Hundleshi

Opinione

Hundleshi

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 6 shtator 2018 Në ora: 09:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj, dje tregoi fytyrën e vet të vërtetë. Ai nga ekrani i KTV- së i kërcënua se do të përballet edhe fizikisht me të gjithë ata që tash e tutje atij do t'i thonë: HAJN?! Ky kërcënim i tij lë shije të keqe për arsye të postit shtetëror që i njëjti mban! Mbrëmë ai e tregoi edhe publikisht se ai nuk e meriton atë post, sepse përveç që nuk është i ditur është edhe arrogant dhe mendjemadh i pandreqshëm?!

Duke dëgjuar deklaratat e tij prej një fëmije axhami siç më erdhi në mendje rrëfimi popullor për Hundleshin.Në atë tregim popullor thuhet: Një mendjemadh dhe i padijshëm(si Ramush haj medet(?!) kryeministri) i lavdërohej nënës së vet se sa herë shkonte në mulli për të bluar drithin, nuk priste fare në radhë, pra bluante pa radhë.Nëna e vet një ditë ishte lodhur nga lëvdëratat e tij marroqe dhe pa një pa dy i kishte thënë:- Ruaji biri im se në këtë mënyrë do të biesh në ndonjë HUNDLESH dhe do ta pësosh keq!I biri arrogant (kështu si Ramushi)ia kishte kthyer me arrogancë nënës së vet:-Ende nuk ka lindur një i tillë?!

Kishin kaluar vetëm disa ditë dhe i njëjti kishte shkuar në mulli të bluante drithin. Sapo kishte hyrë në mulli pa pyetur fare(siç kishte bërë çdo herë) kishte zbrazur thasët me drith në sandukun përmbi gurit të mullirit. Në çastin e njëjtë ishte afruar ai që kishte radhën të bluante drithin e tij.-O jaran përse ma zure rendin e bluarjes?-e kishte pyetur djalin mendjemadh dhe arrogant.-Unë asnjëherë nuk pres në radhë -ishte p?rgjigjur djali mendjemadh dhe arrogant?!...

-Ashtu?!-ia kishte kthyer tjetri dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër e kishte shtyer djalin mendjemadh dhe arrogant dhe e kishte rrëzuar në tokë. Si vetëtima i ishte hedhur përmbi dhe po ia merrte frymën. I gjendur nën trupin e fortë dhe të rëndë të të panjohurit djali mendjemadh dhe arrogant ia kishte kthyer:-Të lutem më lësho sepse nuk matem dot me ty sepse ti qenke me hundë të leshtë ashtu siç më ka thënë nëna!

Dhe pasi ishte liruar nga duart e të panjohurit djaloshi mendjemadh dhe arrogant kishte ikur në shtëpi pa drithin që kishte lënë në mulli.Kur e kishte pyetur nëna e tij se përse kishte ardhur pa miell ai ia kishte kthyer:-Çfarë mielli e çfarë bakraqi.Sot u takova me HUNDLESHTIN i cili gati ma mori shpirtin?!...

Ramush (kryeministri) mos kërko shumë mejdan se has në ndonjë HUNDLESHT që ta nxjerr veten prej hujit! Përveç kësaj ik edhe nga posti që nuk e zotëron derisa nuk të ia kapur zhegu siç thotë populli! Ik o mendjethatë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat