Kryeministër, nese edhe kësaj here lëshonë pe, mbetesh i pafytyrë - Bota Sot
Kryeministër, nese edhe kësaj here lëshonë pe, mbetesh i pafytyrë

Opinione

Kryeministër, nese edhe kësaj here lëshonë pe, mbetesh i pafytyrë

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:13
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

1.Kryeministër një herë në rastin e demarkacionit të mashtroi Thaçi. Ateherë populli bukur shumë t’u patë idhnu, bile edhe filloj të injoroi dhe të urren.

2.Kjo është përplasja e dytë e jotja me Thaçin rreth dialogut, ku ti je deklaruar haptas së e kundërshtoni ndryshimin, ndarjen apo korrigjimin e kufijve.

3.Kurse Hashim Thaçi qëndron haptas pas qëndrimit të tij personal për prishjen e kufijve më Serbinë, qoftë ajo ndarje, këmbim apo shkëmbim. Këtë ai e bënë ne krye në vete pa kurrfarë autorozimi, pa lejen e Parlamentit të cilin tash kur po e sheh se atje nuk mund te depërton ka filluar lojën e tij për anashkalimin e Parlamentit. Ky njeri e ka një zor te madh. Ky njeri është në gjendje qe ti jep Serbisë krejt se çka ajo kërkon, pa kërkim falje për gjenocidin qe e ka ba ne Kosovë Ky është në gjendje ta rrotullojë krejt Kosovën, ta banë pikë e pesë, vetëm me shpetu nga Gjykata Speciale.

4.Kryeministër kjo është një përplasje e fortë midis teje dhe Thaçit. Ke kujdes së ai është në gjendje me te mashtru përsëri, me ta fut kungjin. Por ta dish nëse lëshon pe edhe kësaj radhe për çështjet kurciale, vitale për atdheun, siç janë kufijtë e atdheut te cilët janë të pa cenueshëm të sanksionuar edhe më Kushtetutë.

Nëse vërtet lëshoni pe, atëherë për çka ke luftu (sepse Thaçi thotë se ka nejtë larg luftës nuk ka hy ne flakën e saj, e nuk e ka gajle te veproi kësisoj), për çka e ka derdhë gjakun familja e jote (Thaçit nuk ju ka mbytë bile asnjë pulë), mos shkelë mbi gjakun e familjes sate dhe të dëshmoreve te kombit qe e dhanë jetën për këtë liri te cilën pikërisht Hashim Thaçi po mundohet te shkatërroi.

Kryeministër me i rëndësishëm është atdheu ta mbrosh edhe ne paqe, se sa një pozitë e Kryeministrit qe ta ka dhanë Thaçi të cilën edhe mund ta merrë kur te dojë. Kryeministër fytyra është më e madhe se pozita. Nëse edhe kësaj herë lëshoni pe mbetesh i pafytyrë, s’ke me pas as fytyrë e as faqe me dalë në rrugë. Kryeministër nëse lëshoni pe edhe kësaj radhe, kjo do te jete vdekje për ty ne jetën politike, nuk te vyen gjë as namuzi as Partia. Populli përjetësisht ka me ta kthye shpinën.

Është zgjidhja jote Kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...