Shkëmbimi i Territoreve - duhet Shqipëria të pyetet

Opinione

Shkëmbimi i Territoreve - duhet Shqipëria të pyetet

Nga: Pirro Prifti Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:40
Pirro Prifti

Thaçi që më 24 korrik hodhi idenë e rregullimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kjo nuk do tëthotë  ndryshim i kufijve politikë për të cilën një pjesë e mirë e parlamentarëve kosovarë e kanë kundërshtuar veçanërisht Kryeministri i Kosovës Haradinaj.

Problemi i rregullimit të kufijve është një problem me të cilin janë ndeshur shumë shtete europiane perëndimore por edhe shumë shtete të tjera në të gjithë botën si Franca, Gjermania, Belgjika Hollanda Cekia, Jugosllavia me Italinë etj.

Kjo ide ka rëndësisidomos në kohën e sotme në të cilën shtetet nuk duhet të jenë më homogjene pra nuk duhet të jenë vetëm popullsi homogjene pra vetëm të një etnie, por në këto kohë moderne  të globalizmit sidomos në Ballkan është e nevojshme që në popullatën e shteteve përkatëse duhet të jenë, të bashkëpunojnë të bashkëjetojnë në harmoni së bashku edhe komunitete të tjera, minoritete, bashkësi, të cilave uduhen krijuar të gjitha lehtësirat, bazuar në ligjin për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe të drejtat e pronës dhe të Religjionit.

 Këtë shtet multietnik ka dhe Kosova në të cilën shqiptarët e Kosovës përbëjnë shumicën dërrmuese të saj dhe minoritetet bashkësitë, komunitetet që bëjnë pjesë në të gëzojnë të drejta të barabarta duke e bërë Kosovën një shtet që meriton respect.

Çlirimi i saj nga NATO dhe  UÇK, dha mundësi që popullsia e Kosovës tëçlirohet nga sundimi 99 vjeçar serb dhe të jetojë e lirë me perspektivën e dnritur për tu integruar në familjen e made të BE.

Pavarësisht krijimit të shtetit të Kosovës, njohjes së saj nga mbi 100 vënde,problem i Kosovës nuk mund të jetë problem personal apo dhe klientelist i disa pushtetarëve të Kosovës. idea e Thaçit e shprehur me dt.24/07/2018, mund të jetë ide e suksesëshme nëse ajo përkrahet edhe nga SHBA dhe BE dhe kjo ide ka të bëjë për të përfshirë brënda Kufirit të Republikës së Kosovësdisa krahina me shqiptarë etnikë si komunat shqiptare të Serbisë tëPreshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, dhe në vënd të sajtë jepen komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok.

Përplasja brënda shtetit tëKosovës  midis  Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës ka shkaktuar një konfuzion brënda Kosovës gjë që e cila ka shkaktuar edhe në Parlamentin e Kosovës përplasje jo vetëm nga mos kuptimi se çdo të thotë  rrregullim kufijve nga ndryshimi i kufijve, por edhe sepse në një farë mënyre një pjesë e mirë e politikanëve të Kosovës mesa duket kanë harruar Historinë e popullatës shqiptare dhe të  trojeve shqiptare.

Dështim soti itakimit midis Thaçit dhe Vucicit ,pas takimit personal  veç e veç të tyre me Mogherinin,  tregon edhe njëherë sepse  se Kosova gjëndet në një qorrsokak përsa i përket bashkëpunimit midis vetë tre pushteteve të Kosovës por edhe për informacionin transparent popullatës së Kosovës.

 Sigurisht Pushtetet e Kosovës krahas ashkëpunimit të ngushtë me përfaqësuesit e BE dhe të SHBA, nuk duhet të harrojnë rrënjën, degë e së cilës është ajo-Shqipërinë.

Përse Kosova duhet të konsultohet me shtetin shqiptar? Ka shumë arësye. Krahas dëshirës së mirëër të bashkëpunuar me vëllezërit shqiptarë, krahas historisë së njëjtë  me Shqipërinë, krahas heronjve të përbashkët, krahas flamurit të Gjergj Kastrioti –Skënderbeut të cilën e kanë përqafuar dhe puthur mijra shqiptarë të Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre në ditët e Pavarësisë së Shqipërisëme në krye Ismail BejVlorën, krahas vendosjes së bustit të Heroit Kombatar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu në Kryeqytetin e Prishtinës, porvërehen shënjat e dëshirës për të veçuar dhe të vazhduar ndarjen 99 vjeçare të Kosovës me Shqipërinë, ndarje e cila u shkaktua nga fuqitë e mëdha me 1913, si pasoje e Kongresit të Berlinit më 1878.

Dy nga  efektet më negative të kësaj dëshireje të fshehur për të ndarë degën e frytshme e të pasur kosovare nga rrënja-nënë Shqipëria janë:

Idetë e identitetit koovar Ishprehur Nexhmedin Spahiu nëprmjet  librittë  tij për “kombin kosovar” dhe për simbolet e tij “kosovare”,, ide të shrehura dhe në librin e Mehmet Krajës, të cilat në fund të fundit tregojnë se largimi nga trungu i trojeve shqiptare ka dhënë efektet e saj të cilat kërkojnë kohë për tu shmangur.

 Në një farë mënyre shprehja identitet Kosovar ka një fare reminishence të shqipfolësve të ardhur nga Anadolli, por që sot janë qytetarë të lirë të Kosovës.

Idetë se, seciliudhëheqës të shohë punën e tij në shtetin përkatës të hedhur nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një moment debate me Kryeministrin e Shqipërisë, japin idenë se jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në troje janë shqiptarë kërkojnë një shtet të përbashkët apo një integrm të përbashkët në BE.

Sigurisht këtyre dy grupimeve drejtuese në kosovë , njëra ideatore, dhe tjetra egzekutore, duhet ti kujtojmë historinë e formimit të shtetit shqiptar të cunguar nga vendimet e 1913 për tu treguar se janë ata që morën pjesë aktivisht në formimin e shtetit shqiptar, në vendosjen e Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë, dhe në një të kaluar mëtë largët ishin gjyëshërit e tyre që realizuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Këta personalitete kosovare të cilat dhanë jetën për krijimin e shtetit shqiptar të cunguar, janë si më poshtë.

Nënshkruesit e deklaratës kanë qenë 78 delegatë dhe nga shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë ishin 11 personaitete të Kosovës dhe 6 personalitete të shqiptarëve të Maqedonisë:

Nga Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit'hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej ipeku, Zenel Bej Begolli, Qerim Begolli

Nga Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima

Më të shquarit që morën pjesë edhe në Kongresin e Lushnjës në të cilën u caktua Kryeqytet Tirana

Rexhep Mitrovica (1888-1960), Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, intelektual, deputet, minister, kryeminister. Mori pjese si delegat i Pejes ne Kuvendin Kombetar te Vlores dhe ishte njeri nga nenshkruesit e deklarates se Pavaresise. Nje nga themeluesit e Partise Kombetare (1914), anetar i Komitetit "Mbrojtja Kombetare e Kosoves". Zgjidhet senator i Kosoves ne Keshillin Kombetar te Lushnjes.

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937), Firmetar i Aktit te Pavaresise, mjek, patriot. Ne nentor te vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, se bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhen delegate te Ohrit e Struges per ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Dr. H. Myrteza Aliu". Perseri si perfaqesues i Ohrit e Struges ishte delegat ne Kongresin e Lushnjes me 1920.

Zyhdi Ohri (1872-1938), Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, senator. Ne vitet 1898-1900 u perfshi ne veprimtarine e Lidhjes Shqiptare te Pejes. Ne nentor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjese ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Zuhdi Ohri". ishte pjese e Senatit te dale nga qeveria e ismail Qemalit. Ne janar 1920 mori pjese ne Kongresin e Lushnjes.

Hoxhe Kadri Prishtina, 1878-1925, Deputet, nenkryetar i Keshillit Kombetar, Minister. Veprimtar i Levizjes Kombetare jurist. Themelues dhe kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombetare e Kosoves", 1918. Nje nder organizatoret e Kongresit te Lushnjes. Ne vitin 1921 ishte deputet dhe nenkryetar i Keshillit Kombetar. Ne Kongresin e Lushnjes (27 -31 janar 1920), ku iu vune themelet e Shqiperise, Minister i Drejtesise u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina. Vdiq ne moshen 47 vjecare.

Bajram Curri (1862-1925), Heroi i Popullit, udheheqes i Levizjes Kombetare dhe nje nga drejtuesit politik e ushtarak te kryengritjeve popullore kunderosmane dhe te luftes per clirimin dhe bashkimin kombetar te vendit. Organizator i Lidhjes Shqiptare te Pejes. Zgjidhet anetar i Komitetit Mbrojtja Kombetare e Kosoves (1918). Ne Kongresin e Lushnjes u zgjodh senator i Keshillit Kombetar dhe u caktua minister pa Portofol ne qeverine e dale prej saj. Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura ne qeverine e Hasan Prishtines (1921). Perkrahu Revolucionin Demokratik te Qershorit 1924 dhe vazhdoi qendresen kunder regjimit te Zogut derisa u rrethua dhe u vra ne nje shpelle te Dragobise.

Hasan Prishtina ( 1873-1933), Arkitekt i Pavaresise se Shqiperise. ideolog, vizionar, udheheqes i kryengritjes se pergjithshme per pavaresine e tokave shqiptare. Tre here deputet ne Parlamentin Osman, ku luftoi per te drejtat e shqiptareve, per njohjen zyrtare te kufijve te Shqiperise, per hapjen e shkollave shqipe, per administraten shqiptare ne Vilajetet shqiptare etj. Hasan Prishtina u emerua Minister i Puneve te Brendshme ne qeverine e Vlores dhe kryeminister ne qeverine e vitin 1921. ishte nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes dhe deputet i Dibres ne Parlamentin Shqiptar ne vitin 1921. Perpjekjet e tij per shkollen shqipe perbenin nje krah te luftes se pergjithshme per lirine kombetare shqiptare. Hasan Prishtina nder udheheqesit kryesore te Komitetit"Mbrojtja Kombetare e Kosoves". Ne vitet 1922-1923 shfaqet si nje nga figurat e opozites ne Shqiperi, duke marre pjese ne pergatitjen e Revolucionit te Qershorit (1924). Vdiq gjate nje atentati te organizuar kundra tij ne Selanik (1933). Gjithe pasurine e tij e dha per ceshtjen kombetare shqiptare.
Isa Boletini ( 1864-1916), Luftetar dhe udheheqes ushtarak popullor, organizator e drejtues i levizjes per clirimin kombetar. Hero i Popullit. Luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe nje nga perkrahesit e themelimit te Lidhjes Shqiptare te Pejes dhe ne qendresen e saj kunder sunduesve osmane. Udheheqes dhe organizator i kryengritjeve te medha popullore kunderosmane te viteve 1909-1912. Ne ditet e shpalljes se pavaresise, ai u ndodh perkrah ismail Qemalit ne Vlore dhe mori pjese aktive ne organizimin e forcave te armatosura per mbrojtjen e Qeverise se Perkohshme te Vlores. Anetar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Londres, kundershtoi me force vendimet e Fuqive te Medha per copetimin e Shqiperise. Me 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistet malazeze ne Podgorice.

Dede Gjo Luli ( 1840-1915), Dede Gjo' Luli duket se kishte lind me pushke. Prijes dhe luftetar i Levizjes Kombetare, per clirimin kombetar dhe per ruajtjen e teresise territoriale te atdheut. Hero i Popullit. Mori pjese ne qendresen e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes. Aftesite e tij organizatore u shfaqen gjate Kryengritjes kunderosmane ne vitin 1911. Ne bashkepunim me qarqet patriotike, ai parashtroi ne Memorandumin e Greces kerkesen per autonomine territoriale-administrative te mbare Shqiperise. Dede Gjo Luli i qendroi besnik deri ne fund luftes per krijimin e shtetit kombetar shqiptar. Edhe pas Shpalljes se Pavaresise, megjithese ne moshe te thyer, iu desh te vazhdonte luften per mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombetar. Vritet ne shtator 1915 ne Sheshez afer Oroshit, nga nje prite e bere nga malazezet e serbe.

Nuk duhet harruar, revoltat që serbët i quajtën irredentiste, dhe as fjalimin e çuditshëm të Sllobodan Millosheviçit në 1987 në Kosovë në të cilën tha: `Nga tani dhe në vazhdim, askush nuk ka të drejtë t`ju rrahë ju` . Në një paraboli mund të krahasojmë këtë fjalim të Millosheviçit me atë të Vuçiçit: ``Nqse ne nuk mund ta zgjidhim këtë ( problemin e Kosovës), e kush mund ta zgjidhë?``  (balkaninsight.com).

Mund të përmënd se edhe vetë serbët kanë dashur në fillim që problemin e Kosovës ta zgjidhnin nëpërmjet palës shqiptarë, gjë që e cila nuk është pranuar nga qeveria shqiptare e cila ka respektuar shtetin e Kosovës të krijuar me ndihmën e NATO-s.

Sidoqoftë ku mund të gjejnë qeveritarët dhe shteti i Kosovës,  këshillues më të mirë se shtetin amë shqiptar, i cili ka jo vetëm detyrimin moral për të dhënë ndihmesën e tij por edhe atë historik?

Shpresojmë që edhe Thaçi edhe Haradinaj, le të kthejnë kokën nga Nëna Shqipëri, dhe do të gjejnë ashtu si kanë gjetur gjithmonë ndihmë në kohë të vëshitra, - këshillën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat