Mjegulla nuk i konvenon Kosovës - Bota Sot
Mjegulla nuk i konvenon Kosovës

Opinione

E martë, 16 tetor 2018

Mjegulla nuk i konvenon Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:43
Milazim Maraj

Bazuar në shkrimet  dhe telefonatat tuaja po kuptoj shqetësimin tuaj të arsyeshëm. Por ju lutëm sikur e keni ruajt deri sot autoritetin dhe devotshmërinë prej luftëtarit të lirisë ta ruani edhe sot. Ju keni përballuar sfida prej më të rëndave kjo është më e vogla.  Kjo që tani po ndodhë është një lojë për të prodhuar mjegull.

Nga se mjegulla po u duhet mashtruesve. Atyre që hartuan lista të veteraneve të rrejshëm dhe këtyre që duan të pengojnë pastrimin e këtyre listave. Ju jeni të sigurt. Komandantet e juaj kanë nënshkruar dokumentacionin për statusin tuaj të veteranit. Në jemi ata që ju mbrojmë kudo që ka nevojë. Ju sugjeroj të mos pranoni në asnjë mënyrë të bëheni pjesë e kësaj mjegulle që nuk na konvenon ne si veteran, as popullit të Kosovës.

Qëndroni të qetë dhe lë të merren mes veti ata që i kanë fryrë listat dhe ata që po i fyejnë akt akuzat. Ju sikur deri sot keni që keni qenë të devotshëm dhe keni ruajt etiken e  luftëtarit të pa njollosur qëndroni edhe më tutje në këtë pozicion që u bënë nderë ju dhe dëshmorëve tonë dhe kombit tonë në  Kosovë dhe më gjerë. Ju kujtohet viti 2004 këtë e synojnë prodhuesit e mjegullës. Andaj të nderuar bashkëluftëtar mos ua kushtoni të tillëve as më komente qoftë të shkruara apo verbale.

Nga se nuk do të prodhojmë asgjë të mirë në këtë formë.  Sikur që po shihni, dëgjoni dhe lexoni, njerëzit e mllefosur për planet e tyre të këqija që tani  i kanë në rrezik të u dështojnë, dhe për të cilat duhet të përgjigjën, sillen ashpër dhe me nervozë, fyejnë,shajnë, ofendojnë, shprehën më kërcënime. Këto sjellje nuk i kanë hije luftëtarit të lirisë, andaj ju sugjeroj që të mos u përgjigjeni fare këtyre debateve pa nivel, qoftë kur janë të shkruara apo verbale.

Vetëm kështu do të arrijmë të vendosim në vend drejtësinë. Vetëm kështu do të zgjidhën problemet tona. Vetëm kështu do të i kontribuojmë shtetit për të cilin keni sakrifikuar si luftëtarë dhe si familje patriote. Ju jeni themeli i këtij shteti andaj themelet tona nuk lëvizin, këtë duhet të u tregojmë çdo kujt që mendon të kundërtën. Luftëtaret e vërtet nuk e sakrifikojnë atdheun e tyre për interesa të ulëta individuale. Ata sakrifikohen vet për atdhe.  Atë e kemi dëshmuar atë do ta dëshmojmë sa herë që ka nevojë. Ju nuk lejoni nëpërkëmbje të dinjiteti tonë kombëtarë. Atë e treguat më rastin e vizitës së Vuçiqit,në Drenicë, e treguan në Therandë, Gjakovë  etj dhe do ta tregojnë sa herë të këtë nevojë kudo që ka nevojë.

Çdo furtunë ka një fund, furtunat e turpshme kanë fundin e turpshëm. Ju nuk do të jeni pjesë e kësaj furtune.

Më shumë respekt për ju njerëz të shenjtët  të këtij populli fisnik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test