Pas referendumit në Severna Makedoninë do ketê vetëm një gjuhë zyrtare, maqedonishtja, kurse gjuhët tjera do jenë shpricere qytetare

Opinione

Pas referendumit në Severna Makedoninë do ketê vetëm një gjuhë zyrtare, maqedonishtja, kurse gjuhët tjera do jenë shpricere qytetare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 shtator 2018 Në ora: 06:37
Sulejman Mehazi

Janë çuar në këmbë t? gjitha partitë politike shqiptare, pozitë e opozitë p?r t'i thënë, PO, referendumit,  NATO-s e BE-së në Maqedoni. Ata kurrë s'janë bërë bashkë për shqiptari,  e tani, të gjithë huxhum për qytetari e  Maqedoni.

Sa inat na vjen, çfarë besnikërie politike shprehin ndaj Zaevit, e sa të këqinj bëhen ndaj njëri tjetrit. Turpi madh për partitë shqiptare, vullnetshëm kanë hyrê nën krahët e pendët e Zaevit sikurse zogjtë e vegjël ndër krahët e pulës klloçkë.

E pula kloçkë i ushqen e rritë zogjtê ashtu si do vet ajo.

Ani, do ju degjojmë e do i themi po referendumit, po pastaj çfarë do bëhet, a do bëhet menjëherë Severna Makedonija anëtarë e BE-sê?, NATO-n se përmendim se ketu do anëtarësohemi menjëherê, ama sa për BE, "mallo morgen", prit gomar se do bie barë".

Ashtu jemi ne shqiptarët, çdoherë pas votimeve mashtrohemi rëndë e bëhemi pishman.

Eeee sa kushte e naze do nxjerrin e bëjnë europianët me ne, pas referendumit të sukseshëm, menjëherê detyrimet shtetërore për t'u anëtarësuar në BE.
-Detyra e parê, të burgosen të gjithë politikanët e korruptuar, për ndryshe s'ka BE për Severna Makedoninë;

- Detyra e dytë, gjyqësia e korruptuar deri në majë të flokëve;

- Detyra tjetër, në Severna Makedoni nuk mund të ketê të drejta nacionale, por vetëm qytetare;

- Në Severna Makedoninë do ketê vetëm një gjuhë zyrtare, maqedonishtja, kurse gjuhët tjera do jenë shpricere qytetare;

E tjerê, e tjerê....... e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat