Terrorizmi i 11 shtatorit në Nju Jork, konsum e një imagjinate të krisur

Opinione

Terrorizmi i 11 shtatorit në Nju Jork, konsum e një imagjinate të krisur

Nga: Dedë Preqi Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:24
Dedë Preqi

Çdo përpjekje, apo planifikim i një terrorizmi për të bërë një tragjedi kundër njerëzore, është pjellë e një imagjinate e sëmurë, duke mos kursyer asnjë të mirë njerëzore dhe as materiale, që ka për qëllim për të shkatërruar dhe asgjesuar  këtë botë pa mëshirë. Edhe pse të tjerët ëndërrojnë dhe krijojnë kushte të mirëqenjës si  dhe standarte të jetës për të jetuar sa më mirë në kushte normale, nën shijen e lirisë dhe demokracisë njerëzore, dikush qëllon që ka shpirtin e djallit dhe imagjinatën e sëmuarë terroriste, duke e prish qetësinë dhe komoditetin njerëzor.

Nëse nisemi nga parimet njerëzore, është e qartë se gjithë bota demokratike dhe prosperuese  nuk do e lakmonte një idelogji të tillë dhe nuk do vepronte që të degradohen  vlerat njerëzore dhe vetë njeriu si qenje njerëzore. Për fat të keq një mori e njerëzve vuajnë nga një lloj kompleksi inferior, apo ndonjë kompleks tjetër ideologjik, që e ka trashëgimi  fetare e racore, mirëpo terrorizmi si çpikje apo model i shkatërrimit dhe asgjësimit njerëzor, është një ndër veprimët më të shëmtuara dhe më të ulëta njerëzore.

Terrorizmi është shkakëtar i destabilizimit  dhe çetësisë njerëzore, që sjell frikë dhe shqetësim kudo në botën njerëzore dhe kurrë nuk mund të quhet  vepër humane, kur e tëra është vetëm shkatërruese. Nuk mund të thëmi se terrorizmi sot është zvogëluar në një masë, duke marrë parasysh angazhimet e mëdha të fuqive botërore, si dhe të SHBA-ve , të cilat janë angazhuar më të madhe për zbutjen e  këtij fenomeni ekstremist.

U bënë 17 vite, që nga 11 shtatori i vitit 2001, terroristat islamik të Al- kaides, në krye me kryeterroristin Bin Lladen, i shembën kullat binjake në Nju Jork, me ç’rast e humbën jetën më se 3000 njerëz të pafajshëm.Terrorizmi nuk filloi së pari te Kullat Binjake në Njujork, të cilën ngjarje  Amerika e përkujton  me dhimbje të madhe, por  terrorizmi islamik fillon edhe më herët  edhe më herët se mendojmë, duke shkakëtuar viktima dhe dëme materiale në shumë vende  të botës, por në këtë rast, në Manhatan të Njujorkut ishte diçka e çëllimshme, tronditëse dhe e planifikuar.

Tragjedia e 11 shtatorit në Njujork të Amerikës, ishte një plan i fuqishëm terrorist  dhe i planifikuar në mënyrë profesionale, që kishte për qëllim të nxisë konfliktin  antiamerikan  dhe të fusë frikë te populli i saj, por edhe të thëlloj kriza të tjera dhe të papritura në botë, si një aspiratë dhe projekt të cilën e dëshiruan terroristët islamik të Al-kaidës, për qëllime të tyre të caktuara.

Një logjikë e tillë dhe dorë shkatrrimtare e mendje të  krisur  terroriste, do e shtojë peshën e dhëmbjes,  jo vetëm te populli amerikan, por edhe te kombi shqiptarë, i cili në këtë ditë tragjike hyri në historinë e popullit amerikan, me tre emra shqiptarë,  sikur që ishin edhe Mon Gjonbalaj, Simon Dedëvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët do të kujtohen si dëshmi e gjallë, se edhe populli shqiptarë gjindet kudo së bashku me popullin amerikan, në momentet e mira dhe të vështira të jetës.

Amerika si një vend i avansuar demokratik në botë, në shtetin e vet mbanë  miliona njerëz të huaj nga gjitha vendet e botës, pa dallime racore e fetare, të cilëve u afroi kushte të punës dhe jetës normale, por për fat të keq, shumica e terroristave kanë rrjedhë nga këta popuj, që Amerika i mbajti dhe i ushqeu me bukë, duke i përbuzur të mirat dhe ndihmën e saj, dhe nuk munguan tentativat e shumta në organizimin e atentateve kundër ushtrisë dhe shtetit amerikan.

Sulmi kundër objektivave amerikane ishte predentim i forcave të Bin Lladenit dhe tërë Al-kaides terroriste, që ta gjunjëzojë Amerikën dhe popullin e saj, por një gjë e tillë ishte vetëm një dështim i terroristëve të tillë dhe kundërshtarëve  amerikan. Dhe sulmi  i tillë ishte një akt i shëmtuar terrorist  si dhe akt çyçarë,  i cili kishte për qëllim të shkatërroj edhe tërë kulturën  botërore, qytetërimin botërorë, si dhe bastionin e lirisë e demokracisë njerëzore.

 Lufta kundërt terrorizmit nuk do të përfundoj  kurrë dhe e cila nuk  ka arsye të ndalet, sepse është e vetmja strategji që ta shpëtojë njerëzimin e pafajshëm nga dilemat dhe planet e terrorizmit në botë, si dhe duke zbuluar fytyrat dhe rrolin e tyre. Një angazhim dhe përkushtim i shtetëve demokratike në botë si dhe SHBA-të, që janë një faktor kyq dhe i fuqishëm, do vazhdojnë dhe nuk do ndalen në luftën  antiterroriste, sepse organizatat e tilla radikale islamiste do paraqesin, jo vetëm një  vorbull trazirash në një vend demokratik, por dhe një rrezik të madh për tërë botën e qytetëruar dhe për vetë  islamin e pafajshëm.

Kujtimet e kësaj tragjedie në Nju Jork, nuk do shmangen lehtë, duke i përkujtuar viktimat e pafajshme me mallin e pashuar, që shpeshherë  e rrisin dhimbjen duke kaluar nëpër këta përvjetor. Tani në këto ditë kujtimi të viktimave të shtatorit, metropoli i botës Nju Jorku, mbanë mbi shpatullat e veta dhëmbjen  dhe kujtimin e të dashurve të vet, mbanë peshën e dinjitetit kombëtar, mbanë dhe gjithë popullin amerikan dhe botën e qytetëruar.

Duke kujtuar këtë ditë tragjike edhe populli shqiptarë i bashkohet dhimbjeve dhe ngushëllimëve të popullit amerikan. Duke mbetë gjithëherë miqë të përhershëm me popullin amerikan dhe SHBA-të, në kohëra të mira dhe të vështira, si dhe në çdo rrethanë të jetës. Këtë mendim dhe filozofi mike e ka lënë  në arkivin e përjetësisë edhe dr.Ibrahim Rugova, miku më madh  shqiptar dhe pro amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat