Ik Gjorgje Ivanov, begaj

Opinione

Ik Gjorgje Ivanov, begaj

Nga: Rexhep Torte Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:14
Rexhep Torte

Në mënyë sistematike dhe një kohë të gjatë jemi  duke e ndjekur me sa përgjegjësi dhe si po e kryen[ detyrën  aqë të rëndësishme të Presidentit të shtetit të  Maqedonisë. Veprimet e  qëndrimet Tuaja na duken   të çuditshme e të pamatura, dh e që nuk kanë asnjë nishan që mund ti  quajmë veprime të  personit që  është në postin e  Presidentit të  Shtetit. Të gjitha këto  konsistojnë dhe po na  bindin  çdo ditë e më shumë që  të kuptojmë se jeni  vënë në mbrojtje  të interesave të gabuara të VMRO-DPMNE-së, të partisë që i takoni dhe që u vuri në postn e Presidentit të Shtetit, dhe nuk e lodhni aspak mendjen se duhet të  jeni  President i  tërë banorëve të këtij shteti. Qëndrimet Tuaja as më pak e as më shumë i ngjajnë asaj që mund ta bëjë vetëm një person i kalibrit Tuaj.

Vetë zgjedhja e Juaj si President i shtetit qe e diskutueshme sidomos nga BDI, partia bashkëqeverisëse, e cila asokohe kërkonte me ngulm që Presidenti i Shtetit të zgjidhet me konsenzus dhe që nuk Ju votoi, por që  VMRO-DPMNE  e Nikolla Gruevskit  me autaritazmin e saj të tepruar dhe arrogant në asnjë mënyrë nuk e përfilli konsenzusin e kërkuar, sepse kishte për qëllim që Presidenti i Republikës  të jetë një marionetë partiake dhe asgjë më shumë, e mund të themi se këtë qëllim  edhe e arrijti plotësisht.

Këto konstatime po i ilustrojmë  vetëm me disa shembuj konkretë  mbase ka edhe më shumë.

Gabbimi i parë që e bëtë ishte se mbajtët një inat ekstrem ndaj partisë BDI dhe  nuk  e patë të arsyeshme që  ti emëronit ambasadorët shqiptarë të propozuar, edhe pse   kokëfortësia  Juaj i solli dëm të madh Republikës së Maqedonisë në rafshin diplomatik ndërkombëtar në propagandimin dhe prezentimin e vlerave shtetërore.

Gabimi i dytë i Juaji ishte se asnjëherë nuk patët guximin tia tërhiqnit vërejtjen ose ta kritikonit Nikolla Georgievskin, kur deklaronte se nuk do të lejojë asnjëherë që fëmijët maqedonas ta mësojnë  gjuhën shqipe që nga mosha kur i  frekuentojnë kopshtet e fëmijëve, apo kur deklaronte  se asnjëherë në Republikën e Maqedonisë nuk do të lejojë që kryeminstri  të jetë  shqiptar. Por ja që tani Talat Xhaferi është kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe  se detyrën e tij është duke e kryer  në mënyrë të mrekullueshme, edhe pse partia e Juaj në vazhdimësi i nxjerr nëpërkëmbëza banale.

Gabimi i tretë i Juaji ishte se nuk e patë të udhës ta ngrinit zërin si President i Shtetit të paktën njëherë kundër projektit megaloman të Qeverisë Gruevski  “ Shkupi 2014”, që kushtoi  miliona  euro, e shtoi korrupsionin dhe e rrëndoi edhe më shumë  varfërinë në Maqedoni, në vend që  me ato investime të ndërtoheshin  fabrika dhe të hapeshin  vende të reja pune.

Gabimi i katërt  i Juaji ishte se të paktën nuk i rekomanduat Nikolla Gruevskit që ta reduktonte sadopak numrin e vëmërovcave partiakë  si nëpunës të administratës shtetërore, gjë që Qeverisë së tanishme i ka shkaktuar kokëçarje të mëdha, sepse jo vetëm që këto punësime janë të stërngarkuara, por  këta të punësuar nuk kanë as njohuritë më elementare profesionale të dijes për tu ballafaquar me  obligimet dhe detyrat e  punëve që i presin.

Gabimi i pestë i Juaji ishte se i bënit obstruksione dhe nuk e dekretonit  për një kohë të gjatë Zoran Zaevin, fituesin e zgjedhjeve  presidenciale për ta konstituuar parlamentin dhe për ta themeluar  Qeverinë e re të Maqedonisë. Kohë tepër e gjatë kaloi në këtë drejtim, gjë që i kushtoi shumë Maqedonisë në realizimin e objektivave dhe reformave të domosdoshme. Si rezultat i kësaj u inensifikuan protestat gjoja për Maqedoninë,  e që eskaluan  me rastin e zgjedhjes së Talat Xhaferit   kryetar  i Parlamentit të Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit 2017, kur protestuesit në mënyrë të dhunshme u futën në parlamnt dhe ushtruan terror të paparë, duke  tentuar ti vrasin deputetin Zeadin Sela dhe Zoran Zaevin si mandatar të Qeverisë së re.

Gabimi i gjashtë i Juaji ishte se i udhëhequr nga paternalizmi partiak keqpërdorët detyrën zyrtare duke shpallur abolacionin për ti amnistuar nga ndjekja penale dhe dënimi  funksionarët e VMRO-DPMNE dhe personat të lidhur me ata, të cilët ndiqen e  paditen mbi bazën e të ashtuquajturave  “bomba “ të Zoran Zaevit  edhe pse çdo ditë  po zbulohen veprimet e tyre korruptive dhe të dënueshme.

Gabimi i shtatë   i Juaji ishte se nuk e  dekretuat Ligjin për   përdorimin e gjuhës shqipe që e miratoi Parlamenti i Maqedonisë, por gjithnje arsyetaheshit se  një ligj të tillë nuk do ta  dekretoni, se gjoja përdorimi i tij  na e rrezikuaka karaktetin unitar të Maqedonisë, gjë që nuk është aspak  e vërtetë, sepse  përdorimi i gjuhës shqipe  është  e drejtë legjitime e shqiparëve në Maqedoni, të cilët jetojnë në trojet e tyre  denbabaden shekullore, të cilët kanë identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre të  pastër e të pakontestueshme nga askush, sidomos kur dihet se shqiptarët  pa dëshirën e tyre janë ndarë nga  shteti amë. Përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jetë një hap  para në  demokratizimin e shtetit dhe asgjë tjetër.

Gabimi i tetë i Juaji ishte se e shprehët publikisht që  jeni kundër  Marrëveshjes  historike të Prespës  të arritur ndërmjet  kryeminitrave Zaev e Kipras, edhe pse  Maqedonisë  me këtë  marrëveshje  i hapen dyert për tu pranuar në NATO dhe BE, me çka do të krijoheshin mundësi për zhvillim ekonomik të hovshëm nëpërmjet garancisë së investimeve nga jashtë, gjë që da ta fuqizonte mirëqenien, ndërpriste  largimin e të rinjve nga Maqedonia dhe do ta shtonte sigurinë e  banorëve nga  rreziqet eventuale të jashtme.

Gabimi i nëntë i Juaji ishte se nuk arritët të kuptonit se për çfarë arsye një numër i madh i funksionarëvë të lartë burshtetas  apo ushtarakë nga jashtë ,  të cilët  kohëve të fundit e vizituan Maqedoninë u anashkaluan dhe as nuk e panë të nevojshme që  të takohen me Ju si President i Shtetit.

Gabimi i dhjetë i Juaji ishte se më datë 23 shtator 2018 nuk e patë të arsyeshme  të korrigjoheni, por para Diasporës së Bashkuar Të Maqedonisë në Detroit deklaruat publikisht  se, më 30 shator 2018 do ta bojkotoni Referendumin, duke e përmendur  refrenin  që tashmë e thoni si vjershë se,  gjoja me këtë mbroni Kushtetutën, ligjet, mosndryshimin e emrit dhe integritetin e Maqedonisë. Me këtë deklaratë   e dhatë shembullin më të keq si  President i Shtetit, sepse Ju nuk keni as mundësi dhe as  kaçik ta mbroni Kushtetutën, ligjin, identitetin dhe  sovranitetin e Maqedonisë, për arsye se për të gjitha këto vendos populli dhe këtë do ta dëshmojë më 30 shtator duke i thënë PO Referendumit.

Nuk e kuptojmë a e keni analizuar veten   se çfarë jeni duke  vepruar, kur është evidente sa funksionarë e burra shtetesh e vizituan këtyre ditëve Maqedoninë nga SHBA-të, BE, NATO dhe shtetet mike të Maqedonisë , duke rekomanduar dhe duke dëshmuar  se ky është shansi i vetëm që duhet ta shfrytëzojmë në të mirë të gjeneratave të tashme e të ardhshme për prosperitet ekonomik dhe për garanci të sigurisë në Maqedoni e në rajon. A e kuptoni  President  Gjorgje Ivanov se Ju, Mickovski dhe Baçev, jeni treshi i vetëm kundrejt shumicës në Maqedoni, e cila  dëshiron mirëqenie dhe përparim. Treshi i Juaj asnjëherë nuk  do të jetë në gjendje ta ndihmojë  Maqedoninë. A e kuptoni President  Gjorgje Ivanov se falë politikës së gabuar të VMRO-DPMNE-së gjatë qeverisjes së saj tre mandate, janë duke u zhvilluar kaqë procese gjyqësore kundër  keqpërdorimeve, korrupsionit dhe mosrespektimit të ligjeve. Korrigjohuni President  Gjorgje Ivanov   sa nuk është vonë se me siguri do të vjen dita që edhe Ju do të përgjigjeni para ligjit për atë se si i keni kryer detyrat dhe punët si President i Shtetit. Rrugë tjetër nuk ekziston. Nëse nuk ndryshoni mëndje më mirë është  ikni Gjorgje Ivanov, sepse  kësi Presidenti nuk i vyn as dreqit e jo më popullit shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat