Shqiptarët sërish përballë Serbisë

Opinione

Shqiptarët sërish përballë Serbisë

Nga: Prof.Dr. Luftulla Peza, CSc, DrSc. Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:50
Prof.Dr. Luftulla Peza, CSc, DrSc.

Kthetrat e huaja janë zgjatur serisht mbi trojet shqiptare. Serbia duke ndjekur politikën shoviniste të Milosheviç-Vuçiçit kërkon me çdo kusht ti marrë Kosovës troje të reja. Në ndihmë të kërkesave të Serbisë është vënë presidenti H. Thaçi me shpurën e tij dhe disa nga drejtuesit e Bashkimit Europian.

Kosova është shtet i pavarur me kufij të qartë me fqinjët, përfshirë edhe Serbinë. Por Serbia ka një hall të madh. Ajo po bën përpjekje për tu pranuar në BE dhe një nga kushtet e rëndësishme për te është  rregullimi i marëdhënieve dhe njohja e Kosovës.  Ajo përpiqet ti rregullojë këto marëdhie, por duke i shkëputur Kosovës veriun.

RINGJALLET MILOSHEVIÇI

Presidenti serb Vuçiç, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, zbulojë thelbin e politikës së Serbisë me deklaratat e tij: “Sllobodan Millosheviç ka qenë udhëheqës i madh me qëllimet më të mira” dhe

“Ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën”.

Këto deklarata tregojnë qartë, se Serbia vazhdon politikën gjakatare të Milosheviçit ndaj shqiptarëve, nga ana tjetër mashtron opinionin ndërkombëtar për politikë paqësore ndaj fqinjëve.

Kosova nuk ka asnjë detyrim në këtë çeshtje, ajo ka kufijt e saj, të njohura ndërkombëtarisht me marëveshjen Ahtisari, është njohur si shtet i pavarur nga shumica e shteteve të BE dhe nga mbi një qind vende të tjera. Njohja apo jo nga Serbia, nuk ka asnjë rëndësi për Kosovën. Ky është problem vetëm i Serbisë dhe varet prej saj zgjidhja.

Por në këtë situatë mjaft të vështirë për Serbinë, kësaj të fundit i ka dalë në ndihmë presidenti i Kosovës Hashi Thaçi. Ai qysh kur ishte kryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovën ka nënshkruar disa marëveshje në Bruksel në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Dialogu Kosovë- Serbi në Bruksel qysh në fillim, në sajë të Thaçit,  mori drejtim të gabuar. Në vend që aty të dsikutoheshin problemet dypalëse Kosovë-Serbi,  në këto bisedime deri tani është diskutuar vetëm mbi përmirësimin e kushteve të serbëve të Kosovës, që është problem anësor.  Serbët problemet e tyre duhet to zgjidhin vetë në Kosovë, e cila ju a ka dhënë të gjitha të drejtat.

Kosova ka probleme të mëdha të pazgjidhura me Serbinë, por këto me dëshirën e palës serbe, me miratimin e Thaçit dhe të përfaqësuesve të BE, nuk u vunë asnjë herë në tavolinë për diskutime. Në këtë mënyrë bisedimet Kosovë-Serbi u futën në rrugë pa krye dhe në favor të Serbisë, e cila kohët e fundit ka dalë me problemin e rregullimit të kufirit.

Problemet e mëdha dhe detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës ngelën gjithmonë në hije: 

-dënimi i genocidit serb ndaj popullit të Kosovës që nga viti 1913, kur Kosova ju shkëput trungut shqiptar dhe ju dha Serbisë,

-kthimi i të zhdukurve, trupave të mijëra njerzve të vrarë gjatë konfliktit dy palës në vitin 1998-1999, që me gjith kërkesat e vazhdueshme nga familjarët, asnjë herë nuk ju kërkuan Serbisë. Këto janë në shumicën e rasteve civilë, që forcat serbe i arrestuan dhe i dërguan në burgjet e Serbisë ose të vrarë në luftë, trupat e të cilëve u morën nga forcat serbe dhe u varrosën në varre masive. Vuçiç, ish ministër në qeverinë e Milosheviçit, pa tjetër ka dijeni për të plotë për fatin e këtyre të zhdukurve.

- pagesa e dëmshpërblimeve të vrasjeve dhe shkatërrimeve në Kosovë nga ana e forcave serbe, gjatë luftës së fundit, që llogariten në disa dhjetra miliardë euro,

-njohja e pensioneve për qytetarët e Kosovës, për kohën, që punonin nën juridiksionin e Serbisë,

-kthimi i dokumentacioneve të vjedhura nga Serbia gjatë largimit nga Kosova,

-dënimi i kriminelëve serbë të luftës së fundit në Kosovë etj.,

-njohja e diplomave universitare etj.

Në këto pika duhet të përfshihet edhe çeshtja e përmirësimit të kushteve të jetesës së shqiptarëve të luginës së Preshevës, Sanxhak etj. për tu barazuar me ato që kanë serbët e Kosovës.

Në se bëhet njohja e njohja e Kosovës, pa u zgjidhur më parë këto probleme të mëdha, këto do të ngelin në hije dhe do të fshihen nga agjenda ndërkombëtare dhe serbe.

Kosova është shtet i pa varur mbi bazën e një pakete vendimesh Ahtisari, ku janë vendosur edhe kufijtë e saj. Në këtë çeshtje nga ana e të drejtës ndërkombëtare, për kufijtë e Kosovës nuk ka asnjë mundësi diskutimi, ato janë caktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Kosova nuk ka asnjë metër katror toke të Serbisë, prandaj nuk ka asnjë detyrim ndaj saj. Përkundrazi në se do të shtrohet problemi për të korigjuar kufijtë, ahere Serbisë duhet ti paraqitet harta e mëposhtme, që përfaqëson truallin shqiptar, mbi të cilën u krye pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Në hartë paraqiten mjaft qartë territori i trojeve shqiptare i ndarë në katër vilajete: vilajeti i Janinës, vilajeti i Shkodrës, vilajeti i Manastirit dhe vilajeti më verior i Kosovës, ku ishte shënuar edhe kufiri mjaft i qartë me Serbinë në vitin 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipëtarëve. Rajonet e Sanxhakut, qyteti  Pazari i Ri, lugina e Preshevës, bile edhe Shkupi e Nishi janë troje shqiptare dhe kanë qenë brenda territorit shqiptar deri sa u shpall pavarësia e shqiptarëve. Këto rajone ju dhanë Serbisë nga fuqitë europiane, duke ja hequr trungut të Shqipërisë më 1913.

 Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u bë nga Kongresi i Berlinit (korrik 1878). Sipas vendimeve të tij Malit të Zi ju dhanë krahinat shqiptare të Plavës e Gucisë si dhe qytetet e Tivarit, Podgoricën, Tuzit dhe Ulqinin. Nga ky kongres Serbia përfitoi pa të drejtë zonat: e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë , Nishit, Vranjes, Leskovacit, Pazarit të Ri etj. Popullsia shqiptare u çvendos me forcë në Kosovë, Shqipëri, Turqi etj. Greqisë ju dhanë pjesë të Çamërisë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit bëri luftë të ashpër për të mos u coptuar trojet shqiptare, por luftrat e ashpra dhe gjaku lumë, nuk patën fuqinë të ndalin coptimin.

Copëtimi i dytë i trojeve shqiptare erdhi nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (korrik 1913), ku trojet shqiptare u coptuan serisht: Kosova ju dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.
Për të gjitha këto troje është bërë luftë e ashpër dhe është derdh gjaku në gju, por shqiptarët nuk e ndaluan dot, sepse kanë qenë të përçarë. Klasa politike shqiptare në Kosovë e gjetkë është e përçarë si gjithmonë dhe nga kjo kanë përfituar dhe po përfitojnë të huajtë në kurriz të shqiptarëve.

Deklaratat nacionaliste të presidentit serb, ku ai e mbrojti si hero  kriminelin Milosheviç, tregojnë fytyrën e vërtetë të qeveritarëve serbë të sotëm. Ata i qëndrojnë besnik politikës luftënxitëse në Kosovë dhe nuk duan zgjidhje paqësore me Kosovën dhe të  fillojnë jetën e re në paqe me shqiptarët. Gjithë politika e sotme e krerëve serb është të mashtrojnë sa më shumë popullin serb dhe ta mbajnë atë me urrejtje për shqiptarët.  do të sjellin presione të reja edhe më të mëdha nga ana e BE, që është vënë krejtësisht në anën e Serbisë.

 THAÇI  INFORMATOR I SERBISË

Të gjithëve na bën përshtypje të madhe pse gjithë ky zell i madh i H.Thaçi ti vijë në ndihmë  Serbisë, duke i shkaktuar dëm të madh Kosovës. Ai kohët e fundit po bën lojëra të ndryshme, që ti sjellë dobinë më të madhe Serbisë, intervista, takime, konferenca etj. për ti mbushur mendjen njerzve në Kosovë dhe jashtë saj, që të përkrahin ndarjen e veriut nga Kosova. Duke gjetur përkrahje të pakët nga politika e populli në Kosovë, e Shqipërisë dhe e trojet shqioptare, Thaçi po bën takime tu mbushë mendjen mbi planin e tij në Maqedoni, Mal të Zi, diplomatët perëdimorë etj. 

Përkrahja e Thaçit për Serbinë ka arsye të forta, sepse serbët e kanë në dorë Thaçin. Ai tani ka urdhëra të prerë të veprojë në dobi të Serbisë, por gjithnjë duke u fshehur pas “interesave të Kosovës”.

Para disa vitesh njeri nga komandantët serbë të luftimeve në Drenicë, ku vëllezrit Adem dhe Hamëz Jashari filluan luftën të godasin forcat serbe, ka deklaruar në shtyp, se “forcat serbe ishin të mirinformuara për të gjithë veprimtarinmë e Jasharëve, sepse benda grupit të Jasharajve kishim agjentin tonë, që informonte për gjithshka”.

Në këtë kohë, H,Thaçi punonte në Zvicër dhe krijojë lidhje me grupin e armatosur, që drejtohej nga Adem Jashari në zonën e Drenicës. Bile në vitin 1998 Thaçi merr pjesë në një nga aksione ushtarak të UÇK drejtuar nga A. Jashari, para se ajo të njihej në publik, ku sulmohet stacioni policor serb. Për këtë sulm u dënuan me burg në mungesë si A.Jashari ashtu edhe Thaçi. Më pas familja Jashari e vazhdoi luftën kundra policisë serbe. Nga kjo grupi i tij dhe shtëpia u sulmuan me forca të shumta nga policia serbe, ku u vranë pjesa më e madhe e familjes, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq.

Ka mjaft mundësi, që A. Thaçi qysh kur ishte në Zvicër të jetë rekrutuar  si agjent i Serbisë dhe ai ka qenë informatori, për të cilin bën fjalë komandanti serb. A.Thaçi është përmendur në shtyp edhe nga shefi i zbulimit francez në Kosovë, si agjent i shërbimit sekret francez gjatë viteve të luftës në Kosovë. Kështu vërtetohet, që Thaçi i ka zanat pjesmarrje në agjentura sekrete për një grush parash.

Duke qenë informator i zbulimit serb gjatë luftës në Kosovë, A. Thaçi i ka shkaktuar dëme të mëdha shokëve të tij. Në këtë situatë ai tashti i merr urdhërat nga Beogradi të prera, sepse ndryshe ata i nxjerrin dokumentin, që e dëshmon si agjent. Prandaj Thaçi ka mbajtë dhe mban qëndrime të çuditëshme në favor të  Serbinë dhe është gati ti falë asaj të gjithë Kosvën për interesat e tij.

BASHKIMI I SHQIPTARËVE PRAPSON SERBINË

Ditë mjaft të vështira do të vijnë për Kosovën, që do të përballohen me sukses vetëm në se klasa politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. do të jenë të një mendje dhe do të tregohen luftarakë më shumë se Serbia.

Në situatën tepër të rrezikshme është e domosdoshme që forcat politike në Kosovë të bashkohen për një qëllim të vetëm: në një qeveri të ruajtjes së stabilitertit dhe terësisë teritoriale të Kosovës.   Kryeministri Haradinaj disa herë e ka theksuar, që Kosova i ka kufijt të paprekshëm, por kjo tani nuk është e mjaftueshme. Situata e re e bën të domosdoshme bashkëpunimin midis LDK, VV me partitë e Haradinajt, Limajt e Pacollit etj. Një qeveri e tillë deri në zgjedhjet e ardhëshme në situatën e tanishme do ti sillte dobi të madhe Kosovës dhe kombit shqiptar. Isa Mustafa dhe Albin Kurti e kanë në dorë topin e artë dhe në se do ta përdorin në favor të Kosovës, duke u bashkuar në një qeveri, që do ti bënte ballë me sukses situatës së tanishme mjaft të rreikshme për Kosovën, do të ishin pa tjetër heroj të pa harruar të kombit tonë.

Kërcënimi i madh ndaj Kosovës nuk përballohet me letra, shkrime në faqebuk apo fjalime. Vetëm bashkimi i forcave politike dhe veprimi i përbashkët, do të   përmbysë planet e Serbisë. Serbët e Kosovës ose të pranojnë të jetojnë në paqe me shqiptarët në Kosovë, ose të largohen prej saj.

Nga ana tjetër Shqipëria, megjithse e ka mbështetur Kosovën, në situatën e krijuar,duhet të deklarohet më me forcë në mbrojtje të  Kosovës dhe të interesave kombëtare. Politika shqiptare duhet të shprehet qartë kundra ndryshimit të kufijve dhe jo me lodra fjalësh, që i interesojnë vetëm Serbisë. Përshendesim qëndrimin e kancelares gjermane Merkel në këtë çeshtje, që duhet ta mbështesim fuqimisht. Ndryshimi i kufijve me Kosovën, siç e propozon Serbia, kërkon ndryshime të kufijve të tjerë në Ballkan, në përputhje me kufijtë e shpalljes së pavarësisë së kombit shqiptar më 28 nëntor 1912. Kështu do ti mbyllet rruga revanshizmit serb dhe atyre që e përkrahin atë.

Nga na tjetër qeveria shqiptare dhe e Kosovës duhet të mbështesin idenë e pranimit në BE njëkohësisht të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor. Pranimi i Serbisë më parë është mjaft i rrezikshëm, sepse ajo më pas do të bëhet pengesë për pranimin e Kosovës dhe të Shqipërisë në BE, lojë e njohur ashtu siç po e luan Greqia ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë në kohën e tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat