Me sen t’huj s’shkohet n’dasëm

Opinione

Me sen t’huj s’shkohet n’dasëm

Nga: Sinan Kastrati Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:23
Sinan Kastrati

Jo më larg se dje më ra në sy një opinion i zonjushës Kimete Berisha me një titull që më pëlqeu sepse moti s`e kisha dëgjua ”Sendi i huaj të lë me thes n'krahë” dhe menjëherë më shkoi mendja kur pleqt na thonin “Mos met` pitja e shpisë me prit t`lynin e kojshisë” dhe një tjetër, shumë më të kuptueshme e më të lezetshme “Me sen t`huj nuk shkohet n`dasem”.

Shkas e sebep u bë një debat i Xhavit Halitit me Ymer Mushkolajn, Haliti: Kurrë nuk do të dihet ku shkuan paratë e UÇK-së, në RTV Dukagjini.

Ato që i tha Xhavit Haliti e halitat e tjerë e që po i përsërisin edhe disa të tjerë, por janë më pak e më rrallë, nuk janë shume të rëndësishme sepse paratë që i kanë marrë nga ”bujari”, janë be “rrush e kumlla” por desha veç të ia kujtoj lexuesit e dëgjuesit shqiptarë kur thot Xhaviti: Na e kemi çlirua vendin, UÇK-ja, me NATO-n.

Xhavit dhe ju xhavita të tjerë, UÇK-ja nuk e ka çliruar vendin, por NATO-ja i ka largua nga Kosova forcat (para)ushtarake e policore serbe nga një pjesë e Kosovës.

Ti, Xhavit, nëse e pranon se Kosova është çlirua dhe Kosovën e ka çlirua UÇK-ja “me ndihmën” e NATO-s, po e përserit një gënjeshtër të madhe, sa je ti vetë i madh me gjith kapuq, Hashimi, Jakupi e të tjerët, së bashku.

Këto që ti e gënjeshtarët si ti i përserisni, jeni bërë bajat dhe nuk iu beson askush, as familjarët tuaj.

Më shumë është për me i besua prrallës “Rrobat e reja të monarkut” i cili dishet cullak ndërsa “shërbtorët” i thonë: Tash keni veshur rrobat më të mira që iu kanë hije më së miri. (“Sagan om Kejsarens nya kläder”) dhe pse ti besojmë ose pse nuk është për me i besua prrallës ”Mbi monarkun cullak? Shënimi ”Varfor sagan om Kejsarens nya kläder inte stammer”.

Xhavit, pra ty po të drejtohem: -Pse me të besua ty? - Për paratë hiç se hiç por as për për “ushtrinë e xhuxhave”?

Xhavit, a s`ishte lufta e juaja, luftë kriminale e udhëhequr nga kriminelët? (vetëm ti e ju identifikoheni me UÇK-sëë).

O Xhavit, mlidhi met, Kosova nuk është çliruar. Kosova nuk ka sovranitet e as nuk e kontrollon kufirin me Serbinë.
Xhavit, beso ose jo, populli nuk do ta kishte më keq dhe nuk do të jetonte me më shumë ankth edhe sikur Kosova të ishte me Serbinë apo “Ballkaniadën” e bacës Adem tuaj.

Vishnu e banu tebdil Xhavit e dilni dëgjoni se çka mendojnë populli. Edha pashallarët para juve kanë dalur, me rroba qobanesh dhe e kanë “intervistua” popullin e thjeshtë për punën e tyre pastaj kanë pshurr me një rrasht dhe e kanë kqyrë vetvehten. I tillë ishte edhe Sinan Pashë Xhamia.

Unë vetë i dëgjova në rreshtat e gjatë para sporteleve të administratës “tuaj shtetërore” që prisnin me radhë për një dokument kur thonin me të madhe “Më mirë e kemi pasur në kohën e Jugosllavisë së Titos”. U tmerova por ajo që dëgjova ishte e vertetë.

Por çudia nuk ndalet me kaq, “presidenti” shkon edhe te përmendoret serbe ku thuhet:  

*”Zrtva od Albanskih Terorista”, shkruan në përmendoren serbe. Presidenti qëndron gaditu para lapidarit serb me porosi fashiste. Është ky simboli i Slobodan Millosheviq, që u nderua para një viti nga presidenti enigmatik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat