Kujdes me kufijtë në tokat shqiptare!

Opinione

Kujdes me kufijtë në tokat shqiptare!

Nga: Skender Jashari Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:22
Skender Jashari

Si sot, ashtu edhe gjatë viteve 1878-1959 (madje edhe në kohën e Millosheviqit), luhej e njejta lojë! Ndryshim kufijsh si atëherë edhe sot! Kërkuesi i ndryshimit të kufijëve  është i njejti subjekt-Serbia!

Çështja e  ndryshimit të kufijv  është aktualizuar sidomos  këta shekujt e fundit, gjegjësisht  mund të  përmendim afërsisht   nga  Kongresi i Vjenës i 1815, u  trajtu si çështje  më serioze! Derisa në fund të këtij shekulli, është formulu në një  akt  konkret juridik, që trajton atë! Vlimi i  luftërave për  kufij e  influence,  ishte tejet i theksuar  pas  Revolucionit teknologjik të 1688, e kjo në kontinentin  Europian  është  theksuar  sidomos pas Revolucionit  Francez të 1789,  ku do  vijnë  Bashkimet Kombëtare të Gjermanisë, Italisë, Luftërat e  Napoleonit, Austro-Hungarisë, Prusisë etj( të  përmasave   që bota nuk i kishte parë deri në  këtë kohë)!

Europa  në Konferencën e  Hagës, miratoi 3 traktate( Konventa) dhe 3 deklarata plotësuese,  e  mbajtur nga  18 maj 1899, nënshkruar më 29 korrik të atij viti dhe të  hyra në  fuqi më 4 shtator 1900,  mes tyre  Konventa  për  Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve  Ndërkombëtare[1]( me të cilën u formu edhe Gjykata  e Përhershme e Arbitrazhit),[2] derisa   konventat tjera kishin të bënin  me të Drejtën e  Luftës! Në Konferencën e  Dytë të  Hagës, e  mbajtur nga  15 qershor deri 18 tetor 1907( e thirrur nga  Teodor Rusvelt-presidenti i SHBA-së,  që në 1904),  e që traktatet dhe deklaratat  u nënshkruan më  18 tetor 1907, kurse  hynë  në   fuqi më 26 janar 1910. Në këtë rast, Konventa për  Zgjidhje  Paqësore të Mosmarrëveshjeve  Ndërkombëtare, është  konfirmim i Konferencës se  Hagës të 1899.

Më pas, kjo materje është trajtuar  në  instanca të ndryshme  edhe nga Organizatat Ndërkombëtare! Sot, kemi një numër   të konsideruar të  akteve  normative, mes tjerash edhe: Protokoli i Gjenevës[3] i vitit 1924; Pakti Briand-Kellogg[5](  Traktati i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve për Heqjen  e Luftës, si Mjet të  Sigurisë Kombëtare) i 1928; Akti i Përgjithshëm i Rishikuar, për  Zgjidhjen  Paqësore të Mosmarrëveshjeve  Ndërkombëtare, adoptuar nga  Asambleja e Përgjithshme  e Kombeve të Bashkuara, më 28 prill 1949[6]; Konventa  Europiane për Zgjidhjen  Paqësore të Mosmarrëveshjeve e  Këshillit Europian, të 29 prill 1957;  Doracaku për Zgjidhjen  Paqësore të  Mosmarrëveshjeve  mes shteteve, të Kombeve të Bashkuara[8]; Rezoluta e  adoptuar e  Asamblesë së Përgjithshme, 2625(XXV), 24 tetor 1970[9] etj. Të gjitha këto  i japin prioritet  dialogut, pastaj edhe  institucioneve  të tjera të emërtuara si Gjykata e  Përhershme  e Arbitrazit etj!

Krijimi i Bashkimit  Europian, integrimi në të, kërkon plotësim  kriteresh politike, ekonomike dhe administrative, të specifikuara si Kriteret e  Kopenhagës të 1993. Në këtë  rast kriteret politike, theksohen shteti ligjor, stabiliteti i institucioneve dhe garantimi i  demokracisë etj.

Praktikisht as Kosova nga fundviti 2000,  kur është krijuar  ndarja faktike, deri më sot, nuk ka krijuar  integrim efektiv të  pjesës së  Veriut! Në këtë rast, në Kosovë,  Institucionet  e Sigurisë së Kosovës, dështuan të vendosin institucione  stabile,  shtetin ligjor, demokracinë në  Kosovën Veriore, edhe përkundër tentimit fëmijërorë, amatorë të gjoja intervenimit të Policisë së Kosovës  në 26 korrik 2011!

 Njejtë  as Serbia, në  Luginë të Preshevës, që më  2000-2001, pas Luftës së UÇPMB-së dhe  terrorit të paparë të Serbisë  mbi këtë  territor etnik Shqipëtar, nuk  ka  plotësu   kriteret për  anëtarësim  në  BE, madje  as  kriteret  politike, ekonomike dhe administrative!

Duhet sqaruar, sepse  me lindjen e  UÇPMB-së dhe  sidomos  analizimi i  vajtjes së kësaj  lufte  dhe përfundimi i saj, mund të kuptohet  që  do “ndodhë” diç në relacionet Kosovë-Serbi!  Menjehërë  doli në  skenë  “ndarja e  veriut”!  Po ashtu në  rastin e nisjes së  ndërtimit të Autostradës  E 75, edhe   banorët  lokal të Luginës së Preshevës,  kishin  nuhatur, që  Serbia  dëshironte  ta  ndryshonte trasenë  e kësaj autostrade, duke  tentu për ta bartur  atë nëpër   maje  të  Kodrave  të Boshtranit( ku Shqipëtarët  e Luginës  e  njihnin  si  vijë ku sërish do vendoset  kufiri, në rastin e  Bashkimit  me Kosovën)!

Në  aspektin  historik,  mirfilli  dihet  që  komuna e  Preshevës dhe Bujanovcit, nga Serbia është pushtuar më 16-18 tetor 1912, kurse  komuna e Medvegjës, është pushtuar  gjatë  Kongresit të Berlinit! Po ashtu Sanxhaku i Novi Pazarit u pushtu gjatë  vitit 1912 nga Serbia, e që deri në këtë  kohë ishte  nën pushtimin  Osman, ndërsa prej 1878-1908 ishte nën  administrim ushtarak Austro-Hungarez, e  para 1878 ishte nën Pushtimin Osman!

Lugina e Preshevës( komunat  Preshevë dhe Bujanovc)  me rastin e okupimit jugosllav  më 1945 shkëputen  nga  Kosova, duke ia  bashku Serbisë e që më pas  përligjen edhe me ligje  konkrete. Derisa me Kushtetutën e  Serbisë të 17 janar 1947 dhe pasuar  me ligje e  akte tjera juridike,  fshatrat e Karadakut: Staneci, Seferët, Caravajka, Peçenët, Maxhera, Depca, Ranatoci që ishin pjesë të komunës së Gjilanit, i bashkohen komunës së Preshevës. Po ashtu fshatrat  Konçul dhe Dobrosin  që më 1946-1948 ishin të komunës së Ranillugut, iu  bashkuan  komunës së Bujanovcit, derisa  fshatrat  Pribovc e Zarbincë më 1947-1949, iu  bashkuan  komunës së Bujanovcit! Kurse  komunat  veriore të Kosovës (Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani), iu  bashkuan Kosovës,  në vitet 1956 dhe përligjen më 1959,  e që këto  më parë ishin pjesë  të Sanxhakut të Novi Pazarit!

Serbia në  vazhdimësi, kërkoi ndryshim të kufijve, madje  edhe at  i bëri edhe me forcën e armës nga 1878 e deri në Luftën e fundit në Luginë  të Preshevës më 2001. Duke  e patur parasysh edhe  projektin serb, që nga Rankoviqi, Tito, Millosheviqi, e njejtë edhe nga zyrtarët e tashëm të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ndryshim kufijësh etj!

Serbia sot, ka kuptuar që ndodhet në pozitën  afërsisht të ngjajshme, siç ne Shqipëtarët, u ndodhëm gjatë viteve 1878-1912! Sot  asnjë vend Euro-atlantik nuk është aleat i Serbisë, armiqësimi i popullit serbë  shkaku i bombardimit të NATO-s( e udhëhequr nga SHBA), por edhe aleancave serbo-ruso-osmane, vazhdimisht  ishte  e orientuar nga orienti! Derisa  të gjitha  vendet  kufitare me Serbinë, janë  anëtare të NATO-s, kanë patur probleme  të rënda me Serbinë( kujto Hungarinë; Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën, Shqipëtarët)! Duke e  pa  këtë  situatë, dhe mos shpëtimin  e saj përmes  Rusisë,  Serbia, dëshiron  që  të japë disa territore që sot  etnikisht banohen nga Shqipëtarët,  që  së paku të  nxjerrë territore  të banuara me Serbë( të cilat i kishte  serbizu, e që ishin  toka po ashtu të banuara me Shqipëtar), për më  shumë të krijoj  pecedencë, që të kërkojë  pastaj edhe  49% të  Bosnjës, kurse  Rusia të përligjë ndarjet në Gjeorgji më 2008 dhe të Ukrainës!

Serbia duke  tentu  të merrte  tërë  Kosovën, dhe  atë me forcën e armëve, duke mos u lënë asgjë Shqipëtarëve, kreu Luftën  e 1998-1999, por  që  shkaktoi  reagimin  ndërkombëtar( disfatën më të madhe  nuk e  kishte  humbjen e   Kosovës, por humbjen  e çdo  aleati perëndimorë dhe  armiqësimin  e popullit serbë  me  Perëndimin dhe lidhjen  e Shqipëtarëve  vetëm  me vendet  Perëndimore e  sidomos me SHBA-në dhe shkëputjen  e Shqipëtarëve  nga  çdo lidhje  lindore-islamike)! 

 Serbia  po ashtu humbi edhe  një  Luftë  Speciale, të cilën  e  kishte  filluar  që nga 1844 (e që  nga maji 1453  deri më  1981, ortodoksët sllav-grekë  e kishin  fitu kundër  neve  Shqipëtarëve me ndihmën edhe të Perandorisë  Osmane). Lufta  Speciale  ishte  që  neve  Shqipëtarëve  t’na  islamizonin, t’na  identifikonin  si turq, boshnjak,  musliman serbë,  apo tek e  fundit edhe  si Shqipëtar  musliman (të tipave që mohojnë Historinë, Heronjët, Kishat Shqipëtare, e që këto ua  falin Serbisë)! Këtë  Luftë  Speciale  Serbia e  filloi  sidomos  në vitet  1990-1992, me shkollimin në  vendet  arabe e hoxhallarëve  vehabi, në  frymën e  terrorizmit islamik, anti-perëndimorë( veçanarisht anti-amerikan). Betejën e fundit të kësaj  Lufte Speciale, Serbia e  humbi me rënijen e radikalizimit, ekstremizimit, rekrutimit, organizimit të   grupeve terroriste islamike  për   të shkuar në Siri( pra  në fund të  viteve 2014-2015!).

Viteve  të  fundit, në  vazhdimësi  ndëgjohen  deklarata nën  panikë  të  zyrtarëve të Serbisë,  që  Shqipëtarët po zgjohen  në  Novi Pazar, Luginë, Iliridë; Shqipëtarët   duan  “Shqipërinë  e Madhe”;  Shqipëtarët  janë  duke  “pushtu” Serbinë  jugore; populli serbë  ka mortalitet më të lartë, kurse Shqipëtarët  ende  janë  me natalitetin më të lartë  në Europë; Serbët  janë  duke  u  shpërngul  nga  Kosova, nga Lugina etj.

Negociatorët tonë, do duhej  që të kenë  parasysh, që orientimi politik, gjeostrategjik, dhe të  gjitha  aspektet tjera  që  janë  në  disfavor të  Serbisë,  janë pakthim për  së paku  disa dekada! Largimi i Serbisë  nga  Rusia dhe orientimi Euro-atlantik, është  tashmë shumë i vështirë, edhe për faktin që Serbia do duhej të pranonte koncesione  jo vetëm  përballë Shqipëtarëve, por edhe të tjerëve( Hungarezevë, Kroatëve, Boshnjakëve, Bullgarëve etj)!

Por neve Shqipëtarëve  s’do duhej  lejuar t’na përfaqësonin askund, njerëzit që ende kanë mentalitetin orientalist-islamik, komunist, sllavist-titist. Përfaqësuesit  tanë, të mos ndjehen inferiorë para aleatëve tonë Euro-Atlantik, për faktin që subkoshienca e tyre mba ende deficitin e pësuar nga të qenit islamik, por të  jenë vetëm Shqipëtar (si Fe të ketë Shqiptarinë)!

Pas  gjithë këtyre, e vetmja çfarë  i mbetet  Serbisë, është  të  krijojë një  kufi etnik, të pranuar edhe nga  Shqipëtarët miopist, që t’i ruaj tokat Shqipëtare (që tashmë i ka  spastru etnikisht)! Andaj  Lugina e  Preshevës, duhet të Bashkohet me  Kosovë, kurse  Zubin Potoku, Leposaviqi e Zveçani,  s’do  duhej  pranuar që  të ndahen, derisa  krijimi  i Asociacionit  me  kompetenca  ekzekutive  në  asnjë  mënyrë  s’do  duhej  pranuar! Derisa mbetja  e  Veriut, si  zonë  e trazuar, është më shumë  në  dëm  të  Serbisë, sesa  të Kosovës, sidomos për rrugën e saj të integrimit Euro-atlantik (derisa mirfilli dihet që  nga kontrabanda  nuk  mund të jetojnë  gjithë  qytetarët serbë të veriut, por vetëm  kriminelët)!

Shqipëtarëve na intereson çdo  marrëveshje, dialog, me të  cilin do  avanconim  Interesin tonë Kombëtar, si Bashkimin e Kombit tonë, Bashkimin e  Kosovës me Shqipëri( për të rritur ndikimin në Ballkan, dhe për t’i  ndihmu Trojeve tjera shqiptare), Bashkimin e  Luginës me  Kosovë, avansimin e Intereseve të Kombit tonë në Trojet tona dhe në Botë!

Sot është Orëzeza për Serbi! Sot është Ora për Shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat