Banka Botërore alarm për rreziqe që mund të kanoset Kosova - Bota Sot
Banka Botërore alarm për rreziqe që mund të kanoset Kosova

Opinione

E mërkurë, 17 tetor 2018

Banka Botërore alarm për rreziqe që mund të kanoset Kosova

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:26
Ragip Guraziu

E gjithë kjo vije, kur kemi parasysh se është uzurpuar ekonomia, dhe jo vetëm, nga klanet dhe mafio-oligarkët, por edhe nga mungesa e plotë e dorës së fortë të ligjit nuk e lë të marrë frymë ekonominë dhe tregun e lirë.

Kjo mungesë e një dore të fortë të ligjit, jo vetëm sektorin ekonomik, por të gjitha sektoret tjera, nuk po e lënë të marrin frymë, qysh pas lufte, e sidomos edhe pas dhjetë viteve shtet asnjë qeveri këtë sektor ekonomik dhe tregun e lirë e kanë gulfatur dhe tani shtetin e Kosovës e kanë shtrirë në dy gjujë.

Jo rastësisht Banka Botërore alarmon për rreziqe që mund t'i kanosen Kosovës

Siç thuhet tani, Banka Botërore ka alarmuar për shume rreziqe që mund ti kanosen Kosovës në ditët në vazhdim. Në mesin e rreziqeve që i kanoset Kosovës , Banka boterore e thekson edhe rënien e investimeve të huaja direkte dhe zvogëlimi i të ardhurave nga diaspora.Dhe  nuk mund te priten investime te huaja apo edhe vendore në Kosove,sepse, investimet e vetme qe lejohën të bëhen në Kosovë janë ato të klaneve Pronto, Coca cola Zero dhe te njerëzve të nëntokës kriminale, kryesisht të atyre që vijnë nga ndërtime, nga tregtia me derivate dhe nga shoqëritë me monopole të garantuara nga politika dhe pushteti i kapur në Kosovë.

Duke ua lagur fytin mirë pushtetarëve me mito e ryshfete si në nivelin lokal poashtu edhe në atë qendror nuk ka shans që të mundesohet investimi e ndërtimi zhvillimor në Kosovë dhe këtu fillon pengesa kryesore në fushën e zhvillimit të ekonomisë mungesa e fortë e sundimit të ligjit, si asnjeherë me parë.

PO! Është uzurpuar ekonomia, dhe jo vetem, nga klanet dhe mafio-oligarket, por edhe nga mungesa e plotë e  dorës së fortë të ligjit nuk e lë të marrë frymë ekonominë dhe tregun e lirë, që pas lufte,e qa më keq edhe 10 vite shtet,një dor e zez dita- ditës po e shtrinë përtokë ekonomin e Kosovës. Kur kemi mparasyesh se edhe  Prokuroria e gjykatat nuk vihen në lëvizje,pse ato amnistojnë monopolet në biznes, dhe lejojne qe këto mafio-kompani te mbushin ilegalisht kontot ne parajsa fiskale jasht shtetit  me para në kurriz të qytetarëve pa u frikësuar fare nga drejtësia, e cila bën sehir kur shkelet konkurrenca e lirë, siç bëjnë edhe institucionet që janë krijuar për të luftuar monopolet në interes të konkurrencës së lirë,kjo nuk do koment dhe  po habitem ne vete siç mundet pas gjithë kësaj që po i ndodhë sektorit ekonomik,prokuroret dhe gjykatat shtirren siç sdi asgjë, apo edhe i ka zë një gjumë i thellë dimëror.

Tani në të ardhmën do të mungojnë investimet e brendshme dhe ato te huaja për shkak të monopoleve kriminale që kanë krijuar në biznes disa kompani mafio-oligarkike e puro kriminale, të cilët po marrin qindra miliona ne kurriz te qytetareve te Kosoves,nderkaq as nje biznes qe nuk eshte pjese e klanit te krimit te organizuar nuk ka shans te kete perspektive ne kete shtet te kriminalizuar...

Dështimet e Qeverive dhe ekspertëve ekonomik së Kosovës vit pas viti...

Dështimet në privatizim

Privatizimi i Brezovicës nuk paraqet dështimin e vetëm të ndërmarrjeve të mëdha publike që konsiderohen si burim i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Qeveritë e Kosovës dy herë dështuan në privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, ndërkaq, Kombinati metalurgjik Trepça për vite është duke kaluar në procese që vazhdojnë të zvarriten.

Në rastin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kompania “Axos - Capital” u shpall fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh, por kontrata, sipas kompanisë fituese, nuk u zbatua asnjëherë. Kompania e paditi Qeverinë e Kosovës dhe proceset gjyqësore janë duke u zhvilluar ,këtu u tha?!

Dështimi i Brezovicës

Postë Telekomi është njëri rrëfim, i mëhershëm. Por, një tjetër projekt ka dështuar së voni. Zhvillimi i qendrës turistike të Brezovicës është deklaruar i dështuar nga Qeveria e Kosovës,  e asasj kohe,për shkak se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze nuk ka arritur të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për zbatimin e projektit. Gjithmonë fain dikujt ?!

Dështimet në procesin e privatizimit, për Muhamet Mustafën, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, dëshmojnë se Kosova ka pasur një qasje të gabueshme dhe të papërgatitur në këto procese.Në përgatitjen e privatizimeve të këtyre kompanive, shton Mustafa, nuk janë bërë hapat e nevojshëm.

“Problemi është se nganjëherë nga dëshira që të ndodh diçka, qeveria e kaluar ka marrë vendime që të tentojë të bëjë kontrata me investitorë të cilët nuk i kanë pasur kapacitetet për t’i menaxhuar projektet serioze, siç është PTK-ja apo projekti për Brezovicën”, thekson Mustafa për Radion Evropa e Lirë. Këto supozimet e Mustafës,që ishte më i zhurshëm në Kuvend për këto çka po i ndodhin Kosovës sa i perketë shvillimeve ekonomike të këtij shtetit tonë,e që gjithnjë po stagnojnë edhe në zhvillimin e shtetit vite me radhë.

Kompleksi metalurgjik Trepça

Ndërkohë, ndërmarrja “Trepça”, një prej kombinateve më të mëdha në Kosovë, në periudhën e sistemit të mëhershëm pati ngjallur reagime të shumta në Kosovë, në kohën kur u mendua ndryshimi i statusit të saj. Qeveria e tërhoqi nga Kuvendi një ligj dhe ka afro një vit që po punon në hartimin e një projektligji, i cili do ta shndërronte këtë ndërmarrje në pronë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori vitit të kaluar.

U tha  edhe kështu 'Për momentin, Agjencia Kosovare e Privatizimitështë në proces të angazhimit të ofruesit të jashtëm të shërbimeve profesionale për të realizuar një studim të fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillim të Ndërmarrjes Trepça, detyrë kjo e cila mund të konsiderohet punë e mbetur për t’u kryer deri në fund të muajit tetor,e që tani jemi në 2018 të muait prill.

“Trepça”, ndërkaq, vazhdon të jetë e ndarë përgjatë vijave etnike, si edhe vetë qyteti i Mitrovicës. Autoritetet në Serbi e kanë deklaruar Trepçën pasuri të tyre dhe kanë kërkuar që të mos lejohet ndryshimi i statusit të saj. Në fillim javë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se përfaqësuesit e gjashtë komunave në Kosovë me shumicë serbe dhe me pjesëmarrjen edhe të ministrit në qeverinë e Kosovës,Lubomir Mariq, kanë zhvilluar një takim, në të cilin kanë diskutuar për të ardhmen e këtij kombinati.

“Kombinati Trepça, si një prej subjekteve më të mëdha ekonomike, ka një rëndësi strategjike për mbijetesën dhe prosperitetin e popullit serb në Kosovë”, thuhet në këtë komunikatë për media të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dhe njëkohësisht theksohet se pjesëmarrësit janë pajtuar se “asnjë vendim nuk mund të merret në mënyrë të njëanshme dhe pa përfilljen e faktit se kapacitetet e tij më të rëndësishme ndodhen në territorin e komunave me shumicë serbe”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar se dështimi i procesit të privatizimit të Brezovicës, si dhe dështimi i mundshëm i Termocentralit “Kosova e Re”, vetëm sa do t’i përkeqësonte dhe do t’i rëndonte të gjitha përpjekjet për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë....

  Arsyejet e humbjeve.... refreni, për shkak, për shkak, për shkak...

Për shkak të mungesës së programeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që vjen si pasojë e dështimit të marrëveshjes së re, Kosova rrezikon që të humbë edhe 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se performanca në kuadër të programit të FMN-së është me rëndësi qenësore në vlerësimin e BE-së për stabilitetin makro-fiskal në Kosovë.

