Shqiptar mos rri po duku Shqiptar - Kudo që je!

Opinione

Shqiptar mos rri po duku Shqiptar - Kudo që je!

Nga: Hafiz Shala Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:28
Hafiz Shala

“Presidenti” i vendit, përditë po gdhendë në këmbën e vetë dhe në trupin e Kosovës duke

mos dijtë se është duke bërë vetevrasje që nuk lodhet kush për të por pse po donë me falë tokë Kosove me genjeshtrat dhe truket e tijë bajate, që edhe gomarët e qergarve endacak e kanë kuptue e lëre ma populli.

Populli nuk ngutet sikur uji i qetë, por, njiherit pasi të testonë deriku ku po shkonë “vetëdija” e jote dhe respekti dhe pergjegjësia ndaj tij, që me zor u ka hypë në qafë dhe po mundohet të clirohet nga ai, por, nuk ka ndërgjegje, nuk ka vetëdie, nuk ka respektë, nuk i kërkonë falje popullit për të gjitha këto dështime, për të gjitha këto të këqia që i ka sjellë deritani dhe po i sjellë vendit, dhe në vendë se vetë ti kërkojë falje këtije populli - skamnor, deri në palcë, të vetëdorëhiqet e ta clirojë Kosovën nga vetë ai dhe Serbia.A duhet që përmes demonstrstave ta perzenë thjeshtë nga kabineti i të cilit janë thurur e pregatitur tradhëtira ndaj shtetit dhe popullit i cili dha ma të shtrenjtën për lirinë e tij.

Dorëheqja e tij, as që duhet të diskutohet ma ne asnji institucion tjetër sepse, kërkesa e popullit me plebishitë për mosbesimin ndaj tij, është e fundit që dikush duhet të humbë kohë rreth sjelljeve të tij ma të pandershme dhe jonjërzore ndaj sovranit i cili e notojë me notën ma të madhe negative që ndonjëherë i është shqiptue ndonji udhëhëqesi në krye të nji shtetit.

Akrobacionet e tij politike që ndryshojnë cdo ditë dhe edhe disahere në ditë, tregojnë se ky njeri duhet urgjentishtë të dërgohet në psikiatri për kontrollë urgjente. Dhe, pas konstatimit i cili besojë se do të dalë që është në gjendje të rëndë psiqike, të ndalet për kurim dhe të largohet nga udhëheqja me shtetin sepse në tavolinën e bisedimeve janë cështjet jetike për Kosovën. Cështje të cilat, ai nuk po ndalën dotë deri sa të nënshkruajë dicka që ai e ka nisë me bisedimet.

Por ja që nuk e kuptonë, dhe nuk po e dinë rëndësinë dhe peshën në marëdhëniet ndërkombëtare për të ardhmen e shtetit të Kosoves që, do tëb thotë sipas orekseve të Serbisë, ai donë që statusi i Kosovës tani i përfunduar, ta rikthejë në bisedime dhe të rinegociohet që do të ishte fatale për Kosovën jo vetëm, kaq por edhe për njohjet e reja, që deri tani nuk kanë ndodhur, por, me angazhimet e Serbisë me nji diplomaci destruktive, do të fillojnë edhe tërhjekjet e njohjeve posaqërishtë të shteteve afrikano-aziatike të cilat mundë të bijnë pre e kësajë propagande genjeshtare.

Kujt ti drejtohemi ne si shtet? për të na ndihmue ose kujt ti kërkojmë ndihmë, kur ne vetë po punojmë në favor të Serbisë përmes këtijë  “presidenti”?

Askuajt!

Vetëvetes!

Pra e kemi vrarë veten dhe e vetmja mënyrë e lirimit nga ky anti-Kosovë, është vazhdimi i demonstratave masovike gjithëpopullore në tërë Kosovën dhe diasporën shqiptare. Kjo, nuk ka rëndësi vetëm për largimin e këtijë mercenari serb, por, edhe për gjithë Bashkësinë nderkombëtare dhe për vetë Serbië për të ja shuar ëndërrat e gllaberimit të tokave shqiptare në këtë rastë, pjesës së Kosovës që po j’au mundësojë ky”president”(po e shkruajë me gërma të vogla në shejë mosrespekti dhe injorimi).

Fatëbardhesishtë, sa po duket që Vetëvendosje dhe LDK, janë në nji zë për të ndërmarrë cdo gjë që ja shkurtonë rrugën ketijë njeriu, i cili si pula pa krye kërcen prej nji iniciative në tjetrën duke tentue që të, manipulojë, të përqajë, të gënjejë edhe në emër të Bashkësisë ndërkombëtare gjoja për” dakordimin e tyre” budallallakët i tij, shtetëshkatërruese dhe shtetëmohuese që asnji shqiptar përposë Baton Haxhiut(Stanishiqit], Edvin Kristaq Ramës dhe piunit të tretë të lëvizjes së idealit të marksistve leninistve, Ali Ahmetit dhe shokve të partisë së “vdekur”.

Sorosi, nji hungarezo amerikan, investitor, filantropistë, aktivistë politik dhe autor dihet se është njinder investitoret ma të suksesshme, të asaj që unë do ta quaja me plotgojën maskarada politike shqiptare. Aty ku vlera në neto pas  8 miliardeve dollarve të mbetura pasë donacionit të agjensisë se tij, filantropike për shoqëri të hapurae në shumë prej 18 miliardëve me donacionet e tj, gjoja për avansimet demokratike në Evropë me dedikim të posacëm në Ballkanë ndoshta edhe në Amerikë, korruptojë udhëheqjet shqiptare per ti dalë në ndihmë Serbisë, sic ishte rasti i Telekomit shqiptar ku Edvini deshi duarëhapur të ja shesë Serbisë që do të ishte nji gabim me dimenzione të shumëfishta negative për shtetin shqiptar dhe sigurinë shteterore në aspektin afatëgjatë kohor.

Vuqiq, kur e pa se megjithatë, ka shqiptar të cilë, ciftave të Hashim Thaqit, Edi Ramës, Ali Ahmetit me këshilltarin e tyre të zellshëm Baton Haxhiun, jau ndalin turrin, deklarojë se Shqipëria nuk i donë parat e Serbisë duke tentuar që ta paraqesë Shqipërinë, dhe shqiptarët në teren racistë mu ashtu sic është vetë Serbia.

Por,populli duhet në mënyrë të prerë dhe të paluhatshme, të jau ndërpresë rrugën këtyre argatve serb duke i dënuar me votën e tyre në kohën normale, por, tani, me urgjencë duhet ti shkarkojë nga postet që kan marrë, për hirë të mbrojtjes së interesave të shtetit që permanent janë të rrezikuar nga këta individ në krye të  dy shteteve tona, te cilat fatëkeqësishtë ata po na i përfaqësojnë.

Populli i vetëirganizuar pa ngarkesa partiake, të marrë iniciativën për për tu distancuar nga këta udhëheqës duke jau shuar besimin në popull, mu ashtu sic filluan demonstratat në Kosovë të cilat me siguri se do të vazhdojnë deri në përfundimin e misionit të shpëtimit të shtetit dhe popullit.Këmbanat dhe alarmet janë vënë në lëvizje për mbrojtjen historike të Kosovës dhe të Shqiptarisë.

Shqipëtarë mos rri po duku, Shqiptar! Kudo që je!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat