Mafia politiko-prokuroriale futi mish dhije në listat e veteranëve - Bota Sot
Mafia politiko-prokuroriale futi mish dhije në listat e veteranëve

Opinione

E mërkurë, 24 tetor 2018

Mafia politiko-prokuroriale futi mish dhije në listat e veteranëve

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 19 shtator 2018 Në ora: 17:56
Manipuluesit e listave, të akuzuarit nga prokuroria: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhja dhe Xhavit Jashari

A është kjo një koincidencë apo rastësi por sa herë që pushteti i ka punët pickë krijon afera te ndryshme. Këso afera patëm boll qe nga tentimi i çfuqizimit te Speciales, kidnapimin dhe deportimi më dhunë i qytetareve turq ne Turqi, për te cilat askujt nuk i ra siç thuhet as një kime e flokut. Dhe tashti prapë kur Qeveria pa ecë ne kingala që për çdo rast pritet te rrezohet, kur Parlamenti e ka bë punën llugë qe nuk mund te merren vesh për asgjë, por edhe me tepër për të qitë sadopak në hije tendencat për ndarje, korrigjim të vijës kufitare me Serbinë ia hoqën fitilin aferës se veteranëve te luftës qe te shpërthej, ani pse kjo është ditë qe sa vite me pare, por qe e lan qëllimshëm te flejë për te gjetë rastin me te përshtatshëm.

Vite me parë u tha se kjo çështja e Veteranëve te luftës që përfshinte diku rreth 60 veta, ishte e fryrë e sterngarkuar jo nga vete veteranet, por nga pushtetarët qe edhe përfituan nga kjo situatë, sepse ata vete e krijuan këtë afër për qëllime materiale te tyre, por edhe për qëllime elektorale. Nuk i kanë fajet veteranët, sepse certifikatat e veteranit atyre nuk u pikën nga qielli por i morën, apo i blenë nga komandantet e tyre. Kjo është çështja. Prandaj ti qosh ne gjykate mbi 40 mijë veteranë te rrejshëm është absurde. Në gjykatë duhet te shkojnë,bile edhe te dënohen rrast te gjitha ata qe lëshuan certifikata te rrejshme, bile turpi i tyre shkonë deri në absurd sa qe këta komandant prodhuan veteran edhe nga foshnjat qe kishin lindë gjatë luftës.

Pasiqë çështja e veteraneve te luftës shkoj në prokurori, e pati fatin që apo sherrin qe kjo lëndë ti jepet një prokurori të rijë Elez Blakaj, i cili ishte një njeri jo djallëzor, i pa korruptuar dhe këtë punë e mori me plotë seriozitet, por pa e ditur qe po punonte ne xhunglën e prokuroreve te korruptuar dhe të kapur nga mafio-politika. Punoi me plotë përkushtim, por gjatë punës së tij edhe i qitnin ndërskamca eproret e tij. Por prokurori i ri e vazhdoi punën ashtu siç i thoshte ligji. Kur e përfundoi punën, ai e shpalli haptas së ishin mbi 20 mijë veteranë të paligjshëm. Filluan kërcënimet ndaj tij. U detyrua te ikë ne Amerikë, atje ku edhe i kishte krye shkollat se duhet me punu me ligj e me nderë.

Por së shpejti punën e more prokuroria e korruptuari publikoi edhe listat në të cilat futi mish dhije, të cilat edhe u publikuan edhe ne media. Por, prokurori Elez Blakaj tha haptas se ne këto lista kishte manipulime sepse ishin shtu edhe mbi 2 mijë veteran tjerë te rrejshëm. Këtë e kishte ba prokuroria pas dorëheqjes se tij. Në këto lista te rrejshme kishin futë me qellim edhe luftëtar te vërtetë, kishin futë njerëz dhe pushtetar pa dite se çka është lufta kishin futë nana e motra bile edhe dashnore, me qellim qe ta komprometojnë prokurorin Elez Blakaj. Të gjitha këto Elez Blakaj i hodhi poshtë si te qëllimshme për ta komprometuar punën e tij të sakët dhe te sinqertë. Doli ne pah pra, tendenca e prokuroreve qe kjo çështje të jepë tendenca tjera te qëllimshme. Krejt kjo tregon edhe për te satën here se çfarë sistemi prokurorial kemi te korruptuar dhe të kapur nga mafia politiko-prokuriale me të cilët nuk ka edhe gjyqësi te mirëfilltë në Kosovë, dhe se në këta sektor aq te ndieshëm te shtetit është i domosdoshëm Wettingu, pa te cilin nuk shkohet përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test