Prandaj, sipas tyre, miratimi dhe zbatimi i programeve të BE-së do të duhet të vlerësohet në këtë kontekst.

“BE-ja, aktualisht është duke përgatitur dy programe nga Sektori Mbështetës për Buxhetit, për të përkrahur Reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë, me një vlerë prej 50 milionë euro. Për të përfituar mbështetje nga Sektori për Buxheti i BE-së, një kriter i domosdoshëm është stabiliteti makro-fiskal”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së Kosovë.

Marrëveshjet me FMN-në i kanë ndihmuar Kosovës në vazhdimësi që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro.

Ndërkohë, projektet që nuk do të arrijnë të adresohen, në rast të dështimit të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përgjithësi kanë të bëjnë me përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në kohën kur marrëveshja ishte nënshkruar, autoritetet e Kosovës patën deklaruar se këto mjete do të kenë fokus projektet në fushën e bujqësisë, në ujitjen e tokave, të infrastrukturës hekurudhore dhe projekte të tjera në arsim dhe shëndetësi.

Marrëveshja ekonomike, në vlerë prej 185 milionë euro mes Kosovës dhe FMN-së, e arritur në vitin 2015 me një kohëzgjatje prej 22 muaj, skadon në gusht të këtij viti.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se nga kjo marrëveshje janë edhe 16 milionë euro që nuk mund të merren kredi, pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nga misioni i FMN-së.

Por, që ky mision për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe situatës politike të krijuar në vend nuk kishte zhvilluar takimet.

Në Kosovë, më 11 qershor ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por që deri më tani nuk është arritur të formohen institucionet e reja të vendit. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 3 gusht.

Ndërkohë, për ekspertë të çështjeve ekonomike, humbja e këtyre mjeteve dhe fondeve nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, do të ketë pasoja shumë dimenzionale.

Eksperti i ekonomisë Naim Gashi thotë se përveç alokimeve të drejtpërdrejta të këtyre mjeteve në shumë fusha, buxheti i Kosovës do të ketë ngecje.

“Çdo ditë që vonohet në konstituimin e institucioneve ,do të ketë një kosto financiare për ekonominë për qytetarët e Kosovës dhe për buxhetin e shtetit. Konstituimi sa më i shpejt i institucioneve të Kosovës është nevojë jetike për vendin. Unë dyshoj që Kosova do ta përsërit ngërçin që ka pasur në vitin 2014, ku si pasojë e këtij ngërçi, kishim një rritje ekonomike vetëm prej 1.2 për qind dhe një frenim të investimeve, të realizimit të projekteve kapitale”, thekson Gashi.

Gashi shton se projektet që dështojnë nga mosrealizmi i këtyre fondeve, përveç tjerash kanë të bëjnë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe projekte të tjera.

“Sa i përket asaj se cilat projekte do të pësojnë më së shumti është arka e shtetit, likuiditeti financiar dhe realizimi i projekteve në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik forcimit të sektorit privat ruajtjes së mjedisit dhe është sektori energjisë së ripërtritshme nga alokimi i mjeteve sidomos i mjeteve të Komisionit Evropian”, thekson Gashi.

Marrëveshje ekonomike në vlerë prej 185 milionë euro ndërmjet Kosovës dhe FMN-së ishte rrezikuar të ndërpritej edhe në vitin 2016, kur projekt-buxheti i Kosovës ishte në rrezik të mosmiratimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, anëtar i së cilës Kosova është që nga viti 2009, në vitin 2011 pati ndërprerë marrëveshjen Stand By Arrangment me Qeverinë e Kosovës, për shkak se kjo e fundit kishte devijuar nga programi, respektivisht shkaku i rritjes së pagave në sektorin publik, pa pëlqimin e këtij misioni.

E gjithë kjo vije,kur kemi parasyesh,  uzurpuar ekonomia, dhe jo vetem, nga klanet dhe mafio-oligarket, por edhe nga mungesa e plotë e  dorës së fortë të ligjit nuk e lë të marrë frymë ekonomine dhe tregun e lire.

Kjo munges e një dore të fortë të ligjit, jo vetëm sektorin ekonomik,por të gjitha sektoret tjera, nuk po e lënë të marrin frymë,qysh pas lufte, e sidomos edhe pas dhjetë viteve shtet  asnjë qeveri këtë sektor ekonomik dhe tregun e lirë e kanë gulfatur dhe tani shtetin e Kosovës e kanë shtrirë në dy gjunjë. Dhe jo rastësisht-Banka Botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test