Kur shkatërruesit diplomaxhi, dojnë ta zhbëjnë kombin dhe shtetin!

Opinione

Kur shkatërruesit diplomaxhi, dojnë ta zhbëjnë kombin dhe shtetin!

Nga: Haki Latifi Më: 28 shtator 2018 Në ora: 09:16
Haki Latifi

Në Republikën e Kosovës, kado që të shkosh e kudo që të shkelish; në çdo fshat e në çdo lagje e skutë qyteti, me këdo që të takohesh e të flasish për situatën politike, fillimi dhe mbarimi i çdo bisede është ç'u bë e çka na gjeti me këta dallkauket, injorantet, cubat e lloj-lloj sorollopi i tyre, ia kanë shti thonjte në fyt e veç sa nuk ja kanë zënë frymën shtetit...

Nga ky lloj i "politikanëve diplomaxhi" të zgjedhur e të privilegjuar e kemi numrin më të madh të shefave e kryeshefave, të drejtorëve e të zëvendësdrejtorëve e të shumë profileve e nënprofileve të ndryshme udhëheqësish, të caktuar kryesisht nga partitë në pushtet.

Njëherit me shekuj është e ditur se populli shqiptar gjithmonë ka luftuar analfabetizmin, ka shkolluar femitë, ka krijuar intelektual, dhe në një kohë të pakohë, vin shkatërruesit dhe shkatërrojnë sistemin e mirëfillt shtetëror. Kur e shkatërrojnë shtetin, shkatërruesit e shtetit, intelektualet e mirëfillt i tjetërsojnë, i zëvendësojnë me pseudointelektual me diploma boshe dhe falco, të cilët ndryhe quhen; diplomaxhi.

Pastaj shkatërruesi analfabet i kombit dhe i shtetit vazhdon, nëpërmjet diplomaxhive anafalbet të xhvesh lakuriq qytetarët nga atdhedashuria, besimi, tradita dhe familja. Të gjithë ne që i përkasim gjeneratës më të vjetër, na kujtohet kur Kosova kishte industri të konsiliduar siq ishin: fabrikat, plantazhet me vreshta, me pemë të ndryshme etj.. 

Dhe, në një kohë të pa kohë, në vend që ti ruajmë këto pasuri të shtetit dhe të ngrisim cilësin dhe teknologjin e prodhimit, vijnë shkatërruesit e kombit e të shtetit, ku në fillim lejuan që të falimentojnë dhe pastaj ti blejnë me paratë kesh më lirë fabrikat dhe sipërfaqet e mbjellura vreshta dhe me pemë për ta pru ekonominë në pikën zero!

Hiq më mirë nuk është gjendja as në arsim, në të cilën e kanë pru në shkallën më të ulët të mësimdhënies e të mësimmarrjes. Gjithashtu edhe gjendja e shendetësisë, është bërë në një gjendje të mjerë, ndërsa në komunikacionin rrugor, numri i aksidentëve me fatalitet përditë shtohet dhe na vdesin njerezit pa exhel.

Kurse popullit të shkret nuk i mbetët tjetër, veç të vazhdoj të investoj në dasma prepotente, teneqet e automjeteve dhe në shtëpi disakatëshe të cilat po mbetën të boshatisura nga zbrazja në heshtje e Kosovës, në mungesë të ardhmërisë dhe fal politikës së udhëhequr nga bashibuzukët diplomaxhi.

Pastaj politikani „diplomaxhi“ në pritje që kur të vijnë zgjedhjet, nëpërmjet shkatërruesit të shtetit t’i lëpin këpucët në mënyrë që t’ja japish votën. Ai, dallohet bindëshëm se si gënjen, e qytetari i shkret, gënjehet disa herë, kështu deri sa pastaj të vijnë shkatërruesit e ta shndërrojnë në robot-votues, qytetarin dhe familjen, sepse e ka punësuar dhe për një rrogë ai mban në shtëpi të shkolluarit, ndërsa institucionet vuajnë për kuadro të mirëfillta…

Pas „zgjedhjeve“, shkatërruesve nuk i duhet më qytetari i shkret, sepse ja ka shkatërruar shtetin deri në themel. Më vonë „politikanët fitues diplomaxhi“ shkojnë në çdo oborr, në çdo shtëpi, të takohen me robot-votuesit për t’i ndarë „mirënjohje“, „çertifikata të veteranëve“ ku së bashku me shkatërruesit e shtetit vazhdojnë të tallen dhe ta shkatërrojnë me buzëqeshje cinike qytetarin e gjorë.

Dhe…kur të gjithë ne, i shohim këto skenare, s’ka se si mos të plasim prej inati, e ti thuam vetes, të plasim gjith’ ditën e gjith’ natën…

Është e kotë të kërkojmë tjetërkund, të klithim apo të mërzitemi kur në fakt tradhëtarët, hileqarët, lënësit pas dore, të korruptuarit, shkatërruesit apo quajini si të doni, i kemi këtu brenda, në shtëpinë tonë. 

Po për mërgimtarët a mendojnë „Elita e politikanëve diplomaxhi“? Unë mendoj dhe besoj se po, bile shumë mendojnë. Kujdesin e veçant ndaj mërgimtarëve e kanë pra, në mosrespektimin e pafalshëm ndaj tyre, kur i presim në hyrje në kufijtë e shtetit të Republikës së Kosovës me dënim të detyrueshëm. Në vend se t'i presin me dashamirësi ashtu siç e meritojnë dhe duhet, ata dënohen me haraç në kufi përmes sigurimit të detyrueshëm të automjeteve!!

Pra bëhet fjalë për plaqkitjën e atyre mërgimtarëve tanë, bijve dhe bijave tanë, vëllezërve dhe motrave  gjithherë të mrekullueshëm dhe solidarë ndaj familjeve dhe popullit të Kosovës!! 

A mos vallë, kjo super zhvatje dhe e qëllimshme, është arsyeja se pse licencat për kompanitë e sigurimeve, iu jepen vetëm rrjetit të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët e inkriminuar?

Athua pse Prokuroria nuk e ka hetuar këtë skenar dhe shumë skenarë plaçkitës dhe t'i sjellë përgjegjësit para përgjegjësive?

Të gjithë ne shikojmë heshtjen e Prokurorisë dhe drejtësisë, sepse ka rënë në gjumë të thellë, e për këtë, as "veshi nuk ia ndien".

Ky është realiteti edhe pse shumicës nuk na pëlqen, ndërsa këta janë pushtetarët „diplomaxhi“ që më shumë mendojnë për xhepat e fallsitetet e radhës sesa për vlera të tilla të shtetit ligjor. Tash pushtetarët „diplomaxhi“  kanë bërë pasuri, kanë pushtet, kanë grada ushtarake e besa edhe tituj shkencor mr, dr, prof...etj..

Për nga dija dhe menquria si ta hapin gojën dallohen se jenë shumë të varfër dhe analfabet. Se nuk i din as gjuhët e huaja, aq më keq, nuk po nuk dijnë te flasin as të shkruajnë shqip.

Por, nuk do të jetë dita e largët kur do të shpëtojnë qytetarët e Kosovës, fundi afrohet, afrohet, ngadal dhe me vështirësi, por afrohet… dhe ky popull i shkret që ka mbetur për ibret, të jetoj i lirë veç ditën kur Drejtësia, do të shpallet në trojet tona Mbret!

Atëherë besoj se, Dielli do të lind përsëri e politikanat shkatërrues dhe diplomaxhitë do të dënohen dhe do ta marrin denimin e merituar. Dënimi nga drejtësia do jetë i fuqishëm edhe për nënçmimin që ju kanë bërë dhe po i bëhet qytetarëve nga politikanat shkatërrues në Kosovë, Shqipëri dhe në trojet shqiptare, si për cinizmin dhe dyftyrësinë e politikanëve shkatërrues ashtu edhe për nënshtrimin të diplomaxhive.

Pastaj, kur të prishet ajo rrjetë mafioze, që e kanë thurur merimangat shkatërrues, dhe duart që kanë vrarë e vjedhur, do të zbukurohen nga prangat!

Atëherë, populli jonë i përvuajtur do të merr frymë thellë dhe i gëzuar do ta shijon Lirinë e shumë pritur. 

Amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat