Çfarë do të bëni kur të dilni në pension!?

Opinione

Çfarë do të bëni kur të dilni në pension!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:20
Fatmir Lohja

Një pasdite,më vjen djali i vogël  në studio,me fletore e stilolaps në dorë. U shkëputa nga kompjuteri ,për të dëgjuar shqetësimin e tij.

Babush ,çfarë do të bëni kur të dilni në pension!?- pyetja më gjeti gafil.

Nuk e kam menduar. Duhen mbi dhjetë vite për të ardhur ajo ditë, - i përgjigjem shkurt.
Nuk mund ta mbyll esenë,që na ka dhënë profesori për detyrë shtëpije , me këtë përgjigje të shkurtërt,- më drejtohet  i merzitur.
Më lër të mendohem pak .Më vonë  do të vi te dhomë,  për ta  debatuar temën interesante ,që ke për detyrë shtëpie,- ia përkedhela flokët,se e pashë që u fye,nga  përgjigjja  ime e nxituar.

Pasi u largua djali,e fika kompjuterin ,dhe po mendoja  për herë të parë, se çfarë do të bëj , kur do të më vijë dita të dal në pension!? Viti se kur do të dal në pension është ende  enigëm. Çdo vit rritet mosha e daljes në pension ,sëbashku me  vjetërsinë në punë.I mendova disa variante se ku mund ta kaloja kohën e lirë kur të jem i moshuar. U nisa te djali që të dëgjoja  se si  ai do ta levronte temën . Unë  do  ta ndihmoja  që ta zbukuronim  disi. U gëzua kur më pa.I la mësimet dhe mori në dorë përsëri fletoren me stilolaps.

Si mendon ta fillojmë temën  e esesë?- e pyes  me buzëqeshje.- Ju ka dhënë profesori ndonjë drejtim,apo këshillë?
Nuk më pëlqejnë rekomandimet e mësuesit,- më përgjigjet turivarur.

E mora me të mirë,që të çlirohej nga emocionet frenetike  përballë babait. E nisi ngadalë të më tregojë  këshillat e profesorit,që merrej vesh menjëherë,  se ishte më i moshuar se unë.Më pas filluam të qeshnin babë e birë. Mendoj se kishim  edhe arsye për këtë veprim.

Profesori    rekomandonte ,që  pensionistët,   ta kalonin kohën si dikur babai i tij.Të shkojnë në; aksione me goditje të përqëndruar, për t’i ndenjur pranë rinisë; në shkolla t’u flasin mxënësve për bëmat  partizanëve dhe  herojve të punës socialiste; në uzina e kombinate t’u mësojnë të fshehtat e zanatit rinisë;…. E të tjera, e të tjera rekomandime,të cilat djali im nuk i kuptonte fare ,dhe mua më bënin të qeshja me të madhe, me marrëzitë e të shkuarës.

Babush!A t’i  them idetë e mija,se çfarë do të bëj kur të dal në pension?- më befasoi me këtë pyetje.

O bir!Ti ende nuk ke filluar punën,dhe mendon si do të organizosh  kohën kur do të dalësh në pension !? Më duket se shkon shumë larg me fantazinë!

Pse?

Shkenca,teknika e teknologjija sot bashkëpunojnë shumë ngusht.Kjo është arsyeja që ritmet materiale të   zhvillimit të shoqërisë njerëzore galopojnë nda dita në ditë.Pas njëgjysëm shekulli,kur të vijë siraja jote, për të shkuar në dyert e sigurime shoqërore,për të marrë pensionin, nuk ka fallxhor që e parashikon këtë ngjarje.

Drejtë e ke babush.Po të shpreh disa  ide për zgjidhjen  esesë.
Mendoj se do ta keshë të vështirë.

Po i shpreh një herë mendimet e mia! Në fletore shkruajmë ato që do të biem sëbashku në dakortësi.
Si të duash biri im.

I nisi   rekomdimet me   lodrat në internet,që  brezi ynë as  nuk i njeh,e as nuk i marr vesh fare.Se pensioniste  mund ta kalojnë kohën duke  ndjekur  me vemendje në televizor telenovelat e ndryshme,sepse  ia pëlqen  e ëma shumë. Sugjeroi bilardon, shahun ,letrat e bixhozit ,tavllën ,e lojra të tjera në karrige,siç sheh çdo ditë pensionistët e lagjes.

Po librin,  që e kam mikun më të shtrejtë,mendon se nuk  duhet lexuar?- e pyes kur i mbaroi sugjerimet e tija.

Edhe në pension do të lexosh libra përsëri?- me pyeti i habitur.

Pse çfarë të keqe ka?

I jam betuar vetes, se sa të mbaroj shkollat,nuk do të prek më libër me dorë.

Jam i bindur se e ke bërë këtë betim,por nuk e ke mirë.

