Vizita e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, vetëm fyerje e shqetësim e jo pajtim

Opinione

Vizita e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, vetëm fyerje e shqetësim e jo pajtim

Nga: Sadik Elshani Më: 11 shtator 2018 Në ora: 06:07
Sadik Elshani

Këtë fundjave, 8 e 9 shtator, në Kosovë bëri një vizitë Aleksandër Vuçiq, kryetari (presidenti) i Serbisë. Si zakonisht këto janë vizita kundërthënëse (kontraverzale), provokuese, tepër shqetësuese që nuk ndikojnë në zbutjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimet e Serbisë kurrë nuk kanë qenë në interesin e përmirësimit të këtyre marrëdhënieve dhe hapjes së kapitujve të pajtimit e bashkëpunimit. E tillë ishte edhe kjo vizitë. Aleksandër Vuçiq nuk erdhi me qëllime të mira, me një degë ulliri në dorë: t’i pranojë krimet serbe ndaj popullsisë shqiptare e të kerkojë falje për këto krime. Por, ai erdhi që t’i provojë ujërat e Ujmanit, të nguë këmbë për pronësinë e Trepçës dhe të masë pulsin e politikës shqiptare, që për fat të keq, në këtë çast është ëe gjendje të vdekjes klinike. Vuçiq bëri një breshëri kërcënimesh, duke e lartësuar figurën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, Neronit të Ballkanit dhe për të theksuar edhe një herë se Serbia kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Udhëheqësit tanë ende nuk janë mbushur mend

Sjellje të tilla nuk duhet të jenë të papritura. Por, udhëheqësit politikë të Kosovës ende nuk janë mbushur mend me sjelljet e Serbisë dhe udhëheqësve të saj. Prandaj, ata përsëri i përsërisin të njejtat gabime, duke pritur që këtë radhë politikanët e Serbisë do të sillen ndryshe. Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Bexhet Pacolli u shpreh: “Ne kemi dërguar mesazhe presidentit të Serbisë se ai është i mirëseardhur në Kosovë, çdoherë kur të dojë mundet me ardhë në Kosovë. Kosova është vend i hapur, demokratik, ne jemi nikoqir të mirë dhe ai, është përgatitur dhe pritja për zotëri Vuçiq, por pritja vizita në Ujman pak na u duk e pakuptimtë…” Ndërsa zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, u shpreh se BE-ja duhet ta dënojë vizitën e Vuçiqit. Nuk di çka të thotë njeriu kur dëgjon deklarata të tilla, që dikush tjetër duhet të kujdest për ne se kush hynë e kush del në Kosovë, thua se ky vend nuk ka zot. Është pikërisht kjo BE-ja që përmes zëdhënëses së saj, Maja Kocijançiq e dënoi ndaljen e Vuçiqit në Drenicë. Kjo tregon naivitetin, shkëputjen nga realiteti të udhëheqësve të Kosovës. Po, shqiptarët janë të njohur për mikpritjen e tyre, por bëhet fjalë për pritjen e mikut, e atij njeriu që të vjen me qëllime të mira. Me veprimet, sjelljet e tij, zoti Vuçiq po tregon se nuk është mik i shqiptarëve, mik i Kosovës, prandaj atij i duhet rezervuar një “pritje” tjetër, apo edhe më mirë, t’i ndalohet fare hyrja në Kosovë. Të shpresojmë se udhëheqësit tanë do të mbushen mend një ditë. Kemi një histori të hidhur shumëshekullore me Serbinë dhe politikanët tanë duhet t’i parashohin disa gjëra. Por, si mund t’i parashikojnë situatat këta dritëshkurtër që nuk shohin se çka po ndodh para syve të tyre. Kur vete e fton ujkun ne vathë (torishte), duhet ta dishë mirë se çka mund te ndodhë.

Vuçiqi të shkojë në Prekaz, të kërkojë falje e të përkulet me nderim për të gjitha viktimat

Këtë radhë Vuçiqi u mundua të bëjë edhe një provokim tjetër, të kalojë mespërmes Drenicës që të vizitojë një fshat të Skenderajt të banuar me popullsi serbe, por qytetarët e ndaluan, ia ndanë kufirin te thana, siç thotë një fjalë e jona. Atë që nuk e bëri shteti e bëri populli dhe i tregoi qartë Vuçiqit se ky vend ka zot dhe ai është populli dhe jo politikanët e shitur. Madje kryetari Thaçi mori guxim dhe i quajti të pakulturuar këta qytetarë që po e ndalonin një kriminel, partnerin (ortakun) e tij. Këtë veprim Vuçiqi e ka bërë me vetëdije të plotë, sepse ai e di fare mirë se çka paraqet e çka përfaqëson Drenica në historinë e Kosovës dhe çka ka ndodhur në Prekaz e në fshatrat e tjerë të Drenicës dhe anembanë Kosovës. Zoti Vuçiq mund te vijë në Drenicë, por të shkojë te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” e të përkulet perpara viktimave e të kërkojë falje në emër të popullit dhe shtetit serb. Kështu sillen ata që duan ta harrojnë të kaluarën e të lidhin ura miqësie, por politika dhe politikanët e Serbisë janë shumë larg këtyre veprimeve fisnike. Kur po mendoj për konfliktin në mes të serbëve e shqiptarëve, kur jam duke i shkruaj këto radhë mendja po më shkon te kancelari i Gjermanisë Përëndimore, Ëilly Brandt (1913 – 1992).

Gjunjëzimi i Ëilly Brandit përpara monumentit të kryengritjes së Getos së Varshavës

Më 7 dhjetor të vitit 1970 gjatë vizitës që i bëri Polonisë kancelari i Gjermanisë Përëndimore, Ëilly Brandt, ai e vizitoi edhe Monumentin e Kruengritjes së Getos së Varshavës. Sipas protokollit ai e vendosi një kurorë me lule në emër të shtetit të Gjermanisë Përëndimore, por ajo që ishte e papritura dhe që i befasoi të gjithë ishte ai gjunjëzimi i famshëm i përuljes dhe pendesës për të gjitha ato miliona viktima të nazizmit. Ky është ai gjesti fisnik, human i një njeriu të madh me zemër të madhe e shpirt të pastër, pendimi i sinqertë për të gjitha ato krime që kanë kryer bashkëkombësit e tij. Ëilly Brandt gjatë kohës së nazizmit është larguar nga Gjermania si kundërshtar i atij regjimi çnjerëzor dhe ka qëndruar larg luftës, ndërsa për dallim nga ai, Vuçiq ka qenë bashkëpunëtor i kriminelëve serbë, posaçërisht Sheshelit. Për këtë shpesh e kanë pyetur Brandtin se përse e bëri këtë veprim, ndërsa ai është përgjigjur: “Nën peshën e historisë më të re, unë e bëra atë që njerëzit e bëjnë kur fjalët u mungojnë. Në këtë mënyrë unë kam përkujtuar miliona njerëz të vrarë.” Kështu veprojnë njerëzit që kanë ndërgjegje, ndiejnë dhimbje për krimet e luftës, ndërsa njerëzit si Vuçiqi dhe shumica e bashkëkombësve të tij, veprojnë në mënyrën e tyre më të shëmtuar dhe jonjerëzore.

Kjo ngjarje e fundit dhe shumë të tjera para saj dëshmojnë se udhëheqësit tanë janë të paaftë, te padenjë për të drejtuar shtetin e Kosovës, për t’i dalë zot asaj, për të kërkuar drejtësi për të gjitha ato viktima, për të gjitha ato krime e shkatërrime. Udhëheqësit e shantazhuar, të korruptuar i japin një pamje, një emër të keq vendit te vet dhe askush nuk mund t’i marrë seriozisht. Me këtë klasë politike Kosova dhe imazhi i saj, ashtu – ashtu jo fort i mirë, kanë rënë në nivelin më të ulët në këto 20 vitet e fundit. Këto dobësi të tyre janë duke i shfrytëzuar mirë kundërshtarët tanë. Prandaj, është koha që kjo klasë sunduese e dështuar të largohet sa më parë nga jeta politike e Kosovës. Më mirë sot se nesër – më mirë me të miëe se me zor.

Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat