Thaçi monark, apo Thaçi president!

Opinione

Thaçi monark, apo Thaçi president!

Nga: Agim Vuniqi Më: 8 shtator 2018 Në ora: 06:15
Agim Vuniqi

Thaçi në luftën e brendshme ka shumë “partner”, ai instrumentalizon radikalët fetarë sa herë e ka ngusht, krijon tema të pazakonta për të larguar vëmendjen e opinionit nga gjërat e mëdha, pastaj mu në prag të bisedimeve me Vuçiqin ai lansoi batuta politike te formimit te Gu..gu..gutkave te “unitetit”, duke lozur lojën popullore “kile”-“pa pardon”. Si duket opozita nuk është e përshtatshme edhe për shkak të profilizimit tjetër partiak. Ai nga takimet kuortuaze me Mogherinin dhe Vuçiqin shpërblehet me karrotë ndërsa Kosova me shkop…, aq shumë para dhe kohë hargjoi për një liberalizim të “pshurrtë”.

Shumica e opinionistëve, analistëve, dhe të tjerë të inkuadruar në parti politike kanë nënqmuar “shkathtësitë” diplomatike të Thaçit, ai është shndërruar në lojtar të “lojëra të mëdha”. Takimet e tij të fundit në Evropë dhe në SHBA për t’i dhënë publicitet vetes dhe librit biografik me para të buxhetit, e bënë atë të “sukseshëm” në sfilatat evropiane te “showbizz it” të korruptuar. Ai e neglizhoi dhe nuk patë asnjë takim me diasporën evropiane dhe amerikane, ç’i duhen ata që i “mjeli” paturpsisht që nga koha e azilantit të “heimeve” helvetike të Zvicrës.

Vizitat e tia pompoze me shumë “karizëm”-turistike në vendet më të shtrenjëta të globit, duke përfshirë perlën e turizmit botërorë Miami Beach e kanë bërë atë personin e preferuar të hoteleve të shtrenjëta dhe të faqes personale të facebookut. Takimet me bashkatdhetarë i ka rrudhur tërsisht, derisa presidentët shqiptarë shfrytëzojnë çdo ardhje në SHBA pë t’u takuar me mërgimtarët. Nuk e kupton fuqinë e votës së tyre dhe të drejtën kushtetuese të tyre për të trokitur dhe hyrë në cilëndo zyre të zyrtarëve publik në SHBA, edhe pa paralajmërim, ngase ata i ka vënë në detyrë vota e taxapaguesëve amerikanë. E drejta ekskluzive e qytetarit amerikan për t’u informuar dhe shtruar kërkesa politike ndaj zyrtarëve publik në të gjitha zyret e shteteve të SHBA, ku janë të shtrirë ata është esenciale dhe e dobishme për demokracinë amerikane.

Takimet me zyrtarë të shumtë të Kongresit, me gazetarë e intelektualë të shquar, janë të domosdoshme, por për Thaçin & co janë shpërfillëse ia “zbehin” imazhin atij. Ai ngarendi të shkelë “solo” me oborrtarët e tij të shumtë në shumë “sfilata” diplomatike të evropës, duke ftuar zyrtarë të pensionuar për të sajuar lajmin ditor për qytetarët e izoluar të Kosovës.

Vizita zyrtare e gjenneral Cekut (derisa ishte ministër i FSK-së) në Iowa, ka qenë më e dobishme se të gjitha vizitat fluturuese të Taçit, ngase ai trasoi rrugën e binjakëzimit me këtë shtet dhe forcimin e raporteve në nivel ushtarak me Gardën Nacionale të Iow-as.

Duke iu falenderuar buxhetit të Kosovës Thaçi ka “rritur” prestigjin e tij në SHBA, ai herë pas herë takohet edhe me guvernatorë të shteteve amerikane, si ai (jo zyrtar)në Miami Beach, vetëm për të përquar lajmin te votuesi kosovar se ja po bënë diçka (pushon) presidenti.

Çfarë dobie ka Kosova nga këto vizita të shpeshta të shtegëtarit nr. 1 në botë, dhe pse nuk i kryen me poaq ngulm dhe shkathtësi detyrat shtëpiake të parashtruara, është pyetje që duhet ta shtrojnë qytetarët votues dhe përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Ka shumë paqartësi rreth marrëveshjeve të disejnuara me Daçiqin e. Vuçiqin si do te duket Kosova në t’ardhmen, dhe sa do të jetë e favorshme për shqiptarët. Por Thaçi ka vendosur deri në fund të shpresojë në karrotën e madhe amerikane, apo do të sheqeroset së tepërmi duke fituar “diabetin” politik, duke ditur faktin se Kosova është instrument për kusuritje me të mëdhenjtë…

Ai pati guximin politik për të ndërtuar koalicionin qeverisës me serbët në kohën kur urrejtja ishte në kulminacion në të dy anët, rrëzoi nga pushteti presidentin Sejdiu përmes ambasadorit amerikan, duke shmangur marrëveshjen “xhentëlmene” gojore për mbajtjen e dy posteve, atë të presidentit dhe atë të LDK-së, ai dërgoi ROSU-n në Veri, prangoi Gjuriqin, dhe më urdhërin e tij “kidnapoi” dhe dëboi 6 edukatorë, shtetas turq. Lojërat e tij politike-diplomatike për të treguar fuqinë e tij shpërfaqi duke futur nën sqetull të gjitha institucionet konstitucionale (Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e rregullta, Policinë e Kosovës, AKI) dhe agjensitë e pavarura, si dhe ndërmarrjet publike duke emruar n? KEK si ushtrues detyre t? menaxherit kusheririn e tij Nijazi Thaçin, në kohë kur janë paraparë investime të mëdha kapitale.

Ai tërhoqi spagën edhe duke i futur në lojë veteranët e luftës tronditi nderkombëtarët me “përpjekjen” për shfuqizim të Gjykatës speciale. Ai viktimizoi dhe futi në burg bahkëpunetorët e vet, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pas Haradnijat, Limajt…, mos të fërkojnë duart të tjerët përreth tij, se asnjëri nuk është më i sigurtë, meqë ka filluar të levizë makina me “joystick” të instaluar në Washington DC…

Thaçi përdori të gjitha triqet për të qenë një lojtar i madh në rajon dhe me gjerë, por i cili bëri shumë pak për të ndërtuar demokracinë në Kosovë dhe për të zhvilluar ekonominë. Ndër të veçantat e rexhimit të tij është se ai i “blejti” kundërshtarët e tij, prurjen më të madhe e pat me Çekun, i cili kryejti punën më të madhe të përafrimit me NATO-n, jo si llaf, por edhe si lajm qe u zyrtarizua në Washington post…

A do të qëndroj akoma në sqenë mohikani i fundit-kosovar, apo do të dorëzohet para uraganit të votuesve. Se a do të ketë PDK-ja fatin e PD-së së Sali Berishës mbetet të shihet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat