Fetishizimi i fesë ortodokse, qëllim fondamental për shfarosjen e etnisë shqiptare

Opinione

Fetishizimi i fesë ortodokse, qëllim fondamental për shfarosjen e etnisë shqiptare

Nga: Fahri Dahri Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:43
Fahri Dahri

Kuptohet çdo kohë krijon probleme në përshtatjen e saj. Në këtë drejtim u krijua domosdoshmëria e interpretimit dhe dallimit midis myslimanëve me origjinë turke dhe myslimanëve me origjinë shqiptare. Kontribut të vlefshëm hisorik dhe kombëtar kanë dhënë Mehdi Frashëri dhe Mithat Frashëri.

Duke iu referuar Traktatit të Lozanës [Konventës] z. Mithat theksonte; “Turqia nuk është aspak e autorizuar të flasë për myslimanët në përgjithësi sepse ka 200 milionë individë muhamedanë kudo nëpër botë, dhe vetëm Turqia ka 7 milionë të tillë. Është e vështirë të pranohet se në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë pretenduar të vendosi për fatin e myslimanëve shqiptarë”.

Nëqoftëse Greqia kishte synim të dëbonte shqiptarët e fesë myslimane, kjo duhej të ishte objekt i një marrëveshjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe jo midis qeverisë greke dhe qeverisë së Ankarasë. Ky gjykim bazohet në realitetin se Konventa e Lozanës e kishte gjetur shtet të pavarur Shqipërinë, pra nuk ishte si para vitit 1913, nën sundimin Osman dhe për ta shprehur qartë, shqeto shqip, Turqia nuk kishte pse të fuste hundët në problemet që i takonin shtetit shqiptar. Edhe ndërkombëtarët në Lozanë, duhej që të përfshinin dhe të pyesnin shtetin Shqiptar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Çamërisë dhe jo shtetin Turk. Personalisht jam i qartë në qendrimet e padrejta të ndërkombëtarëve, si në ato periudha edhe në këto të sotçmet lidhur me problemet shqiptare.       

Ekstrandi, përfaqësuesi ndërkombëtar, për çështjen e shqiptarëve, i dërgon një raport me deklarata të pa vërteta Lidhjes së Kombeve, ku mohohet etnia shqiptare e popullsisë çame. Sipas këtij raporti theksohej se çamët kanë ardhur nga Manisa e Anadollit ose nga Shami dhe që në shtëpitë e tyre flasin greqisht dhe turqisht, bashkë me një dialekt shqip të formuar nga fjalë greqisht dhe turqisht. Ata nuk i lidh asnjë simpati me Shqipërinë janë turq dhe duan të shkojnë në Turqi.

Kuptohet sa banalitet ka në mohimin e të folurit të shqiptarëve të Çamërisë, nga injorantët apo shpifësit grekë të kohës, por që i u vjen për shtat edhe disa pushtetarëve gjatë këtyre 75 viteve tona. Veç abuzimeve me origjinën e shqiptarëve dhe me besimin fetar të tyre, autoritetet greke shfrytëzuan edhe krerë të veçuar të klerit mysliman për të propaganduar ndër myslimanët shqiptarë çamë për t’i bindur ata të deklaroheshin si turq e të kërkonin të shkëmbeheshin me grekët e Turqisë.

Këtë fakt, Mithat Frashërit ia bënë të ditur një grup çamësh nga Margëlliçi e Filati, me anë të një letre në të cilën theksonin se “Myftiu i Filatit dhe i Gumenicës”, kur e panë se fshatarë të këtyre krahinave po deklaroheshin shqiptarë, u dolën përpara duke i gënjyer se në se ata pranonin se ishin turq e dëshironin të shkonin në turqi, atje do të gjenin të gjitha të mirat, do të merrnin pallate e për motmot do të bëheshin milionerë”.

Disa patriotë dhe intelektualë, bij të  popullit çam, pasi denoncuan mashtrimet e myftinjëve të Filatit e të Gumenicës, iu drejtuan me një telegram komisionerit turk në Athinë, ku i kërkonin që të mos merrte në konsideratë deklarimet e myftinjëve, sepse ata nuk ishin përfaqësues të popullit shqiptar. Gjithashtu ata i kërkuan Mit’hat Frashërit që edhe qeveria shqiptare të ndërhynte pranë qeverive turke e greke për të ndaluar shkëmbimin e shqiptarëve me refugjatë grekë.

Gjendjen e vështirë dhe kushtet në të cilat jetonin shqiptarët myslimanë në Greqi, Mithat Frashëri i a bënte të njohur MPJ të Shqipërisë. “Rrojtja e shqiptarëve këtu në Greqi është bërë e pamundur. Si mund që të jetojë njeriu kur shtëpinë ia kanë marrë, kur drithin, bagëtitë, ja kanë konfiskuar, kur të huajt janë bërë zotër në arën dhe kopshtin e tij”.

Edhe më të vështirë e bënte jetesën e shqiptarëve çamë në Greqi, sjellja e zyrtarëve të pushtetit lokal në vendet ku ata banonin. Ligjet interpretoheshin kurdoherë kundër interesave të shqiptarëve çamë. Jo vetëm që legjislacioni grek i privonte shqiptarët çamë nga të drejtat e tyre, por edhe departamentet e dikastereve qendrore, gjykatat, prefekturat, vepronin në bazë të udhëzimeve dhe të urdhërave të fshehta, ku kërkohej diskriminimi i shqiptarëve para ligjit.

Qarqet shtetërore greke nuk u mjaftuan me kaq. Plane të tjera u thurën në zyrat e tyre për të detyruar me mijëra banorë të Çamërisë dhe krahinave të tjera të shpërnguleshin nga trojet e tyre e të largoheshin për në Turqi. Për këtë, autoritetet greke përfitonin edhe nga qëndrimi indiferent i fuqive evropiane dhe i institucioneve ndërkombëta, ndaj çështjes së shqiptarëve. Kjo u vërejt në punën e komisionit mikst dhe të nënkomisioneve të tij gjatë procesit të shkëmbimit, si dhe gjatë hetimeve që kryen në krahinat ku jetonte minoriteti shqiptar në Greqi. Prandaj Mithat Frashëri i kushtoi vëmendje të veçantë hetimit dhe vendimeve që do të merrte ky komision dhe nënkomisionet e tij që do të vepronin në krahinën e Çamërisë, në prefekturat e Follorinës, Kosturit e të Selanikut etj.

Me qëllim që komisioni të kishte njohuri të sakta për shtrirjen e elementit shqiptar në zonat ku do të bëheshin hetime dhe veprimet të ishin të drejta, ai i dorëzoi kryetarit të komisionit, Ekstrand, listën e fshatrave me popullsi krejtësisht shqiptare të nënprefekturave Filat, Gumenicë, Margëlliç, Paramëthi dhe të prefekturave Kostur, Follorinë etj.

Në prill të vitit 1924, komisioni i përbërë nga Metaksa (grek) dhe Hamdi beu (turk) nisi udhëtimin nëpër Çamëri e krahina të tjera. Pas hetimit të kryer në një pjesë të Çamërisë, Ekstrandi pati një takim me Mithat Frashërin, ku i shprehu se nga të gjithë banorët e asaj zone që u paraqitën, vetëm 3% ose 5% u deklaruan shqiptarë, të tjerët kishin thënë se ishin djem dhe nipa të memurëve të ardhur nga Turqia.

Mithat Frashëri, i kundërshtoi përfundimet e kryetarit Ekstrand, dhe i konsideroi ato të gabuara e të mbështetura në argumente jo të sakta. Sipas tij, puna e komisionit ishte e cekët, e kufizuar dhe e njëanshme. Ai i bëri të qartë Ekstrandit se asnjë memur turk nuk ishte vendosur në Shqipëri. Sipas Mithat Frashërit, kriter bazë në hetim duhej të merrej origjina, gjuha, zakonet, vetëdija. Sipas tij, plebishiti i kryer nga ai komision nuk i përgjigjej realitetit. Ai ishte bërë në kushte anormale, në prani të policisë, ushtrisë dhe autoriteteve civile greke. Veç kësaj, komisioni refuzonte të njihte deklarimet e çamëve se i përkisnin etnisë shqiptare, duke u kërkuar të vërtetonin prejardhjen e tyre, këtë gjë (vërtetimin se kishin prejardhje turke) nuk u a kërkonin atyre që deklaroheshin si turq.

Sesioni i Lidhjes së Kombeve, që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontigjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll, kurse organizata e Gjenevës, jo vetëm që nuk e ndaloi, por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj. Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare, me Mehdi Frashërin mendjendritur dhe të pa epur ndaj çështjes kombëtare, u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës. Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925. Por tashmë ai po merrte nuanca të reja. Një varg ligjesh goditen drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum, që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Theodhor Pangallos, më 26 shkurt 1926, ku denonconin arbitraritetin, shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapshtë të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël, theksohej se:”...ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie...”.Dhe me këto akte ”...kemi të drejtë të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i rrespekton, dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon: sigurimin e jetës e të pasurisë”.

Nga Pera, lagje e Stambollit Mithat Frashëri shkruante se: “…tre muaj më parë këshilla ministrore në Ankara [Angora] vendosi të mos qasë asnjë njeri nga Çamëria, meqenëse popullsia e atij vendi është shqiptare”.  

                                                      ???

Kohët e fundit, u njoha me një material ku, mesa duket nga lodhja,   z. Mit’hat Frashëri, në rolin e kryetarit të Partisë Balli Kombëtar i Shqipërsië, rezulton se nga muaji maj i vitit 1944, është tërhequr nga mbojtja e bashkëkombasve çamë, ose u paska dorëzuar. Njihemi me dokumentin: (Mit’hati, Zervo dhe Çamët”, Marre nga gazeta Dita dt. August 7, 2018).

“Në Arkivin e Shtetit janë gjetur dokumentet se si Mit’hat Frashëri, në emër të partisë Balli Kombëtar që kryesonte, i drejtohet Partisë Nacionaliste greke për marrëveshje, ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë me partinë nacionaliste jugosllave të Mihajlloviçit. Krahas të tjerash në shkrimin e postuar nga kjo gazetë lexohet: “Implikimin e tij deri në kolaboracionizëm të hapur,  Balli Kombëtar e thelloi akoma më tepër, kur në emër të antikomunizmit, u përpoq të nënshkruante marrëveshje me qarqet më antishqiptare të vendeve fqinj...”. “Përpjekjet për t’u lidhur me nacionalistin grek Napoleon Zervas u bënë vetëm në maj 1944, kur u dërgua në Greqi Dhimitër Fallo, i cili duhej të bisedonte për një marrëveshje të përgjithshme. Por kjo skemë dështoi kur Fallo, bashkë me dokumentet përkatëse, u kap nga partizanët shqiptarë dhe u pushkatua…”

“Dokumenti, që iu kap Dhimitër Fallos si dhe shkresa përcjellëse, me të cilën ai autorizohej nga udhëheqja e Ballit Kombëtar, e posaçërisht nga kryetari i saj, Mit’hat Frashëri, flitej për të lidhur dhe nënshkruar marrëveshjen me Partinë Nacionaliste greke, e formuluar në Tiranë dhe e përbërë prej 9-të pikave. Në dokument është hedhur ideja e krijimit  të Konfederatës Greko- Shqiptaro-Turke, ku “do të ruhet sovraniteti i palëve”, por në rast lufte, “komanda e përgjithshme ushtarake ngelet në dorë të Greqisë” dhe në Konferencën e Paqes “palët do të përkrahin politikën e shoku-shokut.”

Le të njihemi me shkresën e Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, të datës “Shqipëria e Lirë”, 11/5/ 1944, me të cilën “Zoti Dhimitër Fallo është i ngarkuem nga Komiteti Qendror i Organizatës Nacionaliste “Balli Kombrar” të lidhi marrëveshje me Partinë Nacionaliste Greke (EDES-in, Partia e Napoleon Zervës- FD), në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të një Komisioni të caktuem për këtë qëllim”. Shkresa është nënëshkruar nga Kryetari i Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar Mit’hat Frashëri.

Në letrën shoqëruese, midis porosive të tjera, Z. Mit’hat paraqet dhe pikat mbi të cilave do të bazohej marrëveshja e mundshme Shqiptaro-Greko-Turke. Nga pikat e projektuara për marrëveshjen na tërheq vëmëndjen pika 3, ku cilësohet: “Kufijt  greko-shqiparë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939-tës” (ku rajoni i Çamërisë, Janina, Konica etj, ti mbeteshin Greqisë-FD)).Ndërsa në pikën 8, shkruhet:”Greqia do të angazhohet të mbështesë rivendikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës....”.

Platforma politike e Partisë Nacionaliste Shqiptare ja dorëzonte rajonin e Çamërisë Partisë Nacionaliste të Greqisë, EDES-sit. Parti e cila mbas 47 ditësh, më 27 qershor 1944, filloi kasaphanën, ndaj një komuniteti shqiptar, i cili mbeti pa asnjë mbrojtje apo përkrahje, jo nga një anë, por nga të gjitha anët. (Për më shumë lexo: “Gazetën “Dita” 7 gusht, 2018).

Mbasi u njohëm edhe me këto qendrime, ku me vullnet të plotë Mit’hat Frashëri e sakrifikonte rajonin etnik shqiptar të Çamërisë, krijohet një mjergull sa historike, politike dhe atdhetare, e cila me keqardhje, nëse kjo gjetje në arshivë është autentike, krijon zhgënjim, pabesi dhe nënështrim të pallogjikshëm.

                                                                              ???

Këto ngjarje dhe të vërteta historike mendova të trajtojë në këto shtjellimit me dëshirën për të informuar sa më shumë lexuesit dhe opinionin publik shqiptar, grek dhe më gjërë. Nga këto ballafaqime, u ndala tek disa nga qendrimet aspak të njerëzishme të shtetit Grek ndaj banorëve të Çamërisë.Po ashtu edhe me praktikat e Fuqive të Mëdha, të cilat me vendimet e 1913-tës gabuan rëndë duke shkëputur jo vetëm territoret etnike shqiptare, por dhe krijuan mundësira lehtësuese për poshtërimin, persekutimin, shpronësimin dhe shuarjen e një grup njerëzisht me etni dhe fe të ndryshme nga shtetet fqinje me Shqipërinë.

Njohja me disa prej ngjarjeve të shumta, të dukshme tek përpjekjet e parreshtura të shtetit Grek për shfarosjen e një komuniteti autokton etnik dhe fetar, ndryshe nga ai ortodoks, për gjithkend, kushdo qofshin: shtete, institucione shtetërore dhe jo shtetërore, grupe politike, sociale etj, nëse janë “ithtarë (mbështetës) të demokracisë dhe për të vërtetat”, arrijnë të kuptojnë realitetet duke ndryshuar qendrimet; të krijojnë bindje për fajësimin e shtetin Grek; njohjen e të drejtave të komunitit çam, për ta çliruar nga “robëria raciste etno-fetare”, pavarësisht nga besimet fetare.

Armiqësia ndërshekullore greke dhe sidomos periudha e nisjes së tyre që nga krijimi i shtetit Grek e në vazhdimsi, i inspiruar nga “Megalloidea” për shtrirjen e helenizmit, krahas të tjerave hedh poshtë shpifjet dhe mashtrimet e gjithfarëllojshme kundër kombit shqiptar në përgjithësi dhe banorëve çamë të rajonit të Çamërisë në veçanti, me akuzat fallso “bashkëpunues me okupatorin”.

Akuza greke e bashkëpunimit të çamëve me okupatorin, veç sa u trajtua më sipër është hedhur poshtë edhe nga vetë deklarimet e oficerëve gjermanë, të cilët në ditarët e tyre të kohës së Luftës së Dytë Botërore, vërtetojnë se në rajonin e Çamërisë nuk janë zhvilluar luftime gjermano-greke dhe se EDES-i i Zervës ishte bashkëpunëtor me okupatorin gjerman. Kështu mashtrimi historik grek për bashkëpunim, është hedhur në koshin e plehrave historike.

Një grusht i vogël ka qenë dhe është ai popull numerikisht, por me vlera të jashtzakonshme, që vijnë nga thellësitë historike të kohëve tepër të lashta, pse jo dhe të fillimit të njerëzimit. Fakte të pakundërshtuara që rrjedhim nga raca e parë ndër më të parët, gjenden edhe tek Libri i Shenjtë “Bibla”, ku ndeshemi me fjalë të qarta, nga gjuha e kësaj rrace, siç mund të permendim fjalët e para, të cilat nuk kuptohen në gjuhë të tjera, por vetëm në gjuhën tënë: “Nefilimet”(Fillestarët), apo “Nefesh” (frymë), etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat