Të gjithë të afërmeve, kolegëve, ushtarëve dhe mbarë popullit shqiptar iu shprehë ngushëllime për heroin tonë, ministrin tonë, dhe i urojmë mirë se ardhje në token e tij të shenjtë për të cilën u flijua!
Kolonel Ahmet Krasniqi biri i Kosovës, gjithë shqiptarisë në shtator të vitit 1998 u vra pabesisht në Tiranë, nga një pusi e përgatitur prej njerëzve të specializuar për krime, për te mos e lejuar qe idealet e lirisë ti qoj përpara me komandën e tij ne ushtrinë e Kosovës! Sot ne ditën e rivarrimit të tij akoma nuk dihet për vrasësit dhe heshtet vrasja e tij për të mbuluar gjurmët e tjerëve!
Në vend të opinionit!
Në shtator nëntëdhjetë e tetë, në Kosovë një lajm i zi! Ministrin tonë në tokë të vet, e vranë tradhtaret në Shqipëri!
Nam i madh ne kohë të vështirë, u ba në Tiranë në tokë të shenjt. U vra ministri të mos jetë i lirë, qe luftonte për liri të shtrenjte!
Sot në ketë kohë ne dy dekada, po kthehet për jetë heroi i jonë, i cili u vra nga ato duar të zgjatura, që idealin e tij ta ndalin përgjithmonë!
Mirë se vjen heroi i rrallë, në token tënde Iliro-Dardane. E tërë Kosova të pret me mallë, në ketë tokë të shtrenjte qe lirinë ia fale!
Lavdi të qoftë për mot e jetë, i nderuari ynë kolonel Ahmet. Dheu i Kosovës të qoftë i lehtë, për të cilin dhe e fale atë jetë.