Tronditja e shekullit, presidenti i një shteti të akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare!

Opinione

Tronditja e shekullit, presidenti i një shteti të akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 21 shtator 2018 Në ora: 18:57
Hashim Thaçi

Kosova, që nga koha e luftës është përballur me shumë ngjarje të rënda, vrasje makabre, ku njerëzit më të devotshëm të saj u vranë nga tyta e tradhtarëve, të cilët me mburrje dhanë urdhra për vrasjet e tyre.

Tradhtarët shqiptarë, gjetën kohën edhe në luftë për të punuar kundër interesave tona dhe në dobi të armikut.

Atë që nuk e bëri armiku e bëri dora shqiptare!

Gjatë luftës, janë hedhur shumë hipoteza se disa prej komandantëve shqiptar, të cilët u vranë në luftë, u vranë pikërisht nga dora shqiptare ose në ndonjë pritë të përgatitur mirë nga shqiptarët.

Kështu ndodhi me Zahir Pajazitin, i cili u vra në Vushtrri, ku ra në pritë, por thuhet se informatori ishte shqiptar.

Vrasje të tilla ndodhen dhjetëra sosh. U vra edhe Ilir Konushevci, Sali Çeku, ministri dhe koloneli Ahmet Krasniqi në Tiranë, komandanti legjendar Adem Jashari me familje në Prekaz... për të vazhduar me pas me vrasjet makabre të pasluftës, të cilat u kryen si nëpër filma aksion.

Vrasësit nuk pyeten fare se me kë ishin shënjestrat e tyre. Disa prej tyre u vranë në pragun e shtëpisë, e disa qëlluan edhe me familjet e tyre.

Vrasjet e pasluftës si për çudi, nuk u zbuluan.

Edhe pse e kishim Shërbimin Informator të Kosovës, SHIK, vrasjet mbetën akoma enigmatike.

E pikërisht ndaj  SHIK-ut filluan akuza të rënda. Këta u akuzuan nga deputetët e Republikës së Kosovës, dhe ish anëtarët e saj, si Nazim Bllaca dhe Naim Miftari se kanë vet gisht në vrasjet politike.

Pas luftës u vranë figurat më të ndritura të LDK-së dhe atdhedashësit më të mëdhenj të kombit shqiptar: Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, e dhjetëra personalitete të ndritshme.

Së fundi, po akuzohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se ka gisht në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqi dhe shumë personaliteteve tjera.

Këto akuza i bëri ish deputeti i Kosovës, Gani Geci, i cili ishte cak i sulmeve, e që vetëm fati deshi që ai të jetë ende është gjallë. Geci ka shumë për të thënë.

Geci, i cili ishte edhe krah i djathtë i Ibrahim Rugovs duke qëndruar besnik në frymen rugoviane, ka shpëtuar disa herë prej atentateve të ndryshme të kryera ndaj tij prej kundërshtarëve më të rrezikshëm, që disa prej tyre sot vazhdojnë të jenë pjesë e politikës.

Dyshimet asnjëherë nuk kanë munguar, se kundërshtarët politik të dr. Ibrahim Rugovës ishin edhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.

E kjo po dëshmohet edhe dita ditës, duke mos u zbardhuar asnjë vrasje e kryer pasluftës.

Dëshmitë që po dalin në dritë, janë dëshmitë më tronditëse nëse në një shtet të ri, akuzohet për vrasje presidenti i vendit.

Çka mund të ju themi fëmijëve tanë, se në krye të shteti kemi njerëz të akuzuar për vrasje, e këto vrasje nuk ishin çfarëdo, ishin figurat kryesore që kontribuuan me vite për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Për ironi, sot në krye të këtij shtetit janë të akuzuarit për vrasjet e tyre!

Tronditje e madhe është për shqiptarët dhe gjithë kombin shqiptar, që një president, kryetar kuvendi apo dhjetëra deputet të Kosovës, të akuzohen për vrasje.

Në një shoqëri evropiane, urdhërdhënësit dhe kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa tek ne është e kundërta, këta udhëheqin me shtetin i cili u çlirua me gjak.

Kjo që po ndodh tek ne, mund ta quajmë tronditje të shekullit, pasi askund në botë nuk ka  president që akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat