Letër e hapur presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit

Opinione

Letër e hapur presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 10 shtator 2018 Në ora: 09:09
Aleksandar Vuçiq dhe Policia e Kosovës

Drenica ta bëri me dije se djemt e saj janë aty brenda për brenda në zemrën e Drenicës,fshati historik që quhet PREkAZ. Drenica nuk shklet edhe aq lehtë dhe mos gabo më të provosh,se në Drenicë keni bërë masakra këtë e din edhe e gjithë bota. Thaçi nuk i përfaqësonë qytetarët e Kosovës. Ata që të stopuan ta shkelësh token e Drenicës, mu ata janë bijtë e bijat të kombit shqiptarë, Azem Bejta e Shota Galica.

Dega e Shoqatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, në Skenderaj ia bëri me dije,klyshit të Sllobodan Millosheviqit,Aleksandër Vuçiqit se Drenica nuk shkilet lehtë dhe Thaçi nuk kollitet këtu por ia përkujtuan Vuçiqit se në tokat e Drenicës keni bërë masakra dhe sa ma larg Drenicës, derisa se Vuçiqi dëshmoi edhe vetë se ai është duke e ndjekur rrugën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, i cil po si ky klyshi i tij, Vuçiqi, duke lavdruar Millosheviqin e duke i vënë hi syve e gjithë botës se ky qenka më ndryshe, duhet të reagojnë ndërkombëtarët ndaj sjelljeve të Vuçiqit në mynyrën më raciste ndaj qytetarëve shumicë shqiptarë, kundrejt favorizimit të serbëve.

Dega e Shoqatës së Veteranëve në Skenderaj përmes një njoftimi zyrtar kanë thënë se nesër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes rrugëve të Drenicës do të vizitojë fshatin Banjë.

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për të bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë.

Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj: "Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morrëm lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës.

Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Dhe ia dolën.

Marrëzitë e udhëheqsisë, krerëve të shtetit të Kosovës nuk kanë të ndalur që disa herë po e tolerojnë presidentin serbë, Aleksandër Vuçiqin të shetis në veri të Mitrovicës si në tokën e babës së tij.

Vuçiq: Kosova, nuk është e gjitha e jona dhe as e gjitha e tyre

Duke toleruar Vuçiqin keret tanë shtetërore të Kosovë, ai po e shfrytëzon rastin,në mënyra raciste dhe shkon aq larg sa thotë se: Kosova, nuk është e gjitha e jona dhe as e gjitha e tyre,neve na gjuan në rangun e dytë. Dhe ka vazhduar; Për herë të parë, falë rritjes së buxhetit të Serbisë, mund t’i ndihmojmë popullit në Kosovë. Kjo është shumë e rëndësishme për forcimin e Serbisë, për forcimin e popullit serb”, ka thënë në Zveçan kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, përcjellin medie të Beogradit. Në takim kanë qenë zyrtarë të Listës Serbe, deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ministrat në Qeverinë e Kosovës Dalbor Jevtiq e Nenad Rikallo.

Vuçiqi i gëzohet një bisede të gjatë sipas tij telefonike me kryetarin e Turqisë Taip Erdogan

“Bisedimet janë shumë të vështira. Dhe unë nuk jam ai që mund t’iu jap ndonjë parashikim optimist. E parashikimi optimist është nëse arrijmë te zgjidhja që nuk do ta poshtëronte asnjërën palë dhe që të ruhej fytyra edhe e Beogradit e edhe e Prishtinës. Por jemi larg kësaj zgjidhjeje. Na mbete vetëm të luftojmë për interesat e popullit dhe të atdheut tonë, por edhe ta kuptojmë mirë se në ç’ pozitë gjendemi e të dimë se sa dramatikisht do të rrezikoheshim me prishjen e paqes e stabilitetit në këtë rajon”, ka thënë Vuçiq.“Ne na duet të luftojmë për mbetjen e popullit tonë në Kosovë”, ka përfunduar ai.

Serbia gjithnjë ka patur një fytyrë të (ZEZË) në të gjitha epokat

Serbia gjithmonë keni qenë pa fytyrë, keni pas një të (ZEZË), dhe atë po e trashëgojnë, jo vetëm fytyrat e juaja, Serbisë pra, gjithnjë në çdo rast të ndryshuara, fytyra çetnike, kriminele, shoveniste dhe nuk di për çfarë fytyre po flet?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk është me rëndësi që të mbahet konferencë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën pa pasur rezultate.

Sipas tij me rëndësi është përmbajtja e propozimeve që mund të bëhen, duke theksuar se në ditët në vijim do të shtohet presioni mbi Serbinë, shkruan Most.

“Jam i interesuar në esencë dhe rezultat. Ne duam zgjidhje të cilën Serbia e dëshiron dhe që mund ta pranojë, ta ruajë fytyrën, që njerëzit të mos ndjehem të turpëruar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kancer për Serbinë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhsit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë,dhe u varros shprehja Kosova i Metohija, dhe Kosova tani është e lirt dhe si një popull i tëri ,unik i pandar dhe i bashkuar së shpejti,këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se Serbia ka fituar me këtë marrëveshtje,dhe tani jo rastësisht KFOR-i Frances u stacionuar (menjëherë pas terhjeqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit, prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Drenica ta bëri me dije se djemt e saj janë aty brenda për brenda në zemrën e Drenicës,fshati historik që quhet PREkAZ. Drenica nuk shklet edhe aq lehtë dhe mos gabo më të provosh,se në Drenicë keni bërë masakra këtë e din edhe e gjithë bota. Thaçi nuk i përfaqësonë qytetarët e Kosovës. Ata që të stopuan ta shkelish token e Drenicës,mu ata janë bijt e bijat të kombit shqiptarë, Azem Bejta e Shota Galica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat