Thaçi çka pështyn e lëpin - Bota Sot
Thaçi çka pështyn e lëpin

Opinione

Thaçi çka pështyn e lëpin

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 9 shtator 2018 Në ora: 12:21
Hashim Thaçi

Mbane në mend emisionin e gazetarit Blend Fevziut, musafir kishte presidentin e Kosovës, z.Hashim Thaçin,vetëm një hipokrit i kategorisë së presidentit mundet të flasë para opinionit, atë që e di edhe vetë se është qind për qind e parealizueshme, kur ai thotë;'' unë du me lyp-jo me dhënë'', kjo kishte me qenë mirë, por vetë Thaçi është në dijeni për gjitha këto që nuk do i arrij dhe opsionin e la dorheqjet nga të gjitha postet qe i ka patur deri më tani, duke menduar se kjo e pështonë nga Gjykata Speciale, e duke u hedhë hi syve qytetarëve të Kosovës, siç thotë populli, fjalë e urtë popullore.

Ky emision i tij do mbahet mend se Thaçi shpalosi fytyrën e tij të derisotshme....

''Kaherë qytetarët e Kosovës kanë dyshuar tek presidenti për të drejtën të jetë i informuar se qfarë është duke ndodhur me Atëdheun e tyre, apo vetëm një njeri i vetëm ( në këtë rast Hashimi) të merr vendimet?! Serbia don Autonomi për vendet e banuara me serb në Kosovë.... e kjo do të thotë se serbët vetëqeverisin ashtu siq dojnë vet. Ndjekur të dretave të autonomisë, populli vendos të hjekë autonominë dhe të krijoj Republikë ( siq ishte rasti i Kosovës në brendësi të ish-Jugosllavisë). Presheva, Bujanovci, Medvegja janë pjesë të Serbisë të banuara me Shqiptarë... Serbia me plot qejf do jepte këto tri pjesë për 18 pjesë tjera në mbrendësi të Kosovës. Pra 18 me 3..... qdo fëmijë i vogël e din që diç nuk është në rregull!!!! Pra popull, nuk mbjelli urrejtje apo nuk thrras për nonjë revoltë, por ndalojeni këtë të qmendur se do ta sjell shkjaun prap në prag të derës''........ dhe do të jetë më zi se sa në kohën e Millosheviqit!!!!!!!

''Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim, princip, me ide dhe me fakte. E theksova as kam folur për ish-Kryeministrin, ish-Presidentin, as për Kryeministrin dhe as Presidentin aktual as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Raportet e mija me institucionet e Shqipërinë kurrë nuk kanë qenë private apo ideologjike, por kanë qenë gjithmonë në interes të përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe të kombit…Ka ndodhur fati që të jem në të njëjtën kohë kryeministra, unë i Kosovës, ai i Shqipërisë. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, ndërsa debatet tuaja mbani në Tiranë. Nëse unë përmend emra ju mund të flisni për këtë apo atë lider. E theksoj, kushdo që të jetë, që pretendojnë me shty, me vonu dialogun dhe negociatat për njohje reciproke, mendoj se kanë gabuar. Pse e kanë gabim? Sepse vonojnë të ardhmen e Kosovës në BE, NATO dhe OKB dhe integrimin euroatlantik të kombit shqiptar. Për secilin lider në Shqipëri kam respekt në maksimum. Roli i Shqipërisë ka qenë i pazëvendësueshëm në procesin e Pavarësisë së Kosovës.” A nuk është kjo hipokreti e presidentit Thaçi?!

Unë si autori i këtij shkrimi po konsideroj se për këto kompromise që po përgatiten dhe pranohen apriori nga pushtetarët tanë, asnjëherë nuk mund të fajësohet faktori ndërkombëtar. "Çka na ka faj Gjermania, Britania e Madhe, Franca, ShBA-ja etj., kur vetë kreu i Republikës këmbëngul në pazaret territoriale për interesat personale?! Vetëm politikanët dhe liderët e kompromentuar, të korruptuar e të shantazhuar mund ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të tyre. Vetëm politikanë të kalibrit të Hashim Thaçit mund ta hapin temën që të kthejnë disa vjet pas dhe nxisin tensione të panevojshme dhe pa asnjë sens dhe arsye. Kur të udhëheqin të padijshmit dhe interesxhinjtë, atëherë nuk mund të presësh rezultate të tjera, përveç humbjeve e dëmeve.

Pra edhe një herë; Nëse dikush duhet turpëruar, atëherë ky është Hashim Thaçi... Nëse dikush duhet për t'u marruar, ky është Hashim Thaçi dhe nëse dikush po e shet Kosovën, po ia fal veriun e Mitrovicës Serbisë me 23 përqindëshin e territorit dhe po e krijon një mini-Serbi në zemrën e Kosovës dhe pastaj ka azilin e siguruar, ky fund e krye është Hashim Thaçi. Ndryshe, këtë plan e dekonspiroi edhe revista prestigjioze britanike, "The Economist", planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre, e që pjesë e këtij plani është edhe autonomia për serbët brenda Kosovës, që lë të kuptohet se është bërë Hashim Thaçi shërbëtor i strukur, i frikësuar dhe i dëgjueshëm i Aleksandër Vuçiqit të Serbisë, ku siç shihet në një video në rrjetet sociale presidenti serb i drejtohet Hashim Thaçit "mos trego" kur Thaçi u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë. Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi. Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre. Dialogu duhet të zhvillohet me një figurë tjetër konsensuale, duke e lënë në 'out' presidentin Thaçi. Kësaj që u diskutua e u debatua disa herë në Kuvend i thonë katërqind për qind refuzimi i shumicës ndaj kryenegociatorit të vetëshpallur. Presidentit Hashim Thaçi tanimë është një tjetër pengesë në këtë proces, derisa e kemi këtë president me këtë ego dhe këtë politikë, edhe partitë politike do të jenë të përçara dhe jo të bashkuara. Nuk duhet të lejohet nxitimi për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Hashim Thaçit, sepse kjo është vetëm për interesat e tij personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me interesin e shtetit.

E gjithë veprimtaria e Hashim Thaçit, që nga shpallja e pavarësisë, po del se paska qenë vetëm një 'gënjeshtër', për t`ia mundësuar vetes dhe kësaj klase politike që për afro dy dekada ta udhëheqin këtë shtet, për të vjedhur dhe për të zhvatur këtë popull deri në palcë, kurse të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që ka qeverisur me vendin. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani, sa nuk është bërë vonë. Mirëpo, nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike. Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Tallje me qytetarët Opozita ka vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit…. Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare, Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve Kosovë- Serbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht. Të vdekur e shoh Hashim Thaçin politikisht me këto veprim, por ai akoma duket i gjallë pasi që opozita e dobët po ia mundëson që të mbijetojë këto orët e fundit. Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani sa nuk është bërë vonë. Mirëpo nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike, ndonëse ka rrezik që një sherr të madh do e pësojmë, pasi kemi duruar deri tani edhe ne vetë, ne qytetarët duke ia dhënë votën dhe duke mbajtur në pushtet këtë kastë të papërgjegjshme politike dhe atë vetë bashkë me të, Hashim Thaçin. 

Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t'ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t'ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim 'ZAJEDNICËS', që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t'i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale. Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës.

Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. 

A, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor. Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

Ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i mallkuar nga kjo klasë politike e inkriminuar! Përfundimisht ky popull jo vetëm që është i stërlodhur, por edhe i nëmur (mallkuar) nga kjo klasë politike e inkriminuar. Është e vërtetë që Kosova po kalon momentet më të vështira që nga përfundimi i luftës, sepse këta politikanë e kanë stërlodhur këtë popull e këtë vend, e gjithë kjo klasë politike dhe këta pushtetarë të inkriminuar, saqë edhe po ndërmarrin hapa të tjerë më të rrezikshëm, siç është cenimi i territorit e tërësisë territoriale, për çka edhe po del hapur presidenti Hashim Thaçi, për gjoja korrigjim të kufijve, e që në realitet është ndarje e Kosovës, dhe askush nuk mund të befasohet nëse së shpejti do të nxjerrë në publik edhe ndonjë marrëveshje zyrtare që ai, sipas të gjitha gjasave, duhet ta ketë nënshkruar, përderisa flet me kaq siguri për një temë të ndjeshme, që prek shumë interesa. Mirëpo, unë dua të besoj që me kalimin e kohës jo shumë të largët, kjo shkelje kaq flagrante e Kushtetutës së shtetit tonë nuk mund të kalojë në heshtje, por duhet që secili shkelës të përballet me forcën e ligjit. E them këtë, sepse tanimë është bërë vetë kreu i Republikës kërcënues edhe për paqen dhe sigurinë, ndërsa me polemikat e tij po nxit gjithashtu tensione edhe përtej Kosovës. 

Për këtë lloj alarmi reagoi edhe ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, për propozimin e Serbisë përmes Hashim Thaçit, i cili po kërkon me nxitim korrigjim të kufijve për agjenda të tij personale. Është për kritikuar edhe këtë heshtje verore të opozitës parlamentare që po pushon e nuk po i ndihet fare zëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...