Kolonel…sot po gjejmë një ngushëllim të madh që banesa e fundit për Ty do të jetë Prishtina - Bota Sot
Kolonel…sot po gjejmë një ngushëllim të madh që banesa e fundit për Ty do të jetë Prishtina

Opinione

E hënë, 22 tetor 2018

Kolonel…sot po gjejmë një ngushëllim të madh që banesa e fundit për Ty do të jetë Prishtina

Nga: Haki Latifi Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:55
Haki Latifi

Kolonel… sot po gjejmë një ngushëllim të madh që banesa e fundit për Ty do të jetë Prishtina, do të jetë dheu i tokës Dardane, të cilën e deshe aq shumë edhe ne momentet më të vështira të saj.

Gjaku i juaj Kolonel, si ish Ministër i Mbrojtjës dhe Komandant i përgjithshëm të FARK-ut Ahmet Krasniqi, le të jetë thirrje për bashkim të të gjithë qytetarët në Kosovë dhe të shqiptarëve në përgjithësi që t‘i përqendrojnë të gjitha burimet dhe energjitë në të mirën e vendit.

Kolonel Ahmet KRASNIQI, të vranë ata që donin të vrisnin Kosovën dhe bijtë më të mirë të saj, por Ti nga sot, do të pushon në panteonin tënd. Populli e dinë fort mirë që këto vrasje i bëjnë kriminelët për ta fshehur krimin, turpin dhe tradhtitë që ja bënë kombit e popullit tonë gjatë luftës, por edhe sot, për ti realizuar qëllimet e tyre, karrieriste, bajraktariste, demagogjike, enveriste, stalinste, marksiste e meskine. Populli shqiptar edhe sot nuk ka harruar se, Ti u vrave tinëzisht nga lugetërit, kriminelët e tradhëtarët, u vrave nga karrieristët, huliganët, matrapazët, të cilët në damarët e tyre nuk kanë gjak shqiptari. Do të vjen dita që ata që të vranë dhe nxitësit e tyre, do t’i dënojë jo vetëm populli, por edhe toka, e dheu dhe uji, ngase mishin dhe eshtrat e kriminelëve s‘do t‘i durojë as djalli e as skëterra.

Nga sot Ti do të pushon në përjetësi pranë Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Presidentit Dr.Ibrahim Rugova.
Lavdi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test