Ngadal beg se ka hendek...

Opinione

Ngadal beg se ka hendek...

Nga: Ragip Guraziu Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:14
Ragip Guraziu

Gjenerali Demiraj pas aksionit të ROSU: Shqiptarët janë 8 milion në Ballkan dhe nuk mund të shpërfillen më! Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione ne Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, është ndjerë i lumtur pas veprimit të forcave “ROSU” për të ndalur trenin ilegal serb të hyjë në Kosovë.

Virusi i shqiptarëve,primati i të parit,është bërë kancer

Një shkrim i imi vite më parë, ''Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë'', ka reaguar një femër e quajtur SHqipja, sipas shkrimit tregohet se është super e shkolluar, ajo reagon shpesh në shkrimet e mia dhe të gjitha me vend,që unë jam mirënjohës, thotë kështu;''Të gjithë e dijmë se pas rënjes së Adem Jasharit me pjesen më të madhe të familjes nënë, baba, vëllan nipa mbesa e gra të familjes Jashari 52 sosh askush nuk jep asnjë shkrim, apo udhërrefim se si u riorganizu UÇK-ja,te gjithë e dijm se pas rënjes se Jasharëve situata u përkeqsu dhe u kriju një heshtje që të vriste, deri me sot ende se kam ndegju, lexu se kush e vazhdoj aty ku e perfundoj vepren e tij mbinjerzore Komandant ADEM JASHARI deri sa të frymoj edhe shqiptari i fundit në këtë botë kjo dotë jetë vepra më volumunoze në bote!

Ndalja e treni serb në Rashkë

Tani treni ilegal serb u ndal ne Rashkë, dhe posa e morren vesh ata që ishin në te duke udhtuar serb e rus se në Kosovën e Adem Jasharit nuk hyret edhe lehtë, i kishte kap paniku,këtë e dëshmonë edhe vozitsi i trenit në një deklarat të tij. Po jo veç këtë por e gjithë pushtetarër serb, duke filluar nga Qeveria e deri te më i rendomti qytetar i Serbisë.

Po pas kësaj, të këtij ndalimi të këtij treni, dhe pasi u kuptua se treni u kthye prap për Beograd, filluan debate televizive dhe komente në facebook se kush e ktheu treni prap nga kishte ardhur?!

Krahu i Kryeministrit të asaj kohe, Isa Mustafa,thonin Qeveria, ata të Presidentit Hashim Thaçit, thoni Presidenti THaçi, e kështu me radhë. Po kjo nuk është risi për ne shqiptarët edhe si komb në të gjitha rastet dojmë primatin e të parit, si në luftra ashtu edhe në paçe. Po ky është një virus shqiptar që tani është bërë edhe kancer.

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës të njohura si ROSU, Qeveria, Presidenca Ministria e Brenshme, dhe gjithë institucionet tona e bërën atë që kishin të derjtën të bënin se Kosova është shtet me Kushtetut, ligje e nene, dhe  i shtangën edhe udhëhesin serbe dhe besa edhe atë Ruse,dhe merita e të gjithëve dhe kështu ju treguam të gjithëve se ne jemi shtet dhe do të mbrojmë atë dhe askush nuk ka të drejtën e cenimit të territorit të shtetit të Kosovës.

Këto forca u mobilizuan me armatim të rëndë dhe ia mësyn pikës kufitare Jarinë që ta ndalin trenin serb, që ilegalisht tentonte të hynte në Kosovës.

Shumë qytetarë të Kosovës janë shprehur edhe njëherë krenar me njësitin elitë të Policisë së Kosovës,por edhe ata që kanë pas kopetenca për të dhënë urdhëra ROSU,që u mundësua që treni ilegal të mos lëviz më larg se në Rashkë (Serbi). Tashmë ishte dhënë urdhër që treni të kthehet në Beograd.

Gjenerali Demiraj pas aksionit të ROSU: Shqiptarët janë 8 milion në Ballkan dhe nuk mund të shpërfillen më! Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione ne Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, është ndjerë i lumtur pas veprimit të forcave “ROSU” për të ndalur trenin ilegal serb të hyjë në Kosovë.

Serbia e Rusia e kuptuan se me Kosovë nuk ka më lojë..

Ka mbarue dhe nuk do më të përseritet historia e njëjtë e shqiptareve në mes vete,si në Luftën e Dytë Botërore dhe mbas saj,ku shqiptarët i bënin pikë e pesë,thotë populli.

Duda Balje, Deputete

Serbia duket se do të shfrytëzojë çdo mënyrë që t`i realizojë planet e saj në Kosovë. Ardhja e një linje hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, menjëherë pas arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, është një hap tjetër që e shtyn Kosovën të mendojë më mirë se si të veprojë kundrejt Serbisë.

.“Serbia ka një plan për Kosovën dhe ata provojnë t`i realizojnë në çdo mënyrë planet e tyre. Me thënë të drejtën, unë jam përfaqësuese e boshnjakëve dhe duke e parë se në çfarë gjendje është Bosnja, kam frikë për çdo gjë në Kosovë tash. Për shembull edhe arrestimi i zotit Haradinaj. Ne si shtet duhet të mendojmë pak më shumë për çdo hap që po e bëjmë sa i përket Serbisë. Në  Bosnje kemi një situatë kaotike me Republikën Serbe dhe Dodikun. Ka një tension shumë të madh. Kosova nuk duhet ta përsërisë historinë e Bosnjës”, është shprehur ajo.

“Influenca e Beogradit tani është shumë e keqe. Ata e kanë një plan dhe e shfrytëzon shumë Rusinë për këtë. Vërtetë duhet të ulemi dhe të mendojmë për çdo hap. Unë jam në kontakt vazhdimisht me politikanët në Bosnje. Unë nuk jam pro asaj që t`i jepet drita e gjelbër për çdo gjë Serbisë”, ka thënë ajo.

Dikush  akuzoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin, Isa Mustafa, duke thënë se atë që është fituar me luftë po e humbin në paqe.

”Serbia e cila me 1999 iku nga Kosova e mudur nga lufta e UÇK-së dhe NATO-s, po kthehet pas 18 viteve me tren. Turp H.TH e I.M, duke shkelur mbi gjakun e derdhur për Kosovë po e rrezikoni atë që është fituar me luftë dhe po e humbeni në paqe”

Putin do marrëveshtje mes sllavëve për coptimin e Ballkanit

Kjo veç po shifet se Serbia jo rastësisht e do Ramushin në Beograd,jo rastësisht nisi Trenin për Kosovë,jo rastësisht Carat e Serbisë,permendoret dhe bustet e tyre në Veri të Mitrovicës dhe në Graçanicë,e çka tjetër na duhet neve ta kuptojmë se Serbia po mendon ta pushtoi Kosovën në tërë anët,por nuk do mundet kësaj radhe dhe ansnjëhere.

Pas popujve sllavë qëndronte Rusia e Carit Nikola II që kishte nxitur marrëveshje mes Serbisë, Bullgarisë dhe Rusisë. Marrëveshja merrej me ndarjen e territoreve nëse do fitonin kundër Perandorisë Osmane,gjatë luftës së parë Botërore.

Por Hasha,Hashim Thaçi na doli prap në skenë me këto maliverzimet e tij, me primatin e tij,gjithmonë ai të jetë i pari?!

Tani me këtë primat Hashim Thaçi po dështon rëndë në politikën e tij,siç po na hedhë hi syve se ai do bëhet ''SUPERMENI'',i Kosovës,mbi luftën e UÇK-së,mbi komandantin legjendar,Adem Jasharin,familjes Jashari dhe Jasharave të tjer.

Loja e THaçit tani është kuptuar edhe nga ndërkombëtarët dhe aleatët tanë, si Amerika,dhe herokur THaçit do i ngulet gozhda mbrapa,thotë një fjalë popullore shqiptare,por atëhere do jetë vonë për të ardhmën e Kosovë dhe më së shumti do pësojmë ne vet mbi kurrizin tonë dhe askush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat