Ta shpëtojmë Kosovën nga pengmarrësit dhe dhunuesit e lirisë dhe pavarësisë së saj..!? - Bota Sot
Ta shpëtojmë Kosovën nga pengmarrësit dhe dhunuesit e lirisë dhe pavarësisë së saj..!?

Opinione

E diel, 21 tetor 2018

Ta shpëtojmë Kosovën nga pengmarrësit dhe dhunuesit e lirisë dhe pavarësisë së saj..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:07
Rexhep Elezaj

Nuk ka asnjë dyshim, se liria dhe pavarësia (shteti) e Kosovës mbi një dekadë është marrë peng nga një kastë politike e cila pamëshirshëm e ka dhunuar dhe vazhdon ta ngulfat frymëmarrjen e saj, si shtet i ri i dalë nga lufta dhe gjaku i derdhur shqiptar mbi një shekull e gjysmë..!?

Shkaqet që Kosovën e kanë sjellë përgjatë 19 viteve në liri në këtë gjendje të mjerueshme politike, ekonomike dhe sociale, janë të shumta, por para së gjithash, sipas shumë analistëve, shkaktarët kryesorë janë politikanët e pashkolluar, të paarsimuar, të pamoralshëm, të padijshëm, të pa dinjitetshëm, jo patriotë, primitivë, xhelozë, kapriciozë, inatgjorë, hakmarrës, lakmitarë, të uritur, të pangopshëm, ziliqarë, smirëzi, etj., etj., që, kur të gjitha këto energji negative dhe shkatërruese akumulohen brenda qenies politike të një individi, përkatësisht të një “politikani”, do ishte absurditet i llojit të vetë sikur të priteshin rezultate më të mëdha se këto që i kemi sot prezente në skenën politike në Kosovë..!?

Madje, kohëve të fundit në kuloaret e kafeneve flitet se nga kjo kastë politike e çoroditur, ka individ që pretendojnë në marrjen e çmimit Nobel për “paq”, po qese do arrihet marrëveshja “historike” për normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe!? O Zot, çfarë nuk dëgjon dhe çfarë nuk pret njeriu nga disa mjedise primitive dhe krejtësisht të gjora shpirtërisht dhe kombëtarisht. Të flitet për çmimin Nobel në një konstelacion raportesh armiqësore midis Kosovës dhe Serbisë, ngjarjesh dhe krizash politike në Ballkan, është sikur të besosh se shqiptarët janë shpërngulur në hënë..!?

Nga një politikan që e vjedh popullin dhe shtetin e vetë, që e përçanë skenën politike, nga një luftëtar shakaxhi, nga një kvazi-patriot, nga një stalinist-enverist, nga një fukara i këputur, nga një nxënës dhe student i dobët, nga një karrierist që luftën dhe meritat e saj i ka keqpërdorë për t’i arritur majat e kupolës së pushtetit pa asnjë pikë merite, pa përvojë fare politike si dhe pa njohuri minimale mbi administratën shtetërore, do kishte qenë fenomen për t'u futur në libër të Ginisit, po të arrinte eventualisht ndonjë sukses në të mirën e atdheut. Këto “rezultate” (krimi, korrupsioni, hajnitë, uzurpimet, nepotizmi, papunësia, etj.) që aktualisht janë regjistruar mbi historikun e jeshiltë të kësaj kaste politike , janë një ogur i zi që Kosovës ia kanë qitur faqen e zezë para gjithë komunitetit ndërkombëtar..!?

Vetëm rasti i dialogut me Serbinë armike shekullore të kombit shqiptar, i cili për asnjë çmim nuk ka guxuar të fillonte pa plotësimin e detyrueshëm të disa kushteve themelore nga ana e regjimit hegjemonist të Beogradit, që ndryshe dmth. të pranohen bisedime, qoftë edhe teknike pa asnjë kusht, kur edhe adoleshentet e dinë se me një shtet i cili të ka vra, të ka masakruar, të ka dëbuar me dhunë nga vatrat tua dhe që ka bërë gjenocid ndaj popullit tënd, etj., pa kërkuar së paku falje publike për krimet e bëra në Kosovë, ka qenë tradhti puro nacionale e pa parë ndonjëherë në historinë e raporteve midis popujve të armiqësuar!? Ky fatalitet dhe pësim i rënd historik, ka mundur t’iu ndodhë vetëm politikanëve shqiptarë analfabet..!?

Pra, pranimi i hyrjes në dialog “teknik” (lexo: politik) me Serbinë me 2011-tën nga ana e qeverisë së Kosovës, ka qenë gabimi më trashanik të cilin kanë mundur ta bënin vetëm bashibozukët politikë, sepse një politikan me përvojë politike dhe i shkolluar, kurrë nuk do ta bënte një gafë të tillë me çmim kaq të lartë për Kosovën!?

A ka burrë në shqiptari, njeri me dy kokrra mend në krye, bari delesh, çoban dhishë, fshatarë, qytetarë, persona civil apo juridik, i cili/të cilët do pranonin me bërë tradhti ndaj atdheut dhe shtetit të vetë, sikur që kanë bërë politikanët tradhtarë dhe mistrecë, kur pranuan që Maqedonia dhe Serbia t’ia uzurpojnë Kosovës, sy e faqe, 2400 hektarë toka etnike, duke hyrë thellë në territorin e saj shtetëror..!?

A ka shqiptar në botë, djalë nëne shqiptare, zog shqiptari, patriot, atdhetar, luftëtar, komandant, ushtar, veteran i vërtetë, apo edhe grua patriote shqiptare, e cila/të cilët do pranonin ta nënshkruanin marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi (26.08.2015) me të cilën Kosova “humbi” mbi 8300 hektarë toka të saja shekullore, me të cilën marrëveshje Kosova po ngushtohej dhe rrudhej për 1700 km katrorë, duke humbur pjesët më strategjike dhe më të pasura për nga begatitë natyrore, siç janë burimet e ujërave dhe tokat pjellore të klasës së parë humusore..!?

PËRGJIGJA; natyrisht se nuk do duhej të gjendej asnjë shqiptar bir shqiptareje, i cili do të pranonte t’i bëhen të gjitha këto tradhti si dhe dëme kaq të mëdha që i janë bërë Kosovës dhe shtetit të saj në dymbëdhjetë vitet e kaluara. Por, ja se nga radhët e shqiptarëve paskësh pasur pjellë xhuxhe dhe politikanë surrogat të serbofilisë, sllavofilisë, rusofilisë, njëfarë  bari egjër brenda gjkut tonë arbëror, si dhe kukol brenda qenies tonë etnike shqiptare, pa largimin e të cilës (cilëve), kurrë Kosova nuk do ta merr të mbarën si dhe rrugën e saj të merituar euro-atlantike..!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test