Me betim dhe admirim

Opinione

Me betim dhe admirim

Nga: Sali Leka Më: 22 shtator 2018 Në ora: 12:50
Sali Leka

E kam obligim të falenderoj me nderim sublim stafin e talentuar të redaksive të gazetave eposike Atdhetare kombëtare historike me gazetarë me etikë dhe kulturë shembullore, që në një kohë rekord kanë botuar 10 tregime të mrekullueshme me ngjarje të vërteta faktike shumë të dobishme për jetën humaniste paqësore të popullit shqiptar mendimtarë vizionarë.

“Opozita e aktorëve opozitarë”.
“Triumfi i Vetingut dhe fundi teatrit varavingut”.
Shkrimtari liberalist modernist në përballje me gjakatarin vampirist”.
“Skuadristët e shkrimtarit Ismail Kadare“.
“Juriste shembullore mendimtare vizionare dhe guximtare krenare“.
“Kur të vërsulen tërë ata që s`kanë bërë asgjë të dobishme”.
“Korigjimi dhe rregullimi i kufijve të Kosovës, friksimi dhe shtrembërimi i zengjijve të Skomorës“.
“Artistët e demostratave të Lulzimit, survejuesit e masakrave të sigurimit“.
“Dekomunistizimin e ka bërë Edi Rama me qeverinë socialsite antimizoriste”
“U kujtua, u kompozua Nela, por u anatemuan Spahia, Kokalari, Trebeshina, Petrela”.

Këto 10 tregime janë mbi 200 tregime me gënjeshtra dhe trillime zuzariste që kanë botuar redaksitë e gazetave të klikës mizoriste enveriste ramiziste marksiste anarshiste kaotiste monstruoziste.

Unë shkrimtari dhe poeti i dy shekujve shumë ngjarje i kam parashikuar, por nuk e kisha menduar se në vitin 2018 Shqipëria do të kishte kaq gazetarë fisnikë eposikë dhe kreshnikë viganikë.

Ju uroj shëndet me vullnet dhe vitalitet.

Kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit hetuesi më tha: “E keni rënduar veten i pandehur dhe do të dënohesh rëndë. Ke rrahur katër të burgosur”.

Edhe unë hetuesit i fola: “Nëse do të më provokojnë përsëri survejuckit dhe reziluckit e skëterrimit do ti rrah fort për së dyti, pastaj të dënohem 40 vjet burg.“

Operativi i sigurimit më tha: “Ti shkrimtari Sali Leka shkruan tregime të vërteta me demaskime të forta për maskarenjtë dhe mizorët dhe fallsifikatorët, por nuk i botojnë as tregimet, as demaskimet e tua. Shkruaj aderzi si shkrimtarët e tjerë sajime, gënjeshtra, trillime dhe me lavdërime për maskarenjtë, gënjeshtarët dhe shtrembalarët dhe i botojnë dhe nga burgu të lirojnë”.

Kurse unë të dyve u fola u tregova: As kam shkruar dhe as kam për të shkruar gënjeshtra dhe shtrembërime por do të shkruaj tregime të vërteta të mrekullueshme shembullore me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore edhe sikur prokurori të kërkojë për mua pretencën juridike ligjore me 101 vite burg.

Sot jemi në dekadën e dytë të shekullit njëzet e një dhe këtu theksoj: Dy nga provokatorët sharlatanistë të burgut komunist sot nuk jetojnë ndërsa dy jetojnë dhe dua mos të vdesin për ti demaskuar se unë nuk i demaskoj të vdekurit.

Me shumë nderim nderim dhe kujtim për shokët e mi që nuk jetojnë.

Me shumë admirim për ata që jetojnë dhe kontribojnë për letërsinë, kulturën dhe demokracinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat