Reagim demokratik dhe i arsyeshëm - Bota Sot
Reagim demokratik dhe i arsyeshëm

Opinione

E martë, 16 tetor 2018

Reagim demokratik dhe i arsyeshëm

Nga: Milazim Maraj Më: 9 shtator 2018 Në ora: 15:41
Milazim Maraj

Vizita e Vuçiqit në Kosovë lëndoj rëndë plagët e luftës.     

Fjalimet e tij më thelb shoviniste thelluan edhe më shumë urrejtjen në mes shqiptarëve dhe serbeve. 

Ndalimi i shëtitjes së Vuqiqit nëpër Drenicë ishte shprehje serioze e qëndrimit të shqiptarëve të Kosovës. Shetitja e Vuçiqit nëpër Kosovë ishte përulja e turpshme e institucioneve të Kosovës para Serbisë. Paaftësia e institucioneve tona më udhëheqës aktual mbart rreziqe për shpërthim të revoltës tani më mjaftë të akumuluar. Vuçiq nuk lejon asnjë përfaqësues të politikes shqiptare të

1.Kosovës të shkojë të shqiptaret tani më të mbetur brenda kufijve të Serbisë. 

2.Madje as sportistët dhe njerëz të kulturës.

3. Për një fjali për vajzën e tij bojkotoj bisedimet në Bruksel, ndërsa për 20.000 femra shqiptare të dhunuara nuk ka kërkuar falje as sot.                                             

4. Ai akuzon Liderët shqiptarë së i pamundësuan shëtitje të rehatshme nëpër Kosovë ish Ministrit të Informatave pikërisht kur po kryheshin këto masakra.           

5.Ai sot akuzon institucionet e Kosovës që nuk po ju japin të drejta të mjaftueshme serbeve në Kosovë derisa këtë nivel të drejtave as për së afërmi  nuk e gëzojnë shqiptaret në Serbi.

6. Ai deklaroi së do ta thirre Erdoganin i cili paska qenë i gatshëm dhe ka premtuar që Serbisë të i del ndihmë sa herë që kjo i kërkon.                                       

 7. Ai thirret edhe në mbështetjen e pa kompromise të Rusisë e cila deklaron së nuk do të lejoj përparim të Kosovës më shumë se që lejon rezoluta 1244.     

8. Ai premton serbeve së do të ndërtohen 300 shtëpi në Lëndinën e Diellit sikur kjo pjesë të ishte në Serbi dhe jo Kosovë.           

9. Ai edhe pse kishte kërkuar leje për vizitë nga institucionet e Kosovës sot pyeti ku ka kufi ku po shihni kufi duke nxitë ushqyer nacionalizmin serb në Kosovë? 

10. Premtoj investime nga Kina, Turqia etj, pa pyet fare së kush do të lejoj këtë investim. 

11. Premtoj që në Mitrovicë dhe fshatrat për rreth do të kthej kriminelet e luftës në Kosovë të cilët po i strehon tash e sa vjet.       

12.Premtoj serbeve të Banjës që herën tjetër do të i vizitoj edhe pse më politikën që ky kriminel e udhëheq këta mundë të i vizitoj vetëm në Beograd.

13.Premtoj së nuk do të nxis luftë nga së nuk do të i rrezikoj serbet në Kosovë, kjo më është e kuptueshme që këtë humbjen e ka të sigurt që në fillim.

14. Fjalimi i tij për këto dy ditë në Kosovë ishte luftënxitës dhe tregues i vërtete së serbet në Kosovë i konsideron si mish për top. 

15. Vuçiq asnjë fjalë të vetme nuk e tha për të drejtat e shqiptarëve që kanë mbetur padrejtësisht në Serbi nga së për këta ka planin e shpërnguljes dhe asimilimit, bashkë më Erdoganin. 

16. Bojkotimi i bisedimeve në Bruksel tregoj së Vuçiq është një shovinist i dalluar. Çka do të bëje nëse vajza e tij kur i mbush 18 apo 20 vite do të martohet më ndonjë shqiptar?. Kjo nuk përjashtohet ajo mundë të trashëgoj gjenet e gjyshes që bazuar në mediat e ndryshme prestigjioze edhe vet Vuçiqin e  tregojnë si birë shqiptari.

17. A mos ka prit Vuçiqi se shqiptaret do ta presin më lule një përgjegjës për gjenocid në Kosovë. Kosova duhet të përgatit ekipin dhe dokumentacionin për  ta paditur Serbinë për gjenocid. Kjo është fitorja e jonë. Çdo humbje kohe në këtë drejtim është rrezik dhe turp për udhëheqësit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test