Pse?

E pashë gjithë verën që nuk e hape një libër,ndonëse të gjithë të shtëpisë, të rekomanduam libra secili më i bukur se tjetri.Sa më shumë të lexosh,o biri im,aq më pak veshtirësi do të ndeshesh në jetë.

Si  mendon ti  duhet   kaluar  me bukur koha në pension,se të tëra idetë e mia i hodhe poshtë?

U përqendrova. Një zëth i brëndshëm,kritikonte  mësuesin, që u jep të tilla tema nxënësve.Pse shqetësimet e tija i adreson te nxënësit?Si ka mundësi fëmija te trajtoja tema,me  ngjarje  në pragmortin e  jetës se njeriut?

 U mundova në fillim,t’i mbush mendjen se pensionisti është edhe individ, por edhe qënie shoqërore. Organizimi i kohës se pensionistit varet nga niveli kulturor e material i gjithësecilit.I rreshtevoa disa mendime,se si do të veproj  kur të më vijë ajo ditë.Ai ne fletore te shkruante ke të  pëlqente.

Meqë do të kemë kohë më shumë ,dhe pleqeria bën të vetën, do t’i  përkushtohem më shumë  shëndetit.Shetitjet e gjata në këmbë, vizitat periodike  mjeksore ,do të më marrin më shumë kohë, se gjatë kohës që  kam qënë  në punë.

Si qënie shoqërore,i premtova se, në shtëpi do te ndihmoj mamin më shumë. Do  të takohem me miqtë,të afërmit,shokë të ndryshëm, që kam  njohur  gjatë jetës sime .Do ta shpenzoja kohën me kënaqësi kur do të marr vesh lajme të mira për dashamirësit e mi.

Harrove librat.

Kohën e dosdoshme  për bukën edhe librat, nuk t’i përmenda,sepse pa ato nuk mund të jetoj .
Po në  kafenetë a do të shpenzosh kohë?

Që në mëngjez herët,e kam të domosdoshme edhe sot, të pi një kafe taze , dhe të përgatitur me kujdes.
Po alkool?

Kur alkooli është i  mirë ,dhe në tavolinë kam miq të mirë,do ta pi me endje ,si dikur në rini.

Mësuesi thotë, se pensioni është i vogël,dhe nuk dalin paratë për të gëzuar të gjitha këto që pëlqeni ju.

U mundova t’i shpjegoj se kur del  tjetri në pension,edhe konsumi i individit është më i vogël,prandaj qeveria demokratike jep aq pak para.Trupi nga mplakja tkurret. Me pak buk, e pak  kos, plaku e kalon.Rëndësi për shtetin ka t’i paguajmë dritat, ujin,taksat e mbitaksat,se për të tjerat nuk e vë ujin në zjarr,edhe po ta vesh në dijeni, me anë të portalit qeveritar, që rri zgjuar online,  njëzetekatër,në njëzetekatër ore.

Sa vite ka për të dalë në pension profesori?

Vitin tjetër,por ka shpresa se edhe mund ta shtyjë.

Kujtoja mësuesit nga ana ime  ,se nuk është ndonjë ndryshim i madh në administrimin e kohës për pensionistët.Bëra tani ca llogaritje me mend ,që nuk më ka shkuar  ndermend t’i bëja më përpara. Nga 168 orë që ka java gjithsejt , dyzet orët e punës,u dalin më tepër pensionistëve.
Ai ankohet se nuk i dalin paratë e pensionit për të mbyllur muajin.

Ore bir!Pse janë pagat e vogla ,del edhe pensioni i vogël. Pse bëj punë të dytë, po ia dal me mundime, për t’u  rritur  ju katër rrapatushat,që jeni flori mbi flori.Ia rekomandoj edhe profesorit, disa nga orët e tepërta ,që i dalin si pensionist, t ’i shpenzojë   për të mësuar ndonjë fëmijë,që i ka prindërit në gjendje të mirë ekonomike.Të jetë i bindur, se me këtë praktikë, shoqërija nuk ia quan punë të pandershme.Edhe në fund,me zë të ulët e këshilloj,tëra arkëtimet e parave, të mos ia tregoje plakës, t’i ndajë  disa, për të pirë një gotë raki me miqtë e mirë.

Babush!Kur të dalësh t’i në pension edhe unë,me vëllain e dy motrat,  do të kemi  dalë në punë .Të premtoj se ju prindërve do t’u ndihmojmë edhe   ne , me shumë kënaqësi.

Faliminderit o bir!- dhe e putha me sy të vesuar.- Me këtë bisedë,besoj se do ta keshë më të lehtë të shkruash esenë.

Po babush.Të premtoj se do të marr notën dhjetë,dhe mësuesin do ta lehtësoj sado pak ,nga mërzitja e daljes në pension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat