës dhe pa vështirësi siguron kushtet ligjore edhe për ndarje territoriale të saj.

Shtrohet pyetja, po gjatë bisedimeve rreth procesit të Decentralizimit në Kosovë, me çfarë niveli profesional-shkencor, apo politiko-juridik janë përgjigjur pjesëmarrësit e shtetit të Kosovës, për interpretimin e drejtë dhe sigurimin e të drejtës shtetërore mbi pasuritë natyrore të territorit Duke i dhënë të drejtë dhe mbrojtur sistemin e decentralizimit relativ, për të mos kaluar sistemi i decentralizimit absolut, kriteret e të cilit, bashkësisë së komunave me serbë në Kosovë, do t’u sigurojë të drejtat juridike për të vendosur dhe manipuluar me pasuritë natyrore të shtetit të Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim me shtetin e Serbisë.

Duhet pranuar, se në Kosovë nuk kanë ekzistuar dhe ende nuk ekzistojnë as sot, parametrat politikë dhe ekonomikë për decentralizim të mirëfilltë, për integrim, sipas standardeve evropiane, pa sigurimin e të Drejtës Kushtetuese të Pushtetit Qendror të Republikës së Kosovës, për mbikëqyrje dhe planifikim të pasurive natyrore në gjithë territorin e vendit.

Më poshtë po shtjellojmë disa çështje që për mendimin tim janë thelbësore:

Decentralizimi apo copëtimi i Kosovës

Mungesa e vigjilencës rreth procesit të decentralizimit, janë pasojat shkatërruese për territorin dhe popullin e Kosovës.

Një historik i shkurtër i organizimit të një pjese të territorit të Kosovës, dikur dhe sot.

Sipas rekomandimeve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, për qëllime të caktuara politike, pas vitit 1981 në Kosovë, nga 22 komuna që ishin, numri i tyre u shtua në 30. Kështu Komuna e Mitrovicës, e cila kishte 141 vendbanime me një sipërfaqe prej 794 km2, sot ka 47 vendbanime me një sipërfaqe prej 335 km2. (Pa përfshirë pjesën veriore, numri i vendbanimeve dhe territori i Mitrovicës është edhe më i vogël).

Komuna e Zubinpotokut, si vendbanim i Mitrovicës, në vitin1981 kishte 791 banorë. Sot kjo komunë me sipërfaqe prej 333 km2 (sa territori i Mitrovicës) dhe 61 vendbanime (98% etnikisht të pastra vetëm me popullsi serbe), ka rreth 6000 banorë. Vetëm në dy vendbanime ka popullsi shqiptare, me rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të komunës.

Edhe komunës së Zveqanit, e cila deri në vitet ‘80 ishte vendbanim i Mitrovicës, me rregullimin territorial të përcaktuar sipas planeve politike të Serbisë, iu caktuan rreth 34 vendbanime me sipërfaqe 122 km2, ku 90% e të cilave, gjithashtu ishin etnikisht të banuara vetëm me popullsi serbe.

Në këtë mënyrë  u veprua me Komunën e Prishtinës dhe atë të Ferizajt.

Komunës së Ferizajt iu morën 16 vendbanime me  sipërfaqe 247 km2, të cilat iu shtuan komunës politike-strategjike, për lidhje me vendqëndrimet (enklavat) serbe, Shtërpcës, e cila në vitin 1981, si vendbanim i Ferizajt kishte 1911 banorë serbë. Sipas vlerësimit që ka bërë Enti Statistikor Federativ i Jugosllavisë (në vitin 1991 Kosova nuk pranoi që regjistrimin ta kryejë Enti Statistikor i Serbisë), në vitin 1991, si rezultat i formimit të Komunës së Shtërpcës, ku iu shtuan 16 vendbanime të komunës së Ferizajt, një pjesë e tyre e banuar me serb, ku sot aktualisht kjo Komunë ka mbi 8138 banorë serbë dhe 4574 banorë shqiptarë.

Në komunën e Kamenicës, me një sipërfaqe territoriale prej 521 km2, serbët jetonin në rreth 70% të 74 vendbanimeve, që siguronin lidhje të mira etnike me vendqëndrimet (enklavat) e tjera serbe përgjatë kufirit me Serbinë edhe brenda Kosovës.

Në vitin 1981, në Komunën e Prishtinës (Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë) jetonin 50269 banorë serbë e malazezë, ose ¼ e popullsisë së përgjithshme serbo-malazeze që jetonin në Kosovë, pra rreth 50% e të cilëve jetonin në qytetin e Prishtinës.

Po të marrim në analizë se cilat ishin arsyet që Novobërda, në vitet  ’80 si vendbanim i Prishtinës me 292 banorë gjithsej, prej të cilëve 275 banorë shqiptarë, 11 banorë serbë dhe 6 të tjerë, formohet si komunë dhe sot është me 10 vendbanime, ku aktualisht ka rreth 2900-3000 banorë shqiptar dhe mbi 1000 banorë serbë.

Nga këto parashtrime shtrohet pyetja cilat ishin arsyet për formimin e këtyre komunave xhuxhe-mëhalle në vitet ’80?  Sigurisht arsyet nuk ishin ekonomike, pasi në vitet ‘80 disa komuna të Kosovës, si Skënderaj, Gllogocë, Podujevë etj. të ardhurat reale kombëtare për banorë (kapita) i kishin rreth 30 dollarë dhe sipas nivelit ekonomik mund të regjistroheshin në vende me nivel jetese të ulët, pra në vende me varfëri ekstreme.

Mbas gjithë kësaj që bëri Shteti Serb, për ndryshime në organizimin territorial të Kosovës, përfundimi është i qartë, këto ishin modelet e ASHA të Serbisë për qëllime të caktuara territoriale.

Sipas të ashtuquajturit model të Millosheviçit, decentralizimi do të mundësonte formimin edhe të 10 komunave të tjera që siguronin një bazë të mirë për ndarje të tjera të territorit të Kosovës.

Por mjerisht, menjëherë pas luftës në vitin 2004, modelin e Millosheviçit e përforcoi edhe më shumë propozimi i miopit, në atë kohë,  Kryetar i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, i cili, pas një vizite në SHBA, sapo arriti në Prishtinë, bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka bërë të njohur idenë e Kuvendit të Kosovës për decentralizimin, ide e cila nuk ishte shqyrtuar kurrë më parë në këtë Kuvend. Vet z. Daciqi (i kompleksuari,  i cili në çdo prezantim thotë:  unë "akadem.." N.D), e kishte vlerësuar si projekt-ide të vetën dhe si më origjinalen, nga të gjitha ato projekt-ide që ishin propozuar, deri atëherë nga Këshilli i Evropës, Qeveria e Serbisë dhe grupi i përbashkët i "ekspertëve" vendorë dhe i atyre të UNMIK-ut. Për këto verbëri dhe miopi të Daci-qit, kanë reaguar Partia Demokratike e Kosovës, por ishte e kotë. Dokumenti i miopit Daci-që, përshkruante se si do të funksiononin komunat dhe qytetet, në bazë të projekt-idesë së decentralizimit të propozuar nga ai, duke formuar edhe 39 komuna për 7 qytetet më të mëdha të Kosovës (Gazeta KOHA DITORE, e hënë, 28 qershor 2004). Ky propozim, përforconte edhe me shumë idenë e Millosheviçit, për ndarjen territoriale të Kosovës, që tashmë po shihet fare qartë.

Për ata që donin të shtonin numrin e komunave, sipas modelit të Millosheviçit në vitet ’80, dhe thirrjes së Tadiçit,  i cili më vonë vajtonte shtimin numrit të tyre, shumë shpejt erdhi kërkesa e miopit Nexhat Daci, i cili pa vështirësi ua plotësoi dëshirat, duke propozuar shtimin e numrit të komunave në Kosovë nga 31 në 70, si njësi administrative, sipas tij, me sipërfaqe 70-100 km2.

Këto propozime për shtimin e numrit të komunave në një territor me sipërfaqe prej 10886 km2,  janë strategjia e përgatitur nga ASHAS, dhe e përkrahur nga miopët shqiptarë, që aktualisht rrezikojnë ndarjen territoriale të Kosovës.

Pas diskutimeve të para (në fillim të vitit 2003) dhe më pas në vijim të diskutimeve për Sistemin e Decentralizimit, disa prej përgjegjësve politikë të shtetit të Kosovës, të cilët të përkrahur nga shumë "intelektualë" me tituj të lartë shkencorë, e kishin gojën plot decentralizim, duke mos marrë parasysh se çfarë rreziku po i kanoset territorit të Kosovës.

Para këtyre sjelljeve naive dhe të pa pjekura, të përgjegjësve politikë në Kosovë rreth procesit të decentralizimit, mjerisht heshti edhe ASHA e Kosovës.

Gabim njerëzor, politik dhe intelektual, apo qëllimisht,  bëri UNMIK-u, dhe personalisht Marti Ahtisari, i cili vazhdoi me angazhimet, deri sa caktoi  edhe kriteret për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, pa i kërkuar shtetit Serb përgjegjësi për krimet e bëra në Kosovë dhe pa hequr nga Kushtetuta e saj, Kosovën si pjesë e territorit.  Gabime fatale kanë bërë me radhë edhe qeveritë e Kosovës të zgjedhura deri më sot, duke biseduar dhe nënshkruar marrëveshje të pa shqyrtuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat edhe sot shteti serb nuk i vlerëson.

Fillimi i dialogut të brendshëm në Serbi më 30 tetor 2017, iniciuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç, po e vërteton haptazi ndarjen e Kosovës, duke u mbështetur në sistemin e decentralizimit të komunave me shumicë serbe.

Nga ana tjetër Ivica Daçiç, si Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në një intervistë për Agjencinë “Rojters”, duke krahasuar Katalonën, për të cilën Spanja po lufton për të mbrojtur konceptin e vet për të, shprehet se edhe ne serbët mund të luftojmë për tokën tonë, dhe shton: "Serbija e konsideron dhe e vlerëson Kosovën si djepin e vet historik dhe do kërkojmë konferencë ndërkombëtare, e cila do të pengonte luftën e ardhshme, gjatë gjithë një shekulli".Mbi këto sjellje dhe thënie të politikanëve të shtetit Serb, rreth Bashkësisë së Komunave, Presidenti i Kosovës, kërkon me këmbëngulje, që: "Institucionet e Kosovës e kanë për obligim themelimin e Asociacionit të Komunave serbe sa më parë".

Lidhur  me bisedat e para rreth propozimit për decentralizimin dhe formimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, përmes një reagimi botuar në gazetën “Koha Ditore”, më 18 prill 2003, por edhe më vonë,  në gazetën “Bota Sot”, më 22 prill 2013, doja të përkujtoja, se propozimi për decentralizimin e shtetit të Kosovës edhe pas zgjidhjes së statusit politik të tij, ngjall shpirtrat e djallit në Serbi, sepse përmes decentralizimit dhe bashkësisë (asociacionit) së komunave do të përforcohen enklavizimet (vendqëndrimet) si përgatitje për (bashkim) kantonizim, dhe sipas sugjerimeve të kishës serbe dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve te Serbisë (ASHAS), edhe ndarjen territoriale të Kosovës dhe se Projekti i decentralizimit me ato kritere që ishin paraparë në përmbajtjen e tij dhe tashmë janë pranuar, është vetëvrasje për popullin shqiptar dhe minoritetet e tjera jo serbe.

Për ata që kishin vizion, shihej haptazi, se ndihmesë të madhe zhvillimit dhe përforcimit të strukturave paralele, pas 10 qershorit 1999, u jepte neglizhenca e UNMIK-ut, për zhbërjen e tyre.
Pavarësisht se në tetor të vitit 2003 OSBE-ja i dërgoi UNMIK-ut një raport te hollësishëm, me rekomandime për zhbërjen e strukturave paralele në Mitrovicë.

Edhe pas rekomandimit të OSBE-së, UNMIK-u nuk ka reaguar në zhbërjen e strukturave paralele, dhe se "ilaçin" kundër strukturave paralele pas vitit 2005, e shihte vetëm nëpërmjet decentralizimit. Ndihmesën e dikurshme në heshtje të UNMIKU-t, nëpërmjet përforcimit të strukturave paralele të planifikuara nga politika e Serbisë, si plan afatgjatë për ndarjen territoriale të Kosovës përmes decentralizimit, formimit të Bashkësisë (ASOCIACIONIT) së komunave me shumicë serbe  dhe haptazi  neglizhencën e qëllimshme të  UNMIK-ut, vërtetuar më datë 14.11.2017, në OKB, nga deklarata e shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, duke shprehur se: "HENDEKU MË I MADH AKTUALISHT MES KOSOVËS DHE SERBISË ËSHTË FORMIMI I ASOCCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE". Mjerisht është përkrahje me vetëdije apo pa vetëdije, i sigurimit të kushteve për ndarjen territoriale të Kosovës, sipas  politikes së Serbisë, si dhe mbështetjes, dikur në heshtje dhe tani haptazi të vet UNMIK-ut. 

Ky ishte një mashtrim, para të cilit dikur dhe sot "intelektualët" shqiptarë, përgjegjësit politikë dhe ASHAK, ishin në gjumë, pasojat e të cilit tani po duken qartë.

Duhet rikujtuar se po në prill të vitit 2004, Beogradi vetëm kishte vizatuar hartën e re të Kosovës dhe kishte planifikuar propozimin për katër apo pesë kantonet (komunat) (Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ferizajn), të ngjashëm me rregullimin territorial-politik të Mbretërisë SKS të viteve 1921-1931, kur Kosova ishte e ndarë në pesë qarqe (Zveçanit, Kosovës, Dukagjinit, Prizrenit dhe Shkupit).

Qeveritë serbe gjithmonë rregullimin territorial-administrativ të Kosovës e bënin në mbështetje të përbërjes dhe renditjes etnike të popullsisë dhe kishin përkrahje edhe të disa ndërkombëtarëve, duke shfrytëzuar si pranim, heshtjen qe përgjegjësve politikë në Kosovë.

Këtë haptazi, që atëherë, qe vërtetoi edhe Vuk Draskoviç në një intervistë në KTV, më 17.11.2005,  duke u thirrur gjithmonë në raportin e Kai Aide (të cilin e interpretonte ashtu siç i pëlqente atij dhe Serbisë), se 200.000 serb (sipas V.D), që e kanë lëshuar Kosovën dhe tani duhet të kthehen, jo më në vendbanimet e tyre të mëparshme, por ku ata dëshirojnë, si: në Graqanicë, në Llapnasellë, në Qagllavicë, sigurisht për t’u lidhur me Lipjan, Shtërpcë, Prilluzhë, Mitrovicën veriore dhe me Zveqan. Saktësisht në ato pjesë të Kosovës, nëpër të cilat e bëri vizitën e parë pas lufte në Kosovë dhe e zhvilloi marshutën Boris Tadic.

Sigurisht, kur do të bisedohej për kthimin e serbëve, kjo kërkesë do të shtrohej para komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht edhe gjatë bisedimeve për pavarësinë e bashkësisë së komunave serbe, për policinë, për gjyqësinë, për planifikimin hapësinor, etj. dhe do t’i arsyetonin si zona të sigurta dhe të mbrojtura, për lidhje ekonomike, kulturore dhe historike me Serbinë, me pretendimin se në një të afërme, të ndahen dhe të krijojnë nga Kosova lëkurën e leopardit.

Rreth këtyre çështjeve, disa personalitete ndërkombëtarë, vigjilentë dhe të sinqertë, me vëmendje përcillnin lëvizjet politike pas lufte në Kosovë dhe haptazi rekomandonin  si të veprohet për zgjidhje të drejtë të problemeve që krijonte Serbia përmes komunitetit serb në Kosovë. Kështu në prill të vitit 2004, Buganjski tërhoqi vërejtjen se: " nëse vazhdohet me zhagitje (të cilën me qëllim e bënte Serbia), të zgjedhjes së problemeve për kthimin e serbëve ne vendbanimet e tyre të më hershme brenda në Kosovë, do jetë vështirë ndërtimi i një shoqërie nulti etnike, si dhe me të madhe do të jenë gjasat, se ndarja do të jetë rezultati final"

Ndërkombëtaret nuk përfillën, ndërsa vendoret nuk e aktualizuan porosinë e z. Wolgfang Petritsch, "që kur të diskutohet për Kosovën nëpërmjet DECENTRALIZIMIT, të mos përsëriten gabimet, modelet e shekullit XlX, që territori i Kosovës nëpërmjet decentralizimit të ndahet sipas etniciteteve".

Në Kosovë e më gjerë, këto lëvizje vrojtoheshin dhe interpretoheshin në mënyra të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, reagohej sikur nuk donin ta pranonin realitetin që po ndodhte para syve të tyre, duke u ngushëlluar me fjalë naive përmes mediave, "Beogradi po hahet me ëndrra"!

Fakti se në fillim të bisedimeve, nuk pati sykthjelltësi  nga ana e përfaqësuesve të Kosovës për të kërkuar me ngulm nga Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar, korrigjimin dhe ndryshimin e preambulës në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ku Kosova parashihet nën juridiksionin e saj, flet shumë, se sa ishin të papërgatitur përfaqësuesit e Kosovës! Serbia, në çdo kohë ishte dhe është qe përgatitur për bisedime rreth çështjes së Kosovës, e sidomos shumë më e fuqishme pas aprovimit të Projektit për Decentralizim, me përmbajtje të një hapësire të bollshme për interpretime të favorshme për Serbinë, por shqiptaret e Kosovës, mjerisht  gjithmonë i ka gjetur të papërgatitur, dhe të paaftë, për interpretimin e përmbajtjes së Projektit.

Asnjëherë nuk u përfillën dhe analizuan rekomandimet e atyre njerëzve, që ishin vigjilent e të sinqertë, si: z. Peter Rogell, i cili porosiste: "KUJDES NGA PLANET SERBE PER KOLONIZIMIN E KOSOVES".

Serbët të ikur nga vendbanimet e ndryshme të Kosovës, në masën më të madhe u përqendruan në Veri dhe ne
pjesën Lindore. Tani ata paraqesin rrezik potencial për ta përforcuar praninë e tyre jo reale (duke shtuar numrin e serbëve me falsifikime) nëpër vendbanime të caktuara të Kosovës, në mënyrë që pas enklavizimit (vendqëndrimit) ta aktualizojnë kantonizimin (bashkimin territorial), normalisht edhe ndarjen territoriale, kështu siç po shihet.

Këto plane janë propozuar, sa e sa herë nga Dobrica Qosiqi, i cili vazhdimisht i ka porositur serbët se: "kurdo që e kërkon nevoja,, serbët duhet të manipulojnë, falsifikojnë dhe gënjejnë, dhe se GËNJESHTRA PËR INTERES TË KOMBIT, PËR SERBËT ËSHTË AKT PATRIOTIK..."

Plani i shpallur në "Kuvendin e Unionit të Komunave serbe", më 25 shkurt 2003, në Veri të Mitrovicës, që atëherë është vlerësuar me të drejtë nga OSBE, si :"PLAN PËR NDARJE ETNIKE E JO PËR INTEGRIM TË KOSOVËS". Para këtij veprimi, në Kosovë reagohej ad-hoc (me eufori) dhe brenda një kohe të shkurtër heshtej.

Serbët në atë kuvend zgjodhën anëtarët që do të përfaqësonin vendbanimet e Anamoravës, Kosovës qendrore, Veriun e Kosovës, Dukagjinin dhe Shtërpcën, që nënkuptohej se kanë përgatitur edhe argumente (sigurisht edhe të falsifikuara), për pranin e popullatës serbe, në vendbanimet e këtyre rajoneve dhe më gjerë në gjithë territorin e Kosovës, si dhe dëshmi kadastrale për pronat e tokave, që është argument qenësor për vetë administrimin e një territori.

Sulmi i politikaneve serb, që me çdo kusht të kenë një status të veçantë politikë, për komuna me popullatë shumicë serbe, ishte strategji e përgatitur herët, me qëllime të caktuara për ndarjen territoriale të Kosovës.

Kjo strategji politike ishte e përgatitur mirë dhe përmes normave të Sistemit të Decentralizimit, që ti paraqisnin edhe para komunitetit ndërkombëtar, paraqesin dëshmitë (gjithmonë të falsifikuara) të pa kontestueshme për strukturën nacionale të popullsisë, pranin e saj sipas vendbanimeve si dhe dëshmitë e kadastrave për pronat dhe pronarë të tokave, nga që kanë dokumentacionin me librat origjinalë të Kadastrave dhe të Gjendjes civile, ndërsa ne kemi pranuar kopjet, me cilat nuk do të mund asnjëherë të paraqesim prezencat e tyre origjinale.

Shteti Serb e di fare mirë, se në sistemin e ekonomisë së tregut, në shtetet demokratike, prona është e shenjtë dhe pronari i saj është ai që ka dëshminë në emrin e tij. Pronat në Kosove kanë qenë të regjistruara në librat e Kadastrës si dhe në dokumentacione të tjera shtetërore.

Shteti Serb e di mirë gjithashtu, që në rastin e shtetit Izraelit populli i saj, në territorin e sotëm ka siguruar në bazë të tapive, që secili individualisht apo kolektivisht ka pasur dhe e kanë blerë gjatë dy mijë vjetëve të shkuara, deri në momentin e krijimit të kushteve të njohura historike, të themelimit të shtetit të sotëm Izraelit, në vitin 1948.

Duke u bazuar në këtë shembull, qeveria serbe, që nga viti 1999 dhe sot i ndihmon qytetaret serb, për të blerë pasuritë e patundshme të shqiptareve në Veri të Mitrovicës edhe me çmime shumë të larta, për të siguruar kështu territorin etnikisht të pastër, vetëm me popullsi serbe.

Shteti Serb e di fare mirë, se në sistemin e ekonomisë së tregut, në shtetet demokratike, prona është e shenjtë dhe pronari i saj është ai që ka dëshminë në emrin e tij. Pronat në Kosove kanë qenë të regjistruara në librat e Kadastrës si dhe në dokumentacione të tjera shtetërore.

Shteti Serb e di mirë gjithashtu, që në rastin e shtetit Izraelit populli i saj, në territorin e sotëm ka siguruar në bazë të tapive, që secili individualisht apo kolektivisht ka pasur dhe e kanë blerë gjatë dy mijë vjetëve të shkuara, deri në momentin e krijimit të kushteve të njohura historike, të themelimit të shtetit të sotëm Izraelit, në vitin 1948.   

Serbia e vetëdijshme për gjendjen e librave të Kadastrës, të cilat i tërhoqi dhe tani ka origjinalet, kurdo dhe si do, ajo mund të falsifikojë dhe t’ua sigurojë pronat edhe atyre serbëve, që asnjëherë nuk kanë qenë banorë të Kosovës. 

Serbët nuk ndalen së vepruari, ata vetëm pak pushojnë, derisa përgatitin planet për veprim. Dihet pas pushtimit turk, heshtën plot 305 vite dhe reaguan kur e kërkoi nevoja për interesat e tyre. Ne shqiptarët, pavarësisht se kemi shumë universitete dhe ASHA, akoma jetojmë me folklor.

Do të ishte mirë që disa lider rahagjoksa, të cilët para popullit, morën përgjegjësinë për sigurimin e tërësisë territoriale të Kosovës, të jenë vigjilentë në veprimet e shtetit serb, sidomos rreth çështjes së sistemit të decentralizimit, formimit dhe funksionimit të bashkësisë (asociacionit) së komunave serbe, duke i përcaktuar me kujdes të drejtat e pushtetit të këtyre bashkësive.

Sot, duke analizuar kërkesat dhe qëndrimin e patundshëm të deputeteve serbë, se bashkësia (asociacioni) e komunave serbe në Kosovë, në mënyrë të përpiktë do të  funksionojë sipas principeve që janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës dhe se sipas tyre: "Beogradi është çelësi i cili ka nënshkruar marrëveshjen për funksionimin e komunave serbe", bën të kuptosh se në atë marrëveshje të nënshkruar, pa e analizuar mirë, ka shumë hapësira juridike, të cilat favorizojnë në maksimum pushtetin e tyre, duke mos qenë fare të detyruar që të respektojnë pushtetin qendror të shtetit të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, do t’iu përmbahet me përpikëri propozimeve të profesorit  të Universitetit të Drejtësisë Vladan Kutleshiç, që përmes Decentraizimit të  sigurohet ?autonomi e plotë politike dhe territoriale për serbët e Veriut të Kosovës, ndërsa serbëve që jetojnë në Jug të Ibrit t’ju sigurohet autonomi kulturore, gjuhësore dhe informative. Përmes autonomisë territoriale dhe politike,  të bashkësisë (asociacionit) së komunave serbe në Veri, Serbia do të sigurojë pronësinë mbi "Trepçën"

Duke mos ditur se cilat janë pasojat për Kosovën me themelimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaron publikisht: "Institucionet e Kosovës kanë obligim themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sa me parë".

Shembulli konkret, që u jep mësim komunave serbe, se si duhet të mos i përfillin qëndrimet e pushtetit qendror, është edhe kërcënimi i para disa ditëve i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, përmes  gazetës  "Bota Sot", ku thotë se: "Autostrada nëse nuk realizohet do ta bllokoj hermetikisht Gjilanin, që qeveria mos me mujt me hy në territorin e Gjilanit". Shtrohet pyetja si do veprojë Bashkësia (Asociacioni) e Komunave Serbe, kur kanë kompetenca shumë më të forta

Është mençuri të kenë funksionimin të barabartë të gjitha komunat, të mos përsëriten momentet e vitit 2004, kur iu dha rasti politikanëve serb dhe shumë ndërkombëtarë, kur thuhej se :" këmbëngulja për decentralizim...." është përgjigje, ndaj trazirave të marsit të vitit 2004 dhe vërtet doli si shpërblim ndaj serbëve e Serbisë, dhe i lanë në harresë bëmat e saj në Kosovë deri më 1999.

SERBIA E KA HALLIN DHE INTERESIN, TE PASURITË E NËNTOKËS SE KOSOVËS, E JO TË SERBËVE TË KOSOVËS, TË CILËT I KA MONEDHË PËR KUSUR!

Dua t’ua kujtoj atyre miopëve dhe matrapazëve shqiptarë që po bëjnë plane për të bërë pazarllëqet me Serbinë, për pjesë të territorit të Kosovës , për të cilin nuk kanë njohuri, se Serbia nuk e ka hallin e 8% të popullsisë serbe që jeton në Kosovë, e cila ka qenë e privilegjuar (edhe gjatë sundimit turk),  e as të manastireve e kishave (të cilave qeveritë serbe gjatë sundimit ua kanë shtuar oborret-METOHE-et, për qëllime të caktuara politike), por po vajton dhe lufton për pasuritë natyrore të Kosovës, të cilat gjatë historisë, deri në vitin 1999, kanë qenë lënda e parë e industrisë së Serbisë dhe ish-Jugosllavisë.

Ivica Daçiç e di mirë se në Kosovë ishin rezervat më të mëdha te linjitit në ish-Jugosllavi, rezervat e plumbit dhe zinkut kalonin 50% të rezervave të Jugosllavisë. Gjithashtu e di mirë se në Kosovë ishin rezervat më të mëdha të mineralit të nikelit në ish-Jugosllavi dhe rezervat e jo metaleve (magneziumit dhe boksitit).

Para disa vitesh këtë e vërtetonin nëpërmjet mediave edhe deklaratat e studiuesve dhe hulumtueseve serb, profesor ne Fakultetin e Xehetarisë dhe Gjeologjisë në Universitetin e Beogradit.

Në intervistat e tij, dr. Novak Bleçiç, profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Gjeologjisë ka porositur: "Nëse me ndonjë zgjidhje përfundimtare ekstreme te statusit të Kosovës, me të cilin do i bëhet e pamundur Serbisë që t’i shfrytëzojë resurset e Kosovës, do t’i shkaktohet dëm i madh, i paparashikueshëm ekonomisë së Serbisë. Serbia në këtë rast do mbetet pa pjesë të konsiderueshme të rezervave të linjitit, pastaj të plumbit dhe zinkut, me komponentin përcjellës- argjendin, bismutin, kadmiumin dhe arin.

Kolegu i tij, prof. dr Radomir Simiç thotë: " Nëse krahasohet Kosova me hapësirën e përgjithshme të Serbisë, për afro 50% është më e pasur me pasuri minerale, kurse thëngjill ka pesë herë me shumë se Serbia. Sa i përket thëngjillit, Kosova ka rezerva të tilla çfarë nuk ka asnjë shtet në Evropë.

Gjithashtu profesori tjetër i Fakultetit te Xehetarisë dhe Gjeologjisë, në Universitetin e Beogradit, Nenad Gjaiç, thekson: "Nëse rezervat e thëngjillit në Kosovë shndërrohen në ekuivalent të karburantit të lëngët kjo është mbi 2 miliard tonë naftë, që sipas çmimeve botërore të naftës, vendgjetjet e thëngjillit në Kosovë vlerësohen me rreth 500 miliard dollarë (vlera e dollarit në vitin 2004), ndërsa nëse ekuivalenti i thëngjillit do të llogaritet sipas çmimeve të energjisë elektrike, atëherë kjo do të ishte në vlerë rreth 600 miliard dollarë".

Prof. dr.Mihajlo Milojeviç, thotë se: “ujërat nëntokësore në Kosovë janë në sasi të mjaftueshme dhe konsiderohen si ujërat e pijshëm të cilësisë më të mirë se çfarëdo ujërash botëror në shishe". (Sipas gojëdhënave, për ujërat në Kosovë dhe natyrën e saj ka folur edhe Sulltan Murati, para se ta pushtonte këtë pjesë të Ballkanit. Serbët këto të dhëna i kanë analizuar mirë, me kujdes, dhe veprojnë pa u ndalur).

Këta njohës të mirë të Universitetit të Beogradit rreth pasurive nëntokësore në Kosovë, haptazi pranojnë se: "TE DHENAT PER REZERVAT E MEDHA TE LENDEVE TE PARA NE KOSOVE, DERI TANI JANË RUAJTUR SI SEKRET I FORTE AFARIST SHTETROR, POR TANI, MENDIMIN DHE INFORMATAT PER PASURITË NENTOKËSORE - XEHERORET E TË TJERA, TE KOSOVES, GJERËSISHT DO TE SHPERNDAHEN EDHE NE SHKOLLAT FILLORE NE POPULLATEN E SERBIS".

Këta akademikë të Serbisë, duke ditur vlerën e pasurive nëntokësore të Kosovës, porositin shtetin Serb: "QË KURRË TE MOS I SHLYEJN PLANET E VETA NGA KËTO PASURI".

Pavarësisht nga këto pasuri natyrore që dispononte Kosova, populli i saj në ish-Jugoslavinë ishte më i varfri, me të ardhura kombëtare reale, për kokë banori (9?) nëntë? herë më të ulëta se mesatarja e Sllovenisë, mbi 6 herë më të ulëta se mesatarja e ish -Jugosllavisë dhe mbi (6) gjashtë herë me të ulëta se mesatarja e Serbisë.

Edhe pas këtyre informacioneve të hulumtuesve - profesorëve të nderuar, të Fakultetit të Xehetarisë dhe Gjeologjisë, të Serbisë, mjerisht, disa matrapazë shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë pasur detyra të larta për këto çështje, kanë vepruar siç mban lopa kambanën në qafë. Dhe kështu si po shihet, për këto pasuri nëntokësore në Veri të Mitrovicës dhe në gjithë Kosovën, ka pasur informacione kafenesh dhe pa fijen e turpit marrin guximin që "Trepçën" dhe xeherorët në Veriun e Mitrovicës t’i quajnë "Dinosaurus". Kjo situatë tregon nivelin e arsimimit të "intelektualve" në Kosovë, përgjegjës për këto lami.

Ivica Daçiç, në intervistën dhënë gazetës gjermane "Frangfurter Algemeine Zeitung", vërtetoi haptazi personalisht, duke pranuar se “Veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës”.

Shteti Serb nuk gabon kur bën pazare me tygjaret naiv, si Regjep Qosiqi, dhe të tjerët e nivelit të tij, për ta marrë territorin e Kosovës aty ku janë rezervat e arit dhe për arat e Luginës së Preshevës ku mund të kultivohet vetëm duhani dhe asgjë tjetër, pavarësisht se dikur këto territore, ishin pjesë e Kosovës.

Synimi i Serbisë është veriu i Kosovës

- Serbia nuk e ka hallin e popullatës serbe në Kosovë, por e ka hallin te sigurimi i pronësisë për pasuritë më të çmuara që ka toka e Kosovës, pasuritë nëntokësore që përmblidhen nën firmën "TREPÇA", për të vazhduar përmes Prilluzhës deri te rezervat e thëngjillit në Obiliq.

- Parku famoz i "Paqes", Muri i ndarjes në Veri si dhe Treni i "stolisur" i nisur nga Beogradi për në Kosovë, janë një pasqyrim i mjegulluar, pas të cilit qëndron interesi i Serbisë, për pasuritë nëntokësore te Kosovës e sidomos për "Trepçën".

Të gjitha këto më 26 shkurt 2017, haptazi i thotë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guteresh, duke shprehur brengosjen për eskalimin e situatës mes Beogradit dhe Prishtinës, ku në veçanti thekson se: "PERFAQËSUESIT DHE ZYTRARET E SERBËVE TË KOSOVES KANË NDERPRERË PJESËMARRJEN NE INSTITUCIONET SHTETRORE TE KOSOVES, SI PERGJIGJE NE LIGJIN E RI PER "TREPÇEN" DHE THEMELIMIN E ASOCIACIONIT TE KOMUNAVE SERBE".

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë argumente të qëndrueshme rreth përmbajtjes se marrëveshjes së nënshkruar për Asociacionin e komunave, e cila ju siguron pushtet të plotë edhe ne planifikimin hapësinor dhe pushtetin mbi pasurit nëntokësore , aty ku ata janë shumicë e sidomos në Veri të Kosovës.

Sot, pa lejen e shqiptarëve të Kosovës, që me shekuj kanë sakrifikuar për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut të vet, dalin tugjar të ardhur nga Mali i Zi, të cilët populli i Kosovës, me vite i largoi nga rrogëtar për ruajtës të derrave të malazezëve dhe ata pa pasur turp i japin vetes të drejta dhe propozojnë për tkurrjen (pakësimin) e kufijve të Kosovës.

Ky tugjar është Rexhep Qosiqi, i cili vajtonte para gazetares Rudina Xhunga , se si gjyshi i tij ka vdek prej morrave kur ka hik në Shqipëri.

Sigurisht edhe ky tugjar do vdiste nga morrat, sikur mos të ndante populli i Kosovës kafshatën e gojës nga fëmijët e vet, për ta ushqyer, shkolluar dhe për t’i ofruar kushte që të arrinte titullin "Akademik", titull të cilin ai e ka ndyrë. Është i pa falënderuar, është i asaj kategorie “që ta han bukën dhe të përmbys sofrën”. Haram i qoftë dhe Perëndia e dënoftë

Rexhep Qosiqi "intelektuali" që nuk i di trojet shqiptare dhe mjerisht kurrë si ndali marrinat dhe veprimet tradhtare

Deklarata e tij, ku me mburrje tha se gjoja para 30 viteve ka propozuar ndërrim të territoreve, tregon se Dobrica Qosiqi, paska qenë më frikacak, nga ajo që propozon me vonesë tek pas lufte, "za humano pretumbavanje stanovnistva", duke mos e cekë këmbim territoresh!

Deklarata e fundit e "trimit" për interesa të Serbisë, tradhtarit ndaj Kosovës, Regjep Qosiqi, para popullit serb po del se është ma patriot për ta sesa Dobrica Qosiqi. Rexhep Qosiqi, thjesht po tregon se marrëveshjen që e ka patur me ASHAS, për tkurrjen (zvogëlimin) e kufijve të Kosovës para 30 viteve, e ka deklaruar para Dobrica Qosic.

Unë personalisht nuk e kam ditur propozimin tënd, që e ke dhënë para 30 viteve,(që tani e tregon me mburrje), për ndërrim të territoreve të Kosovës me pjesën lindore të Kosoves (Luginën e Preshevës).

Por po ua kujtoj, "intelektuali" Rexhep Qosa, se ju nuk keni hesht me propozimet dhe tradhtitë tuaja, edhe se pas kërkesës se Dobrica Qosicit, i cili thotë: "gjendja e tanishme në Kosovë, është e favorshme për Serbinë, që në mënyrë humane të ndahet popullata (humano pretumbavanje stanovnistva), për ndarjen e Kosovës, ndërsa ti, me 24.11.2005, në një intervistë ne KTV, citon Dobrica Qosicin, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se:"DUHET PRANUAR LEVIZJEN-TKURRJEN E KUFIJEVE TE KOSOVES PER NDARJE, DHE SE KY ESHTE MENDIMI IM SI INTELEKTUAL, PER SHPERNGULJE HUMANE TE POPULLSISE", edhe këtu si plagjat e kopjon Dobrica Qosicin, por në dëm të popullatës shqiptare dhe territorit të tyre Kosovës.

"Akademikët" si R. Qosiqi, janë për ti "vajtuar", që nuk të patën ty dhe të ngjashëm si ti "intelektual", më herët të gjithë ata "primitiva" sipas teje, si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem dhe Shote Galica, Shaban Polluzha (i cili me mbi 12000 bashkëluftëtar, në janar 1945 të rreshtuar, për të mbrojtur kufijtë e sotshëm të Kosovës). Pastaj ata trimat shqiptar, ( "primitiv" sipas teje, R.Qosici, jo "intelektual"si ti), të cilët ne vitin 1942-1943 ( le të më korrigjojnë historianët për datën e vitin e saktë, nëse dinë për këtë ngjarje, jam i sigurt se nuk din, mjerisht), nga e gjithë Kosova, të rreshtuar me djalin e Isa Boletinit (nuk me kujtohet emri), Mehmet Gradicën, komandant i xhandarmërisë për rajonin e Vushtrrisë, sipas organizimit administrativ të asaj periudhe dhe bashkëpunëtorët e tij në atë sistem, si Aziz Zhilivoda, Shaqir Peçi, Bislim Bajgora, Azem Bivolaku, Zeqir Gubetini, dhe te tjerë, i thyen hordhitë çetnike te komandant Jabllanit, i cili ishte përgatiur për të hyrë në Mitrovicë dhe Vushtrri ?(ditën e festes se Fiter Bajramit) , për te ber masakra ne popullate shqiptare dhe spastrim etnik , sidomos ne Mitrovice dhe Vushtrri.

Këta trima, jo vetëm qw mbrojtën territorin e Kosovës , por arritën qe nga hordhitë e çetnikëve nwn komandën e komandant Jabllanit, ta shpëtonin edhe popullatën e Pazarit te Ri (Novi Pazarit). Këtë ma kane dëshmuar personalisht, disa nga pjesëmarrësit ne këtë aksion luftarak, si dhe Aziz Zhilivoda ( ne pranin e tre bashkudhëtarëve te mi në Shqipëri) gjatë një vizite ne qershorin e vitit 1992, nw shtwpinw e tij ne lagjen e Mbretit- Lagja e Kosovarëve.

Gjithashtu, ne kontaktet me burrat e moshuar te Novi Pazarit, me respekt te veçantë tregonin për heroizmin e shqiptarëve te Kosovës nen komandën e këtyre trimave qe i kanë shpëtuar nga çetniket përmes atij aksioni luftarak dhe sot janë dëshmi varrezat e shqiptarëve ne hyrje te Novi Pazarit në rrugën që shkon për në  Rozhaj, për të cilat askush nuk di asgjë.

Regjep Qosici, sipas logjikes tende prej "Akademiku" dhe "intelektuali si ti", "primitive" na qenkan edhe legjenda e kombit Adem Jashari, me tërë familjen e tij, qe është shembull i historisë botërore, qe sakrifikoi edhe familjen për atdheun e vet Kosovën (te cilit nuk ia kushtove asnjë poezi, e jam i bindur se Zonjat e urta inteligjente te moshuara, te fshatrave te Shkodrës kanë talent me te fort se ti për t’i thurur vargje, për raste të tilla historike.

Sipas logjikes tende prej "intelektuali", primitive na qenkan edhe heronjtë e UÇK, si dhe mbi 15000 apo 20000 viktima te masakruara, te dhunuara dhe te zhdukura (mjerisht qe as unë si "primitiv", e as ti si "intelektual" nuk e dimë numrin e sakte).

Jam i vetëdijshëm , se ti nuk je i nivelit, me te cilin mund te diskutohet rreth tërësisë territoriale të Kosovës, nga që ti nuk i njeh fare trojet shqiptare dhe praninë reale të popullsisë, sipas vendbanimeve, si armë kryesore, për thyerjen e mitit serb të trilluar historikisht.

Mençur thotë i madhi Ismail Kadare: "Thelbi i çështjes është prezantimi real dhe i drejt i pranisë së shqiptarëve në Kosovë, në paqe dhe në luftë, ashtu si realisht është, gjithmonë si shumice absolute". Dhe ne mungese te angazhimit dhe aftësive për prezantimin e pranisë reale te popullatës shqiptare ne Kosove, Kadare me te drejt i quan historianët dhe "intelektualet" si ti, këtu në Kosovë dhe në Shqipëri, “truthare”.

Ti "patriot" prej demagogu edhe me 24 mars 1999, përmes mediave bere apel:" kush e lëshon Kosovën është tradhtar", ndërsa me 4 prill (nëse e kam mbajt mend datën), e kalove Bllacën pa mjekër, me veshje grash, pa u ndalur për të shikuar, popullatën ne atë kamp, që i ngjasonte kampeve të Hitlerit, ku në më pak se 1 km2 (një kilometër katrore), rreth 10.000 gra, fëmijë, burra te moshuar dhe te sëmurë, kalonin dite e nate nën qiellin e hapur, me reshje shiu e në të ftohtë, ne kushte të mjerueshme, që nuk ka shkrimtar, regjisor e as piktor që mund t'i përshkruaj (edhe ata “primitiv” e “tradhtar” sipas trurit tënd, pse ishin të detyruar me dhunë ta lëshonin Kosovën).

Ke pas rastin te ndalesh dhe te INSPIROHESH, për t’ua kushtuar një poezi, ti si "intelektual"  dhe "patriot". Por duke vrapuar, sapo e kalove kufirin dhe dole te vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, vazhdove me avazin tënd të lindur si " intelektual e patriot", dhe lëshove edhe një "xhevahir": " kush rri ne Kosove është tradhtar".

Ti "intelektuali", i vetëm ne ish-Jugosllavinë, ishe ai qe i thure vargje e lëvdata Titos, dhe tani e shan pas vdekjes (veprime të tilla bëjnë njerëzit dyfytyrsha pa karakter, kur shajnë njeriun pas vdekjes). 

Ja “ditirambet” (vargjet) që i thure për Titon (gazeta "Rilindja", datë 11 maj 1980):

-" Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjelle ne triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare te popujve te Jugosllavisë- ja një merite e madhe për historinë, kur Tito i ka thënë "JO" Stalinit, ne një kohe kur forca e Stalinit nuk njihte kufij- ja një meritë e mjaft historike për historinë, Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive - ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së ma?dhe - ja një merite tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme".

Ke harruar Rexhep Qosiqi, apo je frikësuar nga vëllai yt i madh Dobrica Qosiçi, Titos ?t’ja numërosh edhe një vepër historike që ka shpëtuar popullin shqiptar - me largimin e Aleksandër Rankoviqit nga funksionet me rëndësi, në qershor-gusht të vitit 1966, i cili për plot 21 vjet ka masakruar popullin shqiptar dhe me dhjetëra-mijëra i ka detyruar ta lëshojnë Kosovën dhe të shpërngulen nëpër Botë dhe Turqi. Tani je i lirë dhe ke kohë, kushtoja edhe një lëvdatë për këtë vepër, Tito e meriton!

Ç’është me ty o"intelektual". Të këshilloj, pavarësisht a je ateist apo cilës fe i takon, kthehu nga Perëndia dhe kërko falje, ndoshta t’i zbut dënimet. Por mos harro se populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk do ti falë tradhtitë që ti ia bëre, me vetëdije, për interesa personale, i shitur për para, nga frika se mos po vjen një situatë që edhe ti të vdesësh, si gjyshi yt prej morrave.

Dhe më në fund, "intelektuali" - tugjari Qosja, mos harro se Kosova nuk është "Han pa hangjinë", që ti të besh pazar me të, por ta pranoj "korrektësinë" tënde dhe mirë bëre qe u tregove edhe disa "intelektualëve" të llojit tënd trutharë, që betoheshin për ty, duke mos ditur (ata tani do korrigjohen dhe distancohen nga ti) që ti ke bërë dhe bën pazarllëqe me Dobrica Qosiqat dhe politikanë e Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (ASHAS), për territorin e Kosovës.

Në bisedimet për bashkësinë (asociacionin) e komunave serbe në Kosovë, duhet vigjilencë dhe të analizohet mirë, se nëse mendohet për një Kosovë multietnike, duhet respektuar gjendja reale e strukturës së popullsisë, që ishte para luftës, në bazë të informacionit të dalë nga regjistrimet e popullsisë të prezantuar sipas vendbanimeve. Ndërkaq, nëse lejohet që serbët të koncentruar në enklava etnikisht të pastra, të mos propagandohet demagogjia, gjoja për një Kosovë multietnike me kufijtë ekzistuese të sigurt.

Në të kundërtën, decentralizimi jo vetëm që do t'i shuaj strukturat paralele dhe vendqëndrimet (enklavat), por do t’i përforcojë, do t’i legalizojë dhe shndërrojë në kantone, deri në ndarjen territoriale të Kosovës.

Prandaj, Serbia, komuniteti ndërkombëtar dhe "intelektuali" R.Q. duhet t’u përmbahen informatave reale për gjykim të drejtë edhe pse sipas Gëtes: "shifrat nuk e drejtojnë botën, por tregojnë si të drejtohet bota". Prandaj argumentat realë, nuk i japin askujt të drejtë,  të mendojnë, të bisedojnë ose të veprojnë për krijimin e vendqëndrimeve (enklavave), krijimin jo natyral të komunave (sipas Nexhat Dacit e Daqiqit), decentralizimin jashtë kritereve evropiane dhe botërore, për formimin e bashkësive (asociacioneve) me fuqi legjislative dhe ekzekutive (në polici, gjyqësor dhe në planifikim hapësinor - SUNDIM MBI PASURITË NENTOKËSORE), ndërrim të territoreve e jo më për lëvizjen – tkurrjen (sipas propozimit të "intelektualit" R.Q) të kufijve të Kosovës.

Kushdo që merr qëndrim të kundërt, do të mbajë përgjegjësi morale, politike dhe fizike, ngase jo vetëm të ngjallen, por do të ngrihen nga varret dhe do të gjykojnë të gjithë ata heronj dhe viktima që u flijuan për lirinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës, edhe ashtu mjaft e tkurrur.

Duhet patur kujdes dhe të veprohet me sy hapur dhe argumente, për të mos u lejuar autonomi pa kufi Bashkësive (Asociacionit) të komunave serbe, nëse do të vihet në pikëpyetje Veriu i Kosovës.

Rusia do jetë ajo që do të shfrytëzojë situatën për ti realizuar synimet e Serbisë dhe lufta e tretë botërore do të fillojë në ZVEQAN  dhe askund tjetër në Bote. Sigurish "trimat" e “kaliqeve” dhe "intelektualët" miop do qeshin, me këto fjalë që unë po shpreh. Edhe  ish-Shefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Mayer, paralajmëron për rrezikun e konflikteve te mundshme në Veriun e Kosovës.

Mjerisht, ata të cilët morën përgjegjësitë politike, nuk treguan  aftësi për zbatimin e shtetësisë në Veriun e Kosovës dhe nënshkruan gjithçka që iu imponuan ndërkombëtarët.

Gabime njerëzore, politike intelektuale, dhe profesionale (me vetëdije apo pa vetëdije) bëri UNMIK-u, dhe personalisht Marti Ahtisari, i cili dha angazhime, duke mos pushuar derisa siguroi formimin e Bashkësinë (Asociacionit) e Komunave Serbe, pa e detyruar shtetin Serb që të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë dhe pa e hequr nga preambula e Kushtetutës së  Serbisë,  Kosovën si pjesë të territorit të saj.

Gabime të pa falshme bënë qeveritë e Kosovës me radhë, duke biseduar dhe nënshkruar, marrëveshje pa u konsultuar në Parlament, marrëveshje të cilat edhe sot ende nuk i përfillë Serbia.

Shteti i Kosovës, si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare, sot e 18 vjet nuk arriti të ketë  Qeveri dhe kapacitete shtetërore te afta për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera, qe deri tani nuk e kanë pranuar. Këtë e vërtetojnë sjelljet e fundit të Presidenti të Kosovës Hashim Thaçit, i cili ua hedh  fajet ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Evropian, për dështimet e tij personale dhe të qeverive që deri tani mbajtën dhe po mbajnë popullin e Kosovës në gjendje të mjerueshme.

Duke parë sjellje të papërgjegjshme  dhe arrogante të bartësve të politikës në Kosovë, Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Bryon Yee, ndërroi qëndrimet dhe porositi: "Kosova po rrezikon të mbetet pa miq ndërkombëtarë edhe Amerika do t’ua kthejë shpinën". Ishte ky një mesazh i SHBA, dërguar qytetarëve të Kosovës  për të pastruar klasën politike të korruptuar dhe të  futur në krime si dhe të paaftë në bisedat me Shtetin Serb, për zgjidhjen e shumë problemeve e sidomos të Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe.

Edhe komandanti i forcave të NATO-s, Jems Stoltenberg, deklaron se nëse nuk ndryshojnë strukturat politike në Kosovë, me sjellje të tilla korruptive dhe jo të drejta, do mbetet e pa mbrojtur dhe do e pushtojë Serbia brenda pak orëve.

Mos harroni dhe kujtojeni këtë porosi: - Serbia pushon pakëz, por kurrë nuk ndalet për realizimin e qëllimeve të veta, jo për serbët e Kosovës, por për pasuritë e Kosovës, këtë para pak kohësh e shprehu personalisht  edhe Aleksandër Vuçiç, se do kalojnë shekuj dhe Serbia nuk heq dorë nga Kosova e Metohija.

Autori është Msc. në shkencat ekonomiko-juